Nga Bardhyl Ermini (Bejo)
E kam me ty o gazetar/e televiziv/e që u ndryshke në ekran dhe bëje sikur lotoje kur jepje të enjten që kaloi përmbledhjen e vrasjes të atij vogëlushit 14 vjeçar e që nuk i shpëtoi dot vdekjes të zezë.
Biles na dhe edhe intervistën e dy prindërve të mjerë, për ta paraqitur emisjonin, misjonin tënd të qelbur si një lloj përshpirtje, në të vërtetë një lloj kuverte për të mbuluar poshtërsinë tënde me lotët e shpirtit të nënës e babës të atij ëngjëllushi 14 vjeçar.
Çfarë hipokrizie e tmerrshme kur ju kërkoje opinionistëve të tu të budallallepsur arsyet e vrasjes makabre e ata flisnin ezber sikur i dinin, i kishin paralajmëruar me kohë, por shteti dhe shoqëria jonë nuk i kishin vlerësuar ato, pikërisht injorancën dhe poshtërsinë që nxirnin nga goja, në emër të të ardhmes të fëmijëve. Diku shkolla, mësuesit, prindërit, policia, shteti, ministria e diku tik toku, rrjetet sociale, modelet, frymëzimet…
Çfarë palaçollëku! E pastaj u mbyll programi, secili në punë të vet, ti më tej jargaviteshe e jam i sigurtë që do të kujtohesh për fëmijën që iku, vetëm nëse do të ta kujtojë axhenda e programit tënd idiot.
Shumë i çuditur je se pse ndodhin këto okubete te ne! Nuk e vura në thonjëza fjalën i çuditur se të besoj që je i tillë. E si mos të jesh i çuditur ti ore kokë gdhë? Ti që je një karagjoz dhe një manipulator i trashë i atij realiteti që mendon se po jep, aq sa ç’mund ta japë atë, një derr i përlyer në llucën e ndyrë të ushqimit tonë social dhe ekonomik.
Pse ndodhin këto ngjarje këtu te ne? Por nuk ndodhin vetëm këtu te ne o të kripsha trutë e kalbura nga dhjami. Ndodhin në krejt botën këto tmerre, biles shumë më keq se te ne. Shtatëdhjetë e shtatë fëmijë adoleshentë u vranë nga po një i tillë në Norvegji aty e disa vite më parë, apo nëntëmbëdhjetë fëmijë bashkë me dy mësuese dy vite më parë në Teksas. Rreth 36 herë më i lartë është numuri i fëmijëve që vriten nga armët në SHBA se në Austri apo në Angli. Për disa arsye.
Por këtu te ne, edhe pse nuk jemi në këto nivele të llahtarshme, ka një karakteristikë që e bën të frikshëm këtë tmerr që dëgjojmë e shohim. Sepse këtu, nuk ka falimentuar vetëm shteti, ashtu siç thua ti, që edhe nga vdekja kërkon të rrjepësh e të vjedhësh. Këtu kemi falimentuar të gjithë, ka falimentuar krejt shoqëria. Këtë ti nuk e kupton. Le që ti nuk e pranon edhe sikur ta kuptosh. Sepse je në rradhët e para të maskarenjve që e kanë përgatitur dhe realizuar këtë falimentim. Ndryshe nuk do të mund të jetoje në lluksin e fandaksur ku je zhytur, në pasurinë krejtësisht të pamerituar e kriminale.
Rrezikojnë të bien përfundimisht mësuesi dhe familja or ti zotni/zonjë, themeli ku një shoqëri e caktuar ndërton jetën për të rritur vehten e për të formësuar të ardhmen. Mësuesi nuk është më ai i pari, ai që mëson, por është kthyer në një punëtor me mëditje, i cili flet me disa fëmijë që ja quajnë nxënësa e ju lexon atyre një tekst thjesht për të fituar rrogën. Kaq! Ai nuk ka më autoritet. Autoriteti i tij është tretur tani brenda atyre parave që shpërblehet. Pak, por “bereqavers”, mendon mësuesi i gjorë, sepse mund të ishte edhe pa bukë.
Paraja nuk është mjet edukimi, është një nga format e paraqitjes të fitimit, i cili kur përdoret si kriter aftësie, rri në proporcion të drejtë me injorancën. Sa më i ditur fëmija që mëson aq më keq për atë që qeveris, për atë që vjedh duke qeverisur, për atë që komploton për të qeverisur.
Mbi 50 përqind e fëmijëve më të vegjël se 15 vjeç janë analfabet funksional, pra nuk kuptojnë se çfarë lexojnë, nuk dinë të lexojnë. Kaq është e mjaftueshme për të kuptuar se sot te ne në shumicën e shkollave tona nuk kemi mësues. Dhe shkolla pa mësues është si ai imitacioni në ekrane i zjarrit të oxhaqeve dekorativ.
Prindi nuk pyetet më. Por edhe sikur të pyetet, nuk di se çfarë kërkon. Kërkon një fëmijë të ditur e të zotë? Nuk i intereson kjo. Kërkon thjeshtë një dëftesë shkollore, sepse është i vetmi kusht që shoqëria “kërkon” prej tij. Çdo gjë tjetër përgjithësisht është një “zero me xhufkë” që kërkon vetëm paraqitje, është servil, shërbëtor, i shkathët, gënjeshtar, matrapaz.
Kur dikush i dërgoi CV e djalit një miku të njohuri për ta futur në një punë të thjeshtë, të nesërmen miku ja preu me të parën. “Ç’më duhen mua njohuritë dhe gjuhët që ai di? Ti kërkon punë për djalin apo kërkon të më konkurojë mua? Jo, nuk kam punë për djalin tënd!”
E si të bëj prindi i shkretë në këto kushte? Si të veprojë ai kur djalin e Nocit e sjellin në shkollë me “Jaguar” kurse Rroku i tij ndrron dy kamjonë dhe kilometrin e fundit e bën ne vrap? Si të bëj? Siç të gjithë: “lutu zotit” çdo ditë për të, çoje e merre në e nga shkolla me dorën tënde, bleji ato pak libra që i kërkojnë, pyete nëse e ka ngacmuar ndokush dhe porosite çdo minutë të ruhet nga e keqja, nga “shoku” apo “shoqja” që e ftojnë të pij hashash. Nuk ka se çfarë të bëjë tjetër!
Ja kjo është pamja në përgjithësi e shkollës të fëmijëve për të cilët ti derdh lotë krokodili o gazetar i mykur. Se si mund të rregullohet kjo situatë kur ata që drejtojnë dhe qeverisin hahen si qentë çdo orë të ditës politike dhe ti i nxjer nëpër ekrane e ua bën më të thjeshtë gënjeshtrën e mashtrimin?
Por si mund të ketë një shtet që të drejtojë arsimin, kur ende edhe sot ti i lëpin bythën atij që e futi këtë arsim në gropë qysh në fillimet e veta, qysh kur mori porositë e para “antikomuniste” për të djegur shkollat e Enver Hoxhës?
Ti sillesh si një zagar, thjesht se ke vjedhur në periudhën kur ai bënte sikur drejtonte, ke hapur studjo televizive me paratë e piramidave dhe ke mësuar mirë që për të jetuar siç jeton sot me vila e me pasuri duhet vetëm të gënjesh e të nxitësh urrejtjen ndaj të vërtetës.
Asaj që ja ke frikën ti dhe pronari i TV tënd, ti dhe “opozita” jote e molotovëve, ti dhe llumi i gjoja intelektualëve, ti dhe lumpeni i rrugëve, ti dhe produkti yt i qelbur i komunizmit parazitar të viteve 80-90 të, kur mësoje gazetarinë e Leninit e të Makarenkos, kur mësoje se në këtë botë nuk ka të vërteta përveçëse atyre që të pasurojnë ty e kalamajtë e tu, ato që kthehen në gënjeshtra, në prona e troje, ato që shërbejnë për të sunduar e për të shkatërruar gjithçka që i del përpara pasurimit kriminal.
Mos fol më me atë tonin e zërit tënd të këputur nga dhimbja, sepse ti atë dhimbje nuk e mer vesh fare, nuk e ndjen aspak çfarë është. Kurrë nuk ke provuar as të qintën e saj. Ti je thjeshtë një hajdut i të vërtetës.
Sa keq që më vjen që u mora kaq gjatë me ty gazetar/e i/e tredhur nga trutë, i/e mangët nga kultura por kuçedër nga oreksi për përfitime, për trajtime të veçanta, për vila e biznese. Po pse, si mendon ti se nuk e kuptojmë ne se çfarë përfaqëson pozicioni yt?
Je jo vetëm hajdut i së vërtetës, por edhe i taksave të qytetarëve. Ndaj ka filluar e nuk të mban vendi, deklaron se do ta detyrosh fëmijën tënd të largohet nga ky vend, se elitat duhet të qarkullojnë, se demokracija kërkon ndryshim etj. Në fakt ti i je trembur drejtësisë që ka filluar të marrë frymë dhe që ka filluar të afrohet edhe te gardhi yt.
Kaq kam me ty o palaço i/e pafytyrë, thjesht një lloj revolte njerëzore që më lindi në zemrën time të thyer e copëtuar kur pashë të bëje si gore rrugësh përpara asaj vdekje të tmerrshme, para lotëve prej gjaku të kristaltë të prindërve të tij.
“Të pakësohet numri i të sterrosurve, të shtohet numri i të ndriturve, ja ky është qëllimi. Ja sepse ne thërrasim: Arsim! Shkencë! Të nxësh shkrim e këndim, është të ndezësh një zjarr, çdo rrokje e shqiptuar, është një shkëndijë”. Sa gjigand, kush e ka thënë këtë postulat! E kush tjetër përveç Viktor Hygoit të madh 160 vite më parë?
Çfarë mund të shkruash e të rekomandosh tjetër për zotin Kryeministër që kërkon tani në të katër cepat e botës mandatin e katërt? Si t’ja heqësh nga mendja atë punën e turizmit dhe ato rritjet e pagave, të cilit i duken si reforma të papara? Jo more zotni! Lere turizmin dhe shih zhvillimin tërësor. Turizmit çoi rrugët e të tjerat lerua “kamarierëve”, pse ata i dinë 100 herë më mirë këtë punë.
Pagat nuk bëjnë gjë tjetër përveçëse nxisin rritjen e çmimeve, të cilat të kthejnë brenda një viti aty ku ishe 10 vite më parë. Paga nuk rritet e pastaj të lindë, por fillimisht lind nga zhvillimi, nga prodhimi, nga burimet dhe emetimi i çdo lloj forme të energjisë, i pasurive nëntokësore, nga udhëheqja e bujqësisë, blegtorisë, nga përtëritja e qindra mijra hektarëve toke bujqësore, pyjeve, frutikultura, etj etj.
Merre arsimin në angazhim personal “vëlla i dashur” e mos e lerë në dorë debilash por në dorë të dijetarëve, mbështet shkencën duke sakrifikuar gjithçka dhe lere demagogjinë e teorizimet pa bukë.
Sepse sot, në mos më tepër, të paktën janë me dhjetra mijëra që e dinë këtë punë njësoj si ju. Çështja është të realizosh e jo të deklarosh, të përparosh e jo të recitosh!
Pergezime te sinqerta autorit!!! Absolutisht, brilant si shkrim dhe per problemet e ngritura. Te ben te ndjehesh mire, jo vetem per menyren se si analizohen problemet, por me shume, sepse tregon se ky vend ka plot njerez per se mbari dhe mendje te ndritura. Deshmon se sikur ndjehet ne atmosfere aroma e kurajos/forces qytetare per t’i thene gjerat troc dhe frike, me shprese, mbas tyre edhe per te levizur ne drejtim te mbare! Pa perseritur ato qe autori analizon, desha vetem te shtoj se kultura e mosndeshkimit, nje strategji jo rastesore, por e menduar dhe kalkuluar mire, po fare mire, nga politika i ka bere nje dem te jashtezakonshem vendit dhe shoqerise. Sepse ka inkurajuar veset dhe virtytet me te keqija te nje shoqerie, por me keq akoma, ka inkurajuar arrogancen, terrorin, lacot, pisat, vrare kurajon qytetare dhe njerzillekun. Personalisht mendoj se e shkuara, e afert apo e larget, duhet pare me syrin kritik, por kurre mohuar plotesisht apo quajtur te pavlefshme, sepse ne te ka mjaft qe mund te vleje per sot dhe per te ardhmen, kur t’i e zbaton ate me kujdes dhe maturi……
Me ke ta kete axhebaaa?Me fantomasin?
Lato.
Ne vetem jemi 2,4 milion banore..
Nje lagje jemi dhe edukimi ndaj femijve ka rene ne zero.
Lereni shkollen menjane.
Familja eshte baze e edukimit.
C’do familje shqiptare ka edukate njerezore.Te respektoje njeriun.
Ky femije nga familje conservative te traditeve shqiptare kalon ne vrasje me thike te shokut ,kuptohet qe kemi te bejme me nje shoqeri te infektuar nga krimi dhe nje gjykate qe le te lire nje person I kapur nga kamera me kobure ne dore ne vendin e krimit ,c’fare prisni me tutje?
Shkrim mjaft i goditur. Edhe sikur ta ketë lexuar, gazetari në fjalë (imagjinar?) nuk ka as shkak dhe as interes të nxjerrë konkluzione. Për të nderi dhe morali ka vdekur qysh kur tutori e zhveshi si njeri, dmth. e bleu duke i bërë peshqesh “zanatin” e përfitimit sa të shpejtë të parasë. përmes keqpërdorimit sa më efikas të “fjalës së lirë”.
Shumë domethënëse shprehja: “Po pse, si mendon TI, se nuk e kuptojmë ne se çfarë përfaqëson pozicioni yt?”
Sa më shumë shkrime të kësaj natyre.
Arsimi eshte sfide e sot Shqiperia nuk i ka kapacitetet. Edhe sikur Rama te doje e te investoj aty me gjithe deshiren perseri eshte pothuaj e pa mundur . Perfundimisht arsimi do jete nje luks vetem per nje elite , kurse te tjeret do mbeten injorante e analfabet te sunduar nga kjo elite. “Gazetari” qe nuk harron kurre qe te pervesh menget per te treguar orat e shtrenjta ka kohe qe sillet si gjithe shoqeria ( ndoshta audienza ndikon) . Ne shoqerine shqiptare mbizotron psikoza e turistit . Sillen e jetojne te gjithe sikur te ishin turiste apo kalimtar ne kete vend . Sikur thjesht i kane hedhur ketu e ata nuk kane asnje lidhje me kete realitet, kur ne fakt keta jane vete prodhuesit. I risin femijet me idene e ikjes . Ne fakt i lindin me idene e ikjes, mjafton te shohesh emrat e tmershem e super te shemtuar qe u vendosin femijve te tyre vetem e vetem per te treguar se nuk kane lidhje me realitetin ku linden . Modelet jane behu futbollist te ikesh , behu me shkolle te ikesh , mer diplome qe te vjedhesh e ti shijosh leket jashte . Keta jane ata “normalet” . Se pjesa tjeter i bie shkurt ..meru me droge, vendos gjoba , bej plastik e kap ndonje me lek te keqen mama . Te ka baba cub e gango ! Gjate kesaj kohe ruaju..ul koken..mos fol..meru me punet e tuaja..servilosu atij me lek e pushtet ..shtyp ke te mundesh..e mos kerko falje asnjeher . Femijet e adoloshentet qe per arsye fiziologjike e kane te veshtire te zbatojne “keshillat” poshteruese te prinderve te tyre perfundojne duke imituar kulturen geto te zezakve te amerikes . Ne thelb adoloshentet e te rinjte shqiptar jane nje kopje akoma me e shemtuar se origjinali i kultures se getos zezake made in USA qe sundon sot kudo ne perendim. Diferenca eshte se fale injorances se “Gazetarit” vjen fare pa filtra e pa asnje kunder peshe reale qe do te ishte nje model ndryshe, nje kulture qe nuk ka lidhje me ambientin shqiptar e qe krijon paradokse te hatashme. Gjendja eshte shume here me tragjike se sa mund te perceptohet nga tv . Duhet medoemos nje nisme e forte , dicka qe te shkoj pertej bajates perpara se te behet e pakthyeshme . Te fillohet me zhdukjen nga rruget e qyteteve te rrugacerise e me zbatimin rigoroz te rregullave te trafikut rrugor . Lirimin e hapesirave publike te zaptuara nga pangopesia 30 vjecare e pastrimi i ambientit . Kaq . Se nuk ka shpikje . Po nuk ke keto nuk ke shtet , nuk ke shoqeri normale e nuk mund te kesh as edukim.
Shqipëria e shkatërroi shoqërinë Shqiptare. Estetizoi fenomenet negative. Politika, medjat, i gjithë sistemi i dha fëmijëve shembullin se: Po nuk lodhe, po nuk mashtrove, po nuk rrahe, po nuk përdhunove e nuk vrave kundërshtarin- nuk mund të mbijetosh për vete. Shoqëria i tha brezit të ri mbas 90-tës: Tani është epoka e xhunglës dhe, do të fitojë ai, që është më i fortë fizikisht e, që mashtron e bën më shunmë të këqija se të tjerët. Fëmijët shohin shembullin, që jep shoqëria. Sheh parlamentin , ku gangsterrët si Flamur Noka i venë flakën, kur Sali Beisha nga katii 8-të ju thotë ndjekësve të tij: “Digjni, rrihni e shkatërroni gjithshka, por ruhuni nga ligji. Më kujtohet në Durrës në ato ditë të vështira kur shkaktërrohej e digjej shqipëria. Në krye të Drrsakëve ishte Azem Hajdari me një grup të ardhur nga Tirana, që nxitnin durrsakët, të digjnin qytetin e tyre. Meqë durrsakët hezitonin ai shqelmloi derën e librarisë- të godinës së parë përballë Bashkisë e në vazhdim të xhamisë- në rrugn drejtë Vollgës: Shkatërroni e digjni gjithshka-ulërinte. Durrsakët hezitonin, se diktatura ju kishte thënë: “Ndërtojmë e nuk shkatërrojmë”! Por Azem Hajdari kërkonte ta thyente trashgimin e diktaturës dhe me shqeu, e theu derën, e shkuli me gjithë mentesha, e mori e bëri copa pcopa dhe, e vuri në zjarr, që e ndezën në rrugë. Kjo ishte praktika e OPOZITËS SHQIPTARE mbas 90-tës. Këtë bëri reaksioni Shqiptar me Partinë Fashiste Demokratike në 34 vjet. U dogjën e u shkatërruan e u shitën Fabrika, Uzina e Kombinate, u shitën paisjet e tyre: Azem Hajdari shiti (siç thoshin atëhere) një torno në Malin e Zi me aksin më të gjatë se ç’do torrno tjetër, që kishte shqipëria-, e vetmja në shqipëri, që ishte në Kombinatin e Autotrakrorëve në Tiranë. U shkatërruan dhe u shitën paisjet e juzinave ushtarake, i shkatërruan avjonët e Katëra Silurus dhe ajo, që mbeti u shit tek të huajt. U shitën avjonët, tanket e raketat dhe, askush nuk tha asgjë. Këtë gjendje të luftës civile e shihnin të rinjtë dhe e fotografonin fëmijët. Këtë gjendje fëmijët e shohin përditë në medjat shqiptare dhe kryesore e shohin nga transmetimet e pamjeve të frikëshme nga parlamenti shqiptar. Ky është trashgimi, që epoka fashiste e demokracisë dhe brezave të ardhshëm të shqiptarëve. Këtë trashgim nukka sistem shoqëror ta shkulli nga ndërgjegja e Shqiptarëve. Ky trashgim do të mbetet në breza! Për momentin ky fenomen është në rritje.
Ky Bardh me dy mbiemra nuk merret vesh se perse e ka mllefin me gazetarin.
se publikoi lajmin e kobshem per vrasjen makabre te nje te mituri? se intervistoi prinderit e tij?
Bardhi mbase do ate kohe kur nuk kishte fare kronika te zeza ne ekran (edhe pse ato ndodhnin patjeter) e ka nostalgji per ato kronikat roze me aksione me pune vullnetare e me brohoritje per Parti e per ENVER.
Bardhi i perket atij kahu qe kur jane ne pushtet nuk duan as ti japin fare lajmet e vrasjeve, por ama kur jane ne opozite duan qe vrasjet sa ndodhin t’ja veshin pushtetit. Dhe sot ankohen jo se u vra nje i mitur, por se ja prishen rehatin duke e dhene si lajm e kane hall per fatin e ndonje Ministre ndoshta.
Shoqeria estetizoi fenomet negative-ke thene nje fjale me qoke reshit lala.
Nga shpellari Sali Berisha me cubat e Tropojes,nga Klowni Edi Rama me cunat e Londres,nga bixhozi Ardit Gjebrese me shale perjashtat kete kane bere.Estetizojne kriminelet,drogaxhijte ,kurvat,.
Dje kishte nje proteste te Policave itajlane,.Ne nje Tbele shkruhej:Kemi te drejte te mos rrihemi!
Sot ka proteste PDja.Eshte ne te drejte te saj.Ata polica qe kqyrin protesten mos degjeneroje ne dhune e shkaterrim kunder ndertesave,kioskave,policave,Kane te drejte te mos rrihen e te mos digjen. Une jam solidar me ruajtesit e Rendit,jo per shkopin e gomes dhe gazin lotues,por edhe per gazin napalm,nqs preket uniforma.
DY DUAR PER NJE KOKE. Politika le ti zgjidhi vete me njeri tjetrin.Le te rrahin njeri tjetrin,Le te vrasin njeri tjetrin,.
Mos ngaterrojne policine.
Ne 34 vjet “demokraci” ka drejtuar partia jote o Reshit Lala prandaj nuk ke asnje te drejte te besh dallime me emra. Edhe sikur ta quajme opozite PD.en e Berishes ne pushtet ne keta 34 vjet 20 i takojne PS-es. Ka 12 vjet qe qeveris Rama dhe ju ankoheni se fajin e ka Berisha Berisga deshi ti jepte nje pjese te detit Greqise por gjykata kushtetues e ktheu mbrapsht ate ligj ndersa Rama yt qe ti se ze me goje e dergoi neHage per t’ja ridhene ! Rama jot po shet e po vjedh gjithe Shqiperine por per ju eshte i mire se eshte trashegimtar i diktatures ashtu si ishte dhe Berisha, Nano e Meta.. Ti ankohesh se u shiten fabrika e kombinate por nuk thua cila nga keto fabrika ishte fitimprurese apo sepse na mblidhte ne pune e na paguanin sa per te mbajturshpirtun gjalle. Shpresoj qe nje dite populli te ringrihet si ne 90 per ta perrmbysur kete (” demokraci “) diktature qe njerez si puna juaj ne bashkpunim me Ramizi , Berishen dhe shoke vetem i nderrut emrin dhe ribete reformen agrare.
‘…Ketu lulet i hane gomarët..!’
Ky shkrim PERLË pas tre dekadash ne nje vend dikur Shqiperi pa shtet ‘Zot’ e ‘PerëNIi perfundon ne malet me plehera ne pritje te ‘Inçerenatoreve’ fantazma bashke me ‘KUSHTETUTEN’ e Imamit kthyer 33 vjet ne leter HIGJENIKE ne duar te FEV ZI-se per tu fshire bythen krereve te xhihadit ne krye te antishtetit kalif SALISE,Like Florise dhe psiko EDVIN-Bojaxhise!
Lexo paçavuret e shumices se ‘kAmentuesve’ e ta maresh vesh ku eshte katandisur ish shoqerija shqiptare drejt shperberjes qe ne vend te heshtin,kur s’kane gje per te thene meren me ty o Shqiptar-intelektual ngelur akoma gjalle!
P.S te vetemen ‘vrejtje’ per kete shkrim-analize perle do te kisha kur i drejtohesh nje qenjeje mender ‘kryeminister’ per ‘zgjidhje’ kur ai eshte 33 vjet vete problemi bashke me tere kreret krriminele,koloboracioniste,kujslinge ne krye te antishtetit si ish VARRMIHES te ish shtepise-shtet te shqiptareve bashke me tere bazan ekonomke,infrastrukture,pasuri kombetare,histori,arsim,kulture ku ne vend te VLERAVE sot e 33 vjet vendosen ANTIVLERAT ne nje vend tashme ‘shprehje gjeografike’ e nje popull drejt shperberjes!
‘Vrejtja’ e dyte kur flet per TURIZMIN qe mender k/M…e konsideron si idjot ‘industri’ ke shume te drejte qe te le te kuptosh qe eshte THJESHT ‘eKONOMI SHERBIMI’ POR ‘GABON’ QE I KERKON NJE idjoti qe ‘Ka pllakezuar e betonuar’ tere ish teritorin ‘Ti shpjere rruge…(!?) e jo UJË! UJË! PAK UJË…O mik o vella se po me thahet fyti 33 vjet e vuaj nga tetanozi per shkak te òisternave te ndryshkura qe rendojne mbi pallatet qe renkojne nga pesha…!
‘…Ketu lulet i hane gomarët..!’
Ky shkrim PERLË pas tre dekadash ne nje vend dikur Shqiperi pa shtet ‘Zot’ e ‘PerëNIi perfundon ne malet me plehera ne pritje te ‘Inçerenatoreve’ fantazma bashke me ‘KUSHTETUTEN’ e Imamit kthyer 33 vjet ne leter HIGJENIKE ne duar te FEV ZI-se per tu fshire bythen krereve te xhihadit ne krye te antishtetit kalif SALISE,Like Florise dhe psiko EDVIN-Bojaxhise!
Lexo paçavuret e shumices se ‘kAmentuesve’ e ta maresh vesh ku eshte katandisur ish shoqerija shqiptare drejt shperberjes qe ne vend te heshtin,kur s’kane gje per te thene meren me ty o Shqiptar-intelektual ngelur akoma gjalle!
P.S te vetemen ‘vrejtje’ per kete shkrim-analize perle do te kisha kur i drejtohesh nje qenjeje mender ‘kryeminister’ per ‘zgjidhje’ kur ai eshte 33 vjet vete problemi bashke me tere kreret krriminele,koloboracioniste,kujslinge ne krye te antishtetit si ish VARRMIHES te ish shtepise-shtet te shqiptareve bashke me tere bazan ekonomke,infrastrukture,pasuri kombetare,histori,arsim,kulture ku ne vend te VLERAVE sot e 33 vjet vendosen ANTIVLERAT ne nje vend tashme ‘shprehje gjeografike’ e nje popull drejt shperberjes!
‘Vrejtja’ e dyte kur flet per TURIZMIN qe mender k/M…e konsideron si idjot ‘industri’ ke shume te drejte qe te le te kuptosh qe eshte thjesht nje ‘EKONOMI SHERBIMI’ Por GABON kur vazhdon ti kerkosh nje ‘qenjeje’ individi pjese e problemit ‘zgjidhje’ ! iIdjoti qe ‘Ka pllakezuar e betonuar’ tere ish teritorin ‘Ti shpjere rruge…(!?) e jo UJË! UJË! PAK UJË…O mik o vella se po me thahet fyti 33 vjet e vuaj nga tetanozi per shkak te òisternave te ndryshkura qe rendojne mbi pallatet qe renkojne nga pesha…!
Rama status/fotografi me Noyzi-in. Kaq kisha.
E ka me qeros Fevziun
Nuk ka te beje shume arsimi, albanistani banohet me shumice mbetje kacakesh osmane prandaj dhe mbushin burgjet evropiane. Vetem Korcaret dhe arumunet jane njerez normal ne ate vend te tjeret vk mish per top xhamish.
Tra-Lala me nostalgji qaraman ndaj ”Socializmes fitimtar” se tjetri.
Qan akoma edhe sot ndonje qaramane nostalgjike te epokes “Socializmes fitimtare” ato fabrika, uzina e kombinate qe qenkan djeg, shit e shkaterru pas 1990 kur ai viti 1990 ato i gjeti te tera jashte pune e me punonjes qe paguheshin me 80 % pa punu fare.
Kombinati Metalurgjik “Celiku Partise” “clirimi i dyte i Shqiperise” qe shkaktoi shume viktima sa kohe tymosi Furrnalta, ne 1990 ishte stakuar e me 80 % pagese per te gjithe punonjesit.
Kush do ti blinte pas 1990 kur vendi u hap e erdhi malli huaj ato shishe te Qelqit Kavaje, apo ato dok e kadife te Kombinatit Mao Ce Dun, apo fabrika tjera qe ishin te epokes shekullit 19?
Ato i nxorri jashte loje koha se te tilla ishin qe ne nisje, por tra-Lalate qe qajne akoma per ate kohe e ate izolim le te dalin e te kruajne mullen ne diell se ajo nostalgjia e tyre vlen vetem sa per ti bere qesharak e asgje me shume.
Shkrim ulurimë pêr Shqipërinë sot. Me shumë të vërteta brenda. Dhe i shoqëruar po ashtu me disa komente tê denja. Shumë krime ka kryer Berisha, që meriton të varet 100 herë. Shumë gabime nga Rama që nuk e ndjen thirrjen dhe vuajtjen e popullit, por sytë i mban jashtë. Andej nga merr edhe udhëzimet. Por nuk duhet tê harrojmë as edhe “palcên”, pra njerëzit. Ka shumë të ligj ky vendi ynë. Ishin këta që vunë në jetë komunizmin më tê shpifur dhe tê llahtarshêm ndêr vendet e Europës Lindore. Janë po këta, apo bijtë e tyre që e zhvatên, e grabitën dhe e cfilitën këtê vend. Ka faje sa tê duash Rama, por kemi edhe më shumë ne si popull. Me një shumicë njerëzih pa din e iman, të korruptuar deri në asht, injorantë dhe të paqytetêruar deri në kulm, të prirur nga e keqja. Prandaj nuk ka më shpresë. Të ndershmit janê larguar e do largohen. Kanë mbetur horrat, maskarenjtë apo fatkeqtê që për një arsye apo njê tjetër nuk mund tê largohen. Nuk ishim të pêrgatitur shpirtërisht për demokracinë. E kthyem në xhungêl ku secili shikon se si t’i hajë kokën tjetrit. Komentuesi “pap” e ka thënë bukur pak më sipër: ” se kultura e mosndeshkimit, nje strategji jo rastesore, por e menduar dhe kalkuluar mire, po fare mire nga politika, i ka bere nje dem te jashtezakonshem vendit dhe shoqerise. Sepse ka inkurajuar veset dhe virtytet me te keqija te nje shoqerie, por me keq akoma, ka inkurajuar arrogancen, terrorin, lacot, pisat, vrare kurajon qytetare dhe njerzillekun…”. Ramên edhe sikur ta vrasësh nuk do tê pranojë tê qeverisê me dorê tê fortê. Ose se aq di dhe bën, ose se e kanë udhëzuar ashtu. Se populli duhet të mbahen nên tension. Problem buka e gojës, problem siguria e jetës. Nuk ke nga ta kapësh më parê. Bronxi! Dhe si shpresë e fundit ngelin gjithmonë Rama apo Berisha. Se populli ështê i çoroditur, i hutuar, si pula pa kokë edhe nga fëlliqësirat që i shfaqin çdo ditê në televizor. Nga kurvëritë, degjenerimi, nga “zengjinët” e rinj mafiozë. Etj.etj. Prandaj bye bye Shqipëri.
Me mire ta shkruaje se “E kam me ty o pushtetar” do kishte vajtur me mire ne shenje. Se keta qe permend ti jane thjesht papagaj, cimka ne trupin e shtetit, qe bien sa bie ky palo qeveri.
@ capi
E Ke gabim! Zagaret (FEV ZI) Jane me te rrezikshem se ‘Atllaret’,krrret e KRIMIT KORRUPSIONIT,’Tre moskeDhjeret’ Edvin- Sali-Likke Flori….sepse e shpirn popullit pas gjurmeve ..
O Fazlliq te gjithe sterre jane. Por do te shtroja pyetjen, a do te ishin keta gazetar kaq te pasur ne nje shtet normal. Nuk di cfare veze ben ky Fevziu qe merr rrogen vjetore sa presidenti amerikan. Nese iken nje Fevzi do vij nje Fevzi tjeter ne se vazhdohet me kete palo sistem. Me duket se duhet kapur demi nga briret.
Shikoni vetem nje gje:
Trampi po cakton ne postet e rendesishme per drejtimin e shtetit, njerez me pervoje, me qendrime te njohura atdhetare dhe me thinja…Nuk ka caktuar asnje bibe, asnje nga jashte anerikes, asnje bukuroshe qe di vetem cfare eshte sexi.
Cfare te mire i solli Besa Shahini arsimit ne Shqiperi? Po kjo qe e “drejton” tani arsimin, nga u gjend, qe vetem ate gje nuk ben dot? E plot te tjera qe vine e ikin pa asnje gjurme ne punen e bere. ..
Sa per gazetaret dhe median ne teresi?????? I shohim ashiqare cfare jane e kush jane…Rrofshin parate e inceneratoreve dhe mafies. Hiqini kapelen ndonjeres si Klodiana Lala. Po keta jane te rralle.
Do te leshojne perseri gazetarucet..te cilet jane majmur dhe bejne lloqe,nuk I bien ne koke korrupsionit,se paguhen te majmur nga ky korrupsion,I cili duket si shperthimi I vullkanit,qe ju ndricon rrugen e tyre,e varferon nje popull,I cili Mendon vetem per buken,driten,ujin e ilace per jetese.
Urime per kete shkrim analitik..
Gazetaria jone ne pergjithesi merret me gjithcka e nuk nxjerr asgje..asnjehere te verteten
Nuk e ka vetëm me Fevzinë mavrinë, po edhe Tos Lubën, Këno Minxhin, Loco Vangjon, ca Tufa, Çoni Meçi, Enadhio Cili, Grij Duhanin e bagëti të tilla, që i është neveritur dynjasë çdo darkë.
OK me shkrimin.Fatkeqsit në Shqipëri në 34 vite janë:
1.SALI RAM BERISHA,I TRITOLIT,VJEDHJEVE VRASJEVE,SHPIFJEVE duke helmuar opinionin Kombëtar e nd/Kombëtar nga ballkoni 8-të duke INJORUAR DREJTËSINË,AMERIKËN,ANGLINË,BE,SOROSIN,QEVERINË..edhe kur bashkpunon me TË.
2.DREJTËSUA e kapur & e TREDHUR 100 % që në 1992 nga PËRBINDSHI I VIÇIDOLIT I ARDHUR NË PUSHTET NGA ATA QË BËJNË PRESION AKOMA PËR TA MBAJTUR NË PILITIKË PËR TË ÇMËNFUR BOTËN..!
3.MEDJET..(800 TV,GAZETA,PORTALE..)të kapura 99 % në 2005 nga i TMERRSHMI KOMBIT,i shpallur non grata për Korrupsion madhor,minim të demokracisë..dhe lihet i lirë për tu tallur me 90 % të popullit që ky TIRAN e la pa brek në 1997 me firmat piramidale..!
-Kjo frymë TERRORISTE,HAJDUTE,VRASTARE QË NGA 1991 NË SHKODËR DO 100 VITE TË MINIMIZOHET..!
-Duhet të sekuestrohet pasuria e vjedhur që nga 1992 i të gjithë POLITIKANVE,MAGJISTEATVE,MEDJEVE,nga të gjitha qeverit DJATHTAS-MAJTAS.
-Protestat që po zhvillohe nga non grata,po bëhen për shpëtimin e Sb nga burgu i sigurt për 101 krimet e bëra prej tij që nga 1990 e në vazhdim,ku në OPOZIT SHKATRRON VËNDIN DHE NË QEVERI VRET NJËRZ..!
-SPAK+GJKKO TI JAPI FUND MARRËZIVE TË HAJDUTVE E KRIMINELVE NË 34 VITE.!
-Ndryshe fëmijt e sotëm do të bëhen MË HAJDUT E KRIMINEL SE KËTA QË PAGUHEN NGA POPULLI.!