Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E kallëzoi për “Sterilizimin”, Beqaj “shpërthen” ndaj Shabanit në sallën e gjyqit: Puthja e tij…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > E kallëzoi për “Sterilizimin”, Beqaj “shpërthen” ndaj Shabanit në sallën e gjyqit: Puthja e tij…
Lajmi i funditPolitike

E kallëzoi për “Sterilizimin”, Beqaj “shpërthen” ndaj Shabanit në sallën e gjyqit: Puthja e tij…

Published: December 23, 2025
Shpërndaje

Ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, nën akuzë për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup kriminal, foli në gjykatë për denoncuesin e koncesionit të sterilizimit, sot Avokat i Popullit.

Me SPAK-un përballë Beqaj njoftoi Endri Shabanin se do të jetë i parë në listën e dëshmitarëve përderisa ka bërë deklarime publike dhe që e kallëzoi ndonëse ishte i informuar që hetimi ishte pushuar.

Beqaj dha një mesazh për deputetët “ata që e zgjodhën e dinë vetë. Unë personalisht me të do përballem këtu në proces.. Ajo që më habiti shtoi ish ministri nuk ishte vota, ishte puthja para atyre deputetëve” deklaroi Beqaj, i cili u ndërpre nga gjykata mbasi u vlerësua se çfarë po thoshte i pandehuri nuk ka lidhje me procesin.

Ilir Beqaj po gjykohet veç, ndërsa tetë të tjerë ish-zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, biznesmeni Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi u gjykuan me procedurë të shkurtuar. Ndërsa Beqaj që po bën gjykim të zakonshëm ka ngecur tek kërkesa për të lexuar fashikujt

- Publicitet -

Për sterilizimin ish ministri kishte masën e detyrimit me paraqitje, ndërkohë që ai përfundoi nën arrest për një dosje të dytë atë të SASPAK.

Deklarate date 23.12.2025 

E nderuar Gjykatë, 

Sot nuk po kërkoj privilegj. Po kërkoj një minimum që e kërkon ligji dhe e kërkon dinjiteti i një procesi të rregullt. 

Nga leximi i nenit 26 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve nuk del që kompjuteri të jetë i ndaluar për t’u mbajtur nga i paraburgosuri, as në mjediset e banimit. Ajo që ndalohet është pajisja e transmetimit dhe komunikimit. Kompjuteri është pajisje për ruajtje dhe përpunim të dhënash. Këtë e kam mësuar para 40 vjetësh, kur kam nisur studimet për informatikë. Edhe printeri, po ashtu, nuk rezulton i ndaluar. 

Atëherë le ta themi thjesht: nëse ligji nuk e ndalon, askush nuk ka të drejtë ta ndalojë me “zakon”, me “urdhër gojor” apo me frikëra administrative. 

Prandaj kërkova të më mundësohet kompjuteri dhe printeri për përgatitjen e mbrojtjes, pa pajisje komunikimi/transmetimi, me çdo kontroll të arsyeshëm që gjykata dhe administrata burgjeve  e çmojnë të nevojshëm sepse mbrojtja efektive nuk është dekor në Kushtetutë; është themel i drejtësisë. 

Dhe po e them qartë. Mos e ktheni të drejtën e mbrojtjes në një formalitet letrash, vulash dhe pritjesh! 

Mos e ktheni paraburgimin në verbëri dhe heshtje! 

Mos ia lini përgjegjësinë njëri tjetrit: 

“s’e kam unë”, 

“e ka prokuroria”, 

“e ka administrata”, 

“e ka drejtoria”, 

“e ka sistemi”, “ 

“e ka ligji”. 

Sistemi nuk është askushi. Sistemi jeni ju: institucionet që vendosin dhe që përgjigjen. 

Meqë kjo është seancë publike, duke shfrytëzuar praninë e medias, po e përcjell këtë kërkesë edhe për: 

– të gjitha Prokuroritë; 

– të gjitha Gjykatat; 

– Ministrinë e Drejtësisë; 

– Komisionet Parlamentarë të Ligjeve dhe të Drejtave të Njeriut; 

– Komitetin Shqiptar të Helsinkit; 

– Avokatin e Popullit. 

Mundësoni që të paraburgosurit me masë sigurimi “arrest në burg” të përgatisin mbrojtje reale. Nuk ka asnjë pengesë ligjore. Ka vetëm mungesë vullneti dhe “larje duarsh”. Boll u fshehët pas gishtit. 

E nderuar trupë gjykuese, 

Zhvillimet jashtë kësaj seance në ditët e fundit e bëjnë këtë proces nga më të veçantët dhe, fatkeqësisht, nga më domethënësit për mënyrën si funksionon (apo si nuk funksionon) shteti i së drejtës. 

Procedimi penal nr. 13/2020 është regjistruar mbi bazën e një kallëzimi të bërë nga personi që, sipas njoftimeve publike, para pak ditësh u zgjodh Avokat i Popullit në Shqipëri. 

Kallëzimi është bërë më 23 dhjetor 2019. Si sot, fiks 6 vjet me pare. 

Dhe sot ky person është ndër të parët në listën e dëshmitarëve të akuzës. 

Pra, sot kemi këtë paradoks: 

Ai që duhet të jetë zëri i qytetarit përballë pushtetit, del në rreshtin e akuzës; 

Ai që duhet të jetë garanci kundër arbitraritetit, shfaqet si pjesë e mekanizmit që e ushqen atë. 

Sipas deklarimeve të tij publike, ai është shprehur se është i lumtur që unë jam në pranga, edhe pse kjo nuk lidhet me kallezim e tij. 

Sipas po deklarimeve publike, ai ka qenë në dijeni se i njëjti fakt penal ishte hetuar më parë dhe ishte pushuar hetimi; megjithatë bëri kallëzim sërish pa asnjë provë të re. 

Ky nuk është “qëndrim”. Kjo është kulturë prangash. 

Ky nuk është “interes publik”. Ky është interes për personin, jo për faktin. 

Ky person, po ashtu, kërkoi shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe ajo kërkesë u rrëzua si antikushtetuese. 

Dhe kur një njeri që duhet të ruajë standardin e të drejtave të njeriut e ul standardin publikisht, atëherë problemi nuk është thjesht një çështje penale. Është një problem i demokracisë. 

Pra, një individ që ka tituj akademikë juridike dhe formim në institucione të njohura, por që, në vlerësimin tim, shfaq publikisht mospërfillje për parimin e gjësë së gjykuar dhe për prezumimin e pafajësisë, sot mban postin që duhet të mbrojë të drejtat e njerëzve. 

Kjo është ironia më e hidhur e këtij vendi: posti i mbrojtjes së qytetarit përdoret si podium politik, ndërsa qytetari mbetet pa mjetet minimale për t’u mbrojtur në gjykatë. 

Unë vetë mezi pres ditën kur ta kem përballë në gjykatë. Jo për spektakël, por sepse aty, përballë fakteve dhe ligjit, retorika bie dhe mbetet vetëm e vërteta. 

Per mua qe vij nga politika nuk perben asnje çudi qe Grupi Parlametar i PS te votoje per nje post te larte kushtetues nje kundershtar politik dhe nje person qe ka kallezuar penalisht projekte dhe kontrata te qeverise se PS. Historia politike e Shqiperise nga 1912 deri me sot ka pare edhe me shume. Historia boterore nga Roma e lashte e deri me sot ka pare shume me shume. 

Ajo që më habiti nuk ishte vota. 

Ishte puthja. Jo puthja e zakonshme njerezore. Puthja me dore nga larg. 

Deputetë që kanë 4 muaj në Parlament dhe deputetë që kanë aty 20 vjet. Të gjithë njësoj u ndezën nga puthja. 

Pasuan duartrokitje ngazëlluese, të sinkronizuara, me intensitet sikur cili ligj i rendesishem te ishte miratuar. 

Ose ndoshta keta 18 muaj paskam humbur une sensin e realitetit. 

Në mbyllje, i uroj trupës gjykuese dhe përfaqësuesve të prokurorisë, avokatëve, trupës policore dhe sekretarisë, si edhe të akuzuarve, që sot janë këtu vetëm sepse u qëlloi një herë në jetë të kenë punë me mua, shëndet për vete e për familjet e tyre dhe punë të mbarë. Nga mot, gëzuar Vitin e Ri 2026! 

Ilir Beqaj 

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Skypion says:
    December 23, 2025 at 3:47 pm

    O Beqe, o tauk, ky Shabani zorraxhi eshte, por nuk ishte ai autori i vertete i denoncimit. Shabani ishte nje gur shahu qe e perdori ish-ambasadorja, squirting-lezbikja Juri Kim bashke me pederin Rama, ne funksion te fabules se suksesit te reformes ne drejtesi dhe te paanshmerise se saj.
    A e te kujtohet sesa kembengulte surrat-bufja Juri Kim ne ndeshkmin tend?! Shkoi deri atje, sa merrte pjese ne seancat qe beheshin ndaj teje ne SKAP. Nuk e ka bere me asnje tjeter; vetem me ty; po mire te te behet.
    Kot them qe je tauk, naiv; sepse ti hundpatate e di shume mire, qe te beri kurban adashi ne pallloshesi, monstra Rama.
    Edhe ju perdor si ja do qejfi edhe ju plas ne burg edhe ju urdheron ta mbyllni sqepin edhe tallet me ju; do te ishte mire t’jua fuste ate ligavecin e lodhur edhe aty ku nuk thuhet ( per nder te ketyre komentuesve socialiste te forumit).

    Reply
  • Epopeja e Rilindjoteve says:
    December 23, 2025 at 4:07 pm

    Paska shperthyer puseta Beqja gerdalla e Hajduterise,
    me qindra milion Euro firo ne koncesionet e Shendetesise,

    ish shok stoli basketbolli me Ramen ne rini,
    na u bon Minister Shendetesie per pleqeri,

    si elefanti ne dyqan qelqurinash vjedhjes ju fut,
    avdall si ne ecje e ne vjedhje ky kokerr hajdut.

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    December 23, 2025 at 4:12 pm

    Sa trap qe je, or ti qypion

    Reply
  • Patriot says:
    December 23, 2025 at 4:24 pm

    Me vjene mire qe nje I burgosure ordinere, hajdute i djerses se popullit ne sektorin me te ndjeshem mjekesine, kritikon denoncuesin. Deri tani nuk kam pasure ndonje respekt per Shabanin por me kete fjalime te hajduteve e them me plote gojen qe e meritoka.
    Kame vetem nje dyshime qe PD+ PS e zgjodhen per ti mbyllure gojen? Loje e vjeter politike ne shqiperi qe ka funksionuare per 35 vjete.

    Reply
  • Zdromsi says:
    December 23, 2025 at 4:55 pm

    E mer kurvë re tek çarku qe keni ngritur vete, tek ai qe sorrollat dhe po luan mendsh njerezit me “s’e kam unë”, “e ka drejtori”, “s’e ka drejtori”, “e ka shefi”?!
    Pse e vrau gjykatesin ai para dy muajsh dhe do mbetet ne burg?! S’e kishte 15 vjet sorrollatje dhe iku nga mendja e kokes.
    Vuaj edhe ti si gjithe te tjeret! Dhe vrit veten se s’ta kane fajin te tjeret.

    Reply
  • demo says:
    December 23, 2025 at 6:17 pm

    Ti Beqja duhesh denuar edhe per koncesionin e shurres,se ti e di mire se shurra nuk shitet me cmim floriri,por ben sikur s`e di.

    Reply
  • Lirindesi says:
    December 23, 2025 at 6:27 pm

    Suksese ne jete!

    Reply
  • info analitike says:
    December 24, 2025 at 1:33 am

    Suksese ne jete

    Reply
  • 1thundrak says:
    December 24, 2025 at 6:17 am

    Suksese ne jete hamdi hamit bajga.
    Leket e te semureve tu bofshin ilace.
    Te dalte shpirti nga bytha baahke me rrakacollin bimon como shtrigen dhe te ghithe moterqirat e shendetesise qe vrane ne kovid dhe vjedhin parane e kancerit. Ju shkofte mallkimi deri te femijet.

    Reply
  • Trapajane hesapi says:
    December 25, 2025 at 4:50 am

    Puthja ka nje domethenie:-“me rruaci me gjithe zhurme tuaj. Une e kapa nje kolltuk”

    Reply
  • Sulo Palla says:
    December 27, 2025 at 7:51 pm

    Nese nuk i krijojne kushtet per njohjen e dosjes dhe per te pergatitur mbrojtjen qenkemi ne drejtesine komuniste hoxhiste.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?