Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “E jashtëzakonshme, nuk mbaj mend vendim të ngjashëm”! Si e komenton Daniel Serwer heqjen e Dodik nga lista e zezë e SHBA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “E jashtëzakonshme, nuk mbaj mend vendim të ngjashëm”! Si e komenton Daniel Serwer heqjen e Dodik nga lista e zezë e SHBA
Lajmi i funditRajon

“E jashtëzakonshme, nuk mbaj mend vendim të ngjashëm”! Si e komenton Daniel Serwer heqjen e Dodik nga lista e zezë e SHBA

Published: October 30, 2025
Shpërndaje

Qeveria amerikane i hoqi sanksionet ndaj ish-liderit të serbëve të Bonjës, Millorad Dodik, dhe dhjetëra individëve dhe kompanive të lidhura me të, pas një “marrëveshjeje që arriti me Dodikun”, thonë analistët për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

SHBA-ja njoftoi të mërkurën për heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut, aleatëve të tij politikë, anëtarëve të familjes dhe kompanive të lidhura me ta. Sanksionet ndalonin transaksione financiare me Dodikun dhe të gjithë të sanksionuarit e tjerë.

“Kjo është vërtet e jashtëzakonshme. Nuk mbaj mend një heqje të ngjashme të sanksioneve në Ballkan”, tha Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins.

- Publicitet -

Serwer i tha gjithashtu REL-it se një shpjegim zyrtar duhet të kërkohet nga zyrtarët amerikanë, por se ai hamendëson se ky është “shpërblim për dorëheqjen e Dodikut nga Presidenca”.

Vendimi që konfirmoi Ana Trishiq-Babiqin si presidente në detyrë të Republika Sërpska më 18 tetor konfirmoi zyrtarisht për herë të parë se Dodiku nuk ishte më president i këtij entiteti.

Po atë ditë, Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska anuloi ligjet që  kishte miratuar në pranverë për ta penguar punën e organeve shtetërore gjyqësore dhe policore në territorin e entitetit si përgjigje ndaj dënimit të Dodikut.

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi vendimin e Asamblesë Kombëtare për të emëruar Trishiq-Babiqin si presidente të përkohshme të Republikës Sërpska dhe për t’i tërhequr ligjet separatiste që më parë ishin anuluar edhe nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës.

Në komunikatë thuhej se ky veprim ishte rezultat i përpjekjeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të qetësuar krizën politike në Bosnjë.

Dodik ka qenë figurë politike mbizotëruese në Bosnje në 20 vjetët e fundit, dhe nëpërmjet Aleancës së tij të Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), ai ka diktuar trendet politike në vend.

Politikat e tij janë etiketuar vazhdimisht si një kërcënim për stabilitetin dhe paqen në Bosnjë.

Departamenti amerikan i Thesarit kishte vendosur sanksione ndaj tij, bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, anëtarëve të familjes dhe kompanive që, siç vlerësoi asokohe SHBA-ja, “shërbyen për pasurimin e tij personal”.

“Shumë të shqetësuar sugjerojnë se ky është rezultat i lobimit të mbështetur nga kontributet politike”, tha Serwer.

Serbia ka planifikuar një rritje prej rreth 22 milionë eurosh në buxhet, të cilat “do të përdoren kryesisht për zyrat përfaqësuese të Republikës Sërpska jashtë vendit dhe për pagesën e shërbimeve profesionale, raportoi REL-i në fillim të korrikut .

Është shumë herët për të thënë nëse ky vendim mund të ndikojë në zgjedhjet e parakohshme presidenciale të planifikuara për 23 nëntor në Republikën Sërpska.

“Ata [administrata e presidentit Trump] duhet t’i kishin kërkuar Dodikut të premtonte publikisht se nuk do të vinte në dyshim sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës në të ardhmen”, tha Serwer.

Dodik është një politikan i hapur prorus, i cili është takuar me presidentin rus Vladimir Putin 10 herë që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    October 30, 2025 at 12:25 pm

    Gjylet po bien afer Kosove!Nuk jane ne Ukraine.Dodiku qe shpalli bashkimin territorjal te Republika Serbcka ne Srbine,,u lirua nga te gjitha Denimet Nderkombetare.Ketu do te kishte perfunduar Kosova me mente e Edi Rames,me Zajednicat e Edi Rames,me Keshillat Evropianiste te Edi Rames..
    Ju beni detyrat tuaja pa e kthyer koken nga Serbia!Injorojeni maskarane,te poshtrin,te prapambeturin,Te Fundimin e klases ballkanike,qe nuk ben detyrat.Ju ndiqni porosite e mesueses,pa e perfillur Serbine.Ja,po ju ndihmoj edhe une,po ju jap nje dore,po i vizatoj vete Associacionet dhe po ja dergoj Drejtorit te Shkolles,.Turp te kete Serbia qe nuk i ben detyrat!!!!!!!!!!!!!!!!
    Po te mos ishte Albin Kurti.
    Po eshte Albin Kurti Atyyyyyy!Qe ja perplasi deren e Kosoves kokes zhagajdurit,callesturit,Llasturit!
    Le ti vuaje Hashim Thaci porosite me dore ne qafe e me gisht ne bythe te Edi Rames.
    POR JO KOSOVA.
    Zana e Durmitorit,,Oret e Bjeshkeve te Namuna na e falen kete Strateg Largpames.
    Prite e pamposhtur.

    Reply
  • capi says:
    October 30, 2025 at 12:27 pm

    Nje lahute te ka ngelur te besh nje epos te kreshnikeve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?