Në shtabin e Listës Studentore “Studentët fitojnë” në Beograd po festohet. Kandidatët e kësaj liste, së bashku me studentët, po këndojnë dhe po brohorasin “Fitore”.
Qindra qytetarë janë mbledhur në një rrugë qendrore të Beogradit, ku janë ndezur flakadanë dhe dëgjohen boritë e automjeteve.
Kandidati i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) për kryeministër dhe ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sapo pranoi humbjen.
“Në bazë të mostrës, është e qartë se i kemi humbur këto zgjedhje. Ka fituar Lista Studentore, e cila do të ketë mes 135 dhe 140 mandate, ndërsa ne rreth 105 mandate”, tha Vuçiq.
“Ne kemi rreth 1.720.000 vota, ndërsa ata rreth 2.200.000”, shtoi ai.
Në këto zgjedhje garuan 2.418 kandidatëve për 250 vendet e Kuvendit.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e lartë dhe para qendrave të votimit u panë radhë të gjata.
Partitë shqiptare u bashkuan në një listë të përbashkët të quajtur “Koalicioni Shqiptar”.
Partia Përparimtare Serbe ishte në pushtet që nga viti 2012.
n.s. / dita

Domethene Serbia sdo jete me ajo fuci baruti me ambicie hegjemonie ne rajon po do jete nje shtet si gjith te tjeret. Te shikojme
O ironi: të gjithë shqiptarët i gëzohen fundit të Vuçiqit, por jo dhe kryeministri i Shqipërisë ( edhe naj ditë), Edi Rama!
Ngushëllime për pobratimin!
Kauza e Edvin Rames eshte antishqiptare.Aleanca e tije me Vucicin (per nje serbe te vrare do vrasim 1000 musliman),me Abazovicin ( nenshkruajti per Kishen ortodokse serbe),pastaj maredheniet e posacme me Horban,Melonen .Berja nje me sionizmin Israelit ,votimi kunder rezolutes se OKB per Izraelin qe te Nadel vrasjet (mbi 70000civile).Dhenja e pasurive kombetare te afermve te Tramp dhe Nedanjahut per te shpetuar lekuren e vete .Ky eshte bere turpi i shqiptareve
Bravo i qoftë studentëve në Serbi. Unë jam kundër dhunës në protestë, kundër huliganizmit dhe akteve vandale të protestuesve, dhe jam i bindur se një regjim i korruptuar rrëzohet me protesta masive të qëndrueshme dhe me votë. Këtë e faktoi edhe protesta e studentëve në Serbi, ku Vuçiçi humbi zgjedhjet sot. Dhe regjimi i Ramës nuk është e vështirë të bjerë, por do njerëzit e duhur si alternativë, do qëndrueshmëri në protesta masive paqësore popullore, ide dhe vendosmëri. Këta në Shqipëri pas 4 muaj protesta paqësore flamingosh firuan në numra dhe pastaj degraduan në protesta të dhunshme. Gjynah! Treguan që nuk kanë ide e as alternativë tjetër përveç marrjes së pushtetit me dhunë. Kjo është pikërisht kultura e pushtetit të vjetër të këtyre 36 vjeteve. Kjo kulturë nuk sjell ndryshim, por vetëm riciklim.
Po pse studentet ne Serbi u ngriten ne menyre paqesore ?A nuk ishin keta studente qe bllokuan gati deri na paralizim te rrugeve te Serbise ?Perse ti qe e kerkon ndryshimin ne menyre paqesore nuk na tregon nje rruge tjeter se kush eshte kjo rruge qe duhet ti besh atij qe jo vetem po na vjedh por edhe po nashfrytezon ? Perse ti nuk na thua nje rruge se si mund te sillemi kur fjala bie qe minimumi jetik per ç’do qytetar eshte 300 e ca £ ndersa un bashke me gruan ne pension se bashku marrim 270£ ? A mund te na thuash qe per te riparuar çatine apo porten e shtepise duhet te marresh leje ne bashki dhe te presesh ( po nuk dhe ndonje lek ) deri sa te zere tavani ap çatia poshte ?Boll esht Boll. Mjaft kemi duruar qe me jeten tone te luajne hajdutet pushtetare si te duan :Plumbi drl me plumb, nuk ka me rruge te mesme.Lam pas nje diktature dhe vendosem nje diktature tjeter me te rafinuar BERISHA _ RAMA .
O Anonymus. Ka mënyra plot për të rrëzuar një autokrat të korruptuar, por me dhunë nuk e rrëzon dot se ka gjithë shtetin me vete, plus që dhuna nuk sjell vota në elektorat. Dhe ndërkombltarët nuk të mbështesin po tregove dhunë si mjet për të marrë pushtet. Nëse do vazhdoni do dëgjoni pseudo analizat e A.Bushatit dhe A.Shkullakut që janë dakord për protesta të dhunshme, s’do merrni asgjë si rezultat. Analistët paguhen për përrallat që tregojnë. Mendoni me zgjuarsi dhe jo me inat dhe nxitim.
Java filloi mbare! Ju si ky ketu rrini futni koken si struci.
Fitore!
O ti Një nga një. Unë rrugës dal pa maskë dhe skam frikë as nga Rama e as nga Saliu o idiot. Nuk bëj vandalizma e as huliganizma. Kujt nuk i ka vlerë fjala përfundon te dhuna. Dhe politikës së vjetër idiotë dhunues ma maskë si struca i duhen. S’e ke kuptuar akoma. Rpovoni vazhdoni me dhunë se një mut do ndryshoni.
Forca e një proteste nuk matet te disa dhjetra apo qindra huliganë apo vandalë me maska që lëshohen rrugëve me gurë, hunj, molotov, dhe pastaj ia mbathin se mos i kap policia. Mos e katandisni protestën e flamingove që kërkonte ndryshim sistemi në një guerrile urbane e një grushti rrugecërisht që riciklojnë dhunën e partive vjetra të sistemit.
“Ndryshim apo riciklim? “.. Keshtu si ty, e mendon shumica e shqiptareve ne heshtje,…. Absolutisht dakort…….. Por mediat tona…… ti bejne shurren baces tani si u Tirana.
Protuesit në Shqipëri thonë se protestuan 4 muaj paqësisht dhe nuk i dëgjoi Rama dhe prandaj më pas degraduan në dhunë dhe vandalizma. Harrojnë që shteti ka forcë më të madhe po qe për dhunë. Nuk e nënshtron dot me disa qindra huliganë rrugëve. Plus që në Serbi studentët protestuan për 2 vjet rresht. Kush i dëgjoi? Vuçiçi? Ky është problemi që organizatorët e protestës te ne nuk kanë ide e as strategji. Janë mësuar me kulturën e dhunës që ka mbjellë kultura e vjetër poliyike e këtyre 36 viteve. Pra i duan të gjitha, i duan tani, jep dorëheqjen i thonë Ramës, se përndryshe shkatërrojnë Shqipërinë. Cila qeveri në botën demokratike i përulet dhunës së rrugës? Nuk funksionon kështu por ata nuk e kanë kuptuar akoma.
Nese Vucici behet kryeminister nuk dote ndryshoj asgje dote mbetet e njejta per Kosoven dhe per luginen e Presheves .
Ku i dihet o Gas, mund të jetë më keq.
Po pse studentet ne Serbi u ngriten ne menyre paqesore ?A nuk ishin keta studente qe bllokuan gati deri na paralizim te rrugeve te Serbise ?Perse ti qe e kerkon ndryshimin ne menyre paqesore nuk na tregon nje rruge tjeter se kush eshte kjo rruge qe duhet ti besh atij qe jo vetem po na vjedh por edhe po nashfrytezon ? Perse ti nuk na thua nje rruge se si mund te sillemi kur fjala bie qe minimumi jetik per ç’do qytetar eshte 300 e ca £ ndersa un bashke me gruan ne pension se bashku marrim 270£ ? A mund te na thuash qe per te riparuar çatine apo porten e shtepise duhet te marresh leje ne bashki dhe te presesh ( po nuk dhe ndonje lek ) deri sa te zere tavani ap çatia poshte ?Boll esht Boll. Mjaft kemi duruar qe me jeten tone te luajne hajdutet pushtetare si te duan :Plumbi drl me plumb, nuk ka me rruge te mesme.Lam pas nje diktature dhe vendosem nje diktature tjeter me te rafinuar BERISHA _ RAMA .
Per ironi te analisteve ne televizionet shqiptare studentet ne Serbi fituan zgjedhjet dhe rrezuan Vucicin pa shpallur as kryeministrin dhe as nje qeveri-hije ne Beograd.
Madje pak ore pas zgjedhjeve, teksa festonin fitoren, studentet dhe levizja e tyre morren pergezimet e BE dhe angazhimin per bashkepunim me ta.
Edhe pretendimi se bisedimet me BE nuk mund te perparojne pa Vucicin e Ramen tashme ka rene.
Stabilokracia nuk eshte me nje opsion per Ballkanin. Ajo nuk siguron as zhvillimin dhe as paqen sociale, ndaj autokratet e mbaruan rolin e tyre dhe nuk i vlejne me as BE-se.
Partia e krijuar nga studentet ë P te sateme. Ku e gjete stë parti studentsh o trutharet ë Albanistanit.