Presidenti Donald Trump e filloi fjalimin e tij të parë drejtuar Kongresit amerikan, në mandatin e dytë, me deklaratën se “Amerika është rikthyer”, çka bëri që ligjvënësit republikan të brohorisnin “Amerika”.
“Gjashtë javë më parë, nën kupolën e Kapitolit deklarova agimin e ‘Epokës së Artë të Amerikës’. Që nga ai moment, nuk ka qenë gjë tjetër veçse një veprim i shpejtë dhe i pandërprerë për të sjellë epokën më të begatshme dhe më të suksesshme në historinë e vendit tonë”, tha Presidenti Trump.
Udhëheqësi amerikan tha se administrata e tij “ka arritur gjatë 43 ditëve më shumë se shumica e administratave të tjera në katër ose tetë vjet, dhe sapo kemi filluar”.
Deri më sot, Presidenti Trump ka nënshkruar 76 urdhra ekzekutivë, disa prej të cilave po sfidohen në gjykatë.
Vetëm pak minuta pas fillimit të fjalimit. Presidenti Trump u ndërpre nga zhurma dhe thirrjet që vinin nga ligjvënësit demokratë. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, dha urdhër për nxjerrjen nga salla të ligjvënësit demokrat Al Green, i cili përfaqëson Teksasin.
Presidenti Trump e vazhdoi fjalimin pasi ligjvënësi Green u largua nga salla.
Udhëheqësi amerikan renditi disa nga urdhrat ekzekutivë, mes tyre shpalljen e emergjencës kombëtare në kufirin jugor dhe vendosjen e ushtrisë amerikane dhe organeve të rendit për të patrulluar kufirin dhe “zmbrapsur pushtimin e vendit”, siç u shpreh ai.
Ai tha gjithashtu se vendosi ngrirjen e menjëhershme të ndihmave për vendet e huaja dhe punësimin në qeverinë federale.
Presidenti Trump gjithashtu tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga ajo që ai e quajti Marrëveshja “e padrejtë” e Parisit për Klimën, Organizata “e korruptuar” Botërore e Shëndetësisë dhe këshilli “anti-amerikan” i OKB-së për të drejtat e njeriut.
Fjalimi i Presidentit para Kongresit, që njihet zakonisht si fjalimi mbi gjendjen e vendit gjatë viteve pas inaugurimit, i ofroi udhëheqësit amerikan një skenë publike për të shpalosur vizionin e tij për ekonominë amerikane dhe politikën për imigracionin. Presidenti mbrojti vendimet e fundit që kanë shkaktuar debate, si çështja e shkurtimit të punonjësve federalë dhe përplasja me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Sfida më urgjente e Presidentit Trump do të jetë bashkimi i shumicës republikane në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve për të miratuar buxhetin për financimin e qeverisë, para 14 marsit, afatit kur skadon buxheti aktual.
Republikanët ndahen në çështje që lidhen me shkurtimin e programeve jetike të tilla si ‘Medicaid’, që ofron sigurim shëndetësor për personat me të ardhura të ulëta, uljen e borxhit, si dhe zgjatjen, ose jo të një ligji të miratuar në vitin 2017, për shkurtimin e taksave, miratuar gjatë mandatit të parë të zotit Trump.
Presidenti Trump ka bërë thirrje për miratimin e atij që e ka quajtur “një ligj të madh e të bukur” për të financuar axhendën e tij të politikës së brendshme.
“Na presin punë të mëdha, por do të ofrojmë rezultate lidhur me axhendën Amerika e Para”, u tha gazetarëve javën e kaluar kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson. “Do ta zbatojmë të gjithën dhe jo vetëm pjesë të saj”, shtoi ai.
Ligjvënësit demokratë e kanë kritikuar propozimin buxhetor me argumentin se përfitojnë të pasurit.
“Nuk duhet të keni asnjë dyshim, se do të grabisë të moshuarit, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, ata do të paguajnë që të pasurit të bëhen më të pasur”, tha javën e kaluar kreu i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.
Presidenti Trump foli gjithashtu edhe për Departamentin e Efikasitetit në Qeveri, shkurtimisht DOGE, që drejtohet nga sipërmarrësi i njohur, Elon Musk.
Marrë nga VOA. Lajmi është në përditësim
Zot na ruaj,se c`dimer vjen prapa.
Amerika me politiken e saj te futjes hundeve kudo ka sjelle nder vite nje fryme anti-amerikane mbarepopullore gjithandej.
Kjo administrata Trump po ben pikerisht ate qe po ja heq popujve te botes kete siklet te tuteles amerikane.
Nga kjo politike e re Amerikane mund te ankohen mbase ca politikane te korruptuar neper pushtete neper Europe e gjetke te mesuar me ate tutele Amerikane, por kurrsesi kjo politike aktuale e Trump nuk i prish pune popujve qe aspirojne vetvendosje e vetqeverisje. Popujve tashme i duhet te zgjedhin dhe qeveri me politikane qe qeverisin hallet e tyre e nuk mbahen me serum Amerikan (Sorosian me sakte)
Trump pra me administraten e tij po u heqin prangat e diktatit derisotem amerikan nga duart kujdo!
Kjo vleresohet nga ata qe duan Sovranizem dhe terbon vetem ata te mesuar me pranfgat Amerikane nder duar, porsi ato skllever qe mesohen me prangat aq sa urrejne ate qe ua heq nga duart!
Gazeta DITA kode Partie anti-Trump duke publikuar llogjet e Demokrateve te hajdutit Biden duke mos u futur ne detaje. Ja cfare shkruan VOA qe Trump kerkon ta mylle dhe t’i veje drunin sepse publikon vetem llogje pa permbajtje:
“…Ligjvënësit demokratë e kanë kritikuar propozimin buxhetor me argumentin se përfitojnë të pasurit…”
LE TE FUTEMI NE DETAJE CFARE DO TE THOTE KJO?
Presidenti Trump ka propozuar qe tatim fitimi per korporatat i njohur nga tatimoret si TATIMI KORPORATIV te ulet nga afro 33% ne 10% nese korporatat (kompanite prodhuese) e ri-investojne fitimin e tyre ne prodhim.
PRODHIMI KRIJON TE MIRA MATERIALE DHE HAP VENDE PUNE TE REJA KRYESISHT PER FAMILJET E VARFERA
Atehere llogjika e globalisteve demokrate ne Kongres dhe Senat per buxhetin e qeverise Trump Sse nga buxheti “…përfitojnë të pasurit…” po te futesh ne detaje rezulton se eshte nje propagande-genjeshter dhe fare e pavertete. Nuk duhet te harrojme se ne vazhdim jane duke u zbuluar abuzime te papara me fondet publike nga administrata Biden sidimos ne permasa horror me $ qindra miliarda dollare te lidhura me Luften ne Ukraine. Sipas investigimeve te CIA shume nga armet e sofistikuara te derguara nga SHBA ne Ukraine jane shitur ne Tregun e Zi nga xhambazet e Zelenskit dhe nje pjese e parave i jane derguar Hunter Bidenit ne llogarine e tij personale si QOKE sorosiane qe ne shqyptareve na kujton Luften ne Kosove, kur Fatos Nano me bedelin e tij, Pandeli Majkon ne ortakeri me Hashim Thacin i dergonin armet dhe municionet e Enverit tek vendet afrikane te Botes se Trete me seksere profesionbiste nga ish Jugosllavia Komuniste duke ekzekutuar njekohesisht ne qender te Tiranes kolonel Ahmet Kranisiqin dhe duke i grabitur $ 600 mije dollaret qe pensionistet amerikano-shqyptare i kishin grumbulluar nga pensionet e tyre per te blere arme dhe municione per UCK ne Shqypni. Askush deri me sot nuk e ka investiguar dhe nuk ka zbuluar kush ishte killeri qe ekzekutoi ne mes te Tiranes Komandantin e UCK, Ahmet Krasniqi dhe kjo spjegon pse grabitja e buxhetit te SHBA nga familja kriminale Biden vetem per donacionet per Ukrainen kap shifren mbi $ 350 miliarde dollare, prandaj demokratet e Sorosit me Bidenin dhe Qamilene e shqyptareve bashke me Bill Clintonin Pedofilin e Edi Rames dhe e Barack Obamen e Armeve Kimike Luftarake si dhurate bamiresie per Shqypnine,
TE MBYLLIN HALEN E MBUSHUR ME MUT KORRUPSIONI SE DO T’I VIJE ERA E QELBUR PER VITE ME RADHE
Po cfare dimer o demo,
Kjo eshte pranvere per popullin amerikan (shiko edhe natyren o demo, dimerin e lame prapa) dhe ne te vajturit ne Amerike pas 1990-s.
Taksat do te na ulen, kriminelet e dale nga burgjet e Amerikes Latine po na i deportojne ne vendet nga kane ardhur, fjala e lire na u lekua perseri (si ne Shqiperi edhe te ne po te nisje komente qe binin ne kundershtim me vijen e qeverise nuk t’i botonin), punesimi sipas merites (jo me aksion afirmativ) po rikthehet pas 50 vjetesh qe ne vitet 70-te etj., etj.