Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E kanë pagën mesatare 1400 euro, ja si protestuan kroatët kundër rritjes së çmimeve dhe inflacionit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > E kanë pagën mesatare 1400 euro, ja si protestuan kroatët kundër rritjes së çmimeve dhe inflacionit
EkonomiLajmi i fundit

E kanë pagën mesatare 1400 euro, ja si protestuan kroatët kundër rritjes së çmimeve dhe inflacionit

Published: January 24, 2025
Shpërndaje

Shitjet në Kroaci ranë më 24 janar pas një bojkoti mbarëkombëtar të blerjeve, në shenjë proteste për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe inflacionit të lartë në këtë shtet ballkanik, treguan shifrat zyrtare.

Protesta, që u nxit nga grupet e konsumatorëve, synoi rritjen e presionit ndaj shitësve me pakicë që ata i fajësojnë për rritjen e inflacionit.

Thirrja për bojkot u shpërnda nëpër rrjetet sociale përmes së cilës iu bë thirrje kroatëve që të “mos blejnë asgjë”.

- Publicitet -

Deri në orën 11:00, dyqanet kishin lëshuar 40 për qind më pak fatura krahasuar me periudhën e njëjtë të premten e kaluar, tha përmes një njoftimi administrata tatimore e shtetit.

Qarkullimi i përgjithshëm ishte 47 për qind më i ulët krahasuar me javën e kaluar, shtoi kjo administratë.

Rreth mesditës, vetëm pak konsumatorë po blinin në një supermarket në qendër të Zagrebit, ku zakonisht është i mbushur me njerëz gjatë ditës, raportoi AFP-ja.

“Shitësit nuk do të dëmtohen financiarisht, por ky është një mesazh i rëndësishëm simbolik se rritja e çmimeve duhet të ndalet”, tha për AFP-në, Danko Horvat, qytetar nga Zagrebi.

Grupet e konsumatorëve u shprehën të kënaqur me përgjigjen e publikut.

Bojkoti tronditi shitësit, tha Josip Kelemen, nga grupi për mbrojtjen e konsumatorëve “Halo, inspektore”, që bëri thirrje për protestë.

“Njerëzit ndihen të mashtruar”, tha Kelemen. “Edhe ata që janë të pasur na kanë mbështetur, edhe ata ndihen njësoj”.

Bojkoti po ashtu është mbështetur nga partitë opozitare, sindikatat e tregtisë, disa persona të njohur si dhe nga dy ministra.

Raportimet e mediave lokale dhe postimet në rrjetet sociale kanë shfaqur dyqane të zbrazura në mbarë Kroacinë.

Bojkotimi i së premtes është mesazh i rëndësishëm nga qytetarët që do të merret parasysh, tha kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq, raportoi transmetuesi publik, HRT, më 24 janar.

“Është një mesazh i rëndësishëm nga qytetarët që ata monitorojnë dhe krahasojnë çmimet dhe vlerësojnë se disa nga këto çmime janë të papranueshme krahasuar me produktet e ngjashme apo të njëjta që janë jashtë vendit. Në ditët e sotme, teknologjia na lejon që me lehtësi të krahasojmë çmimet e produkteve me çmimet në vendet tjera. Mesazhi i qytetarëve është i rëndësishëm dhe do të merret parasysh kur do të përcaktohen masat për kufizimet administrative të çmimeve për disa produkte, masa që Qeveria do t’i miratojë javën e ardhshme”, tha Pllenkoviq gjatë një mbledhjeje të Qeverisë.

Sipas ekspertëve, inflacioni në Kroaci gjerësisht është nxitur nga sektori i fryrë publik i shtetit, nga norma e lartë e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar – norma më e lartë në Bashkimin Evropian – si dhe nga popullsia e Kroacisë që po plaket e po tkurret.

Në dhjetor të vitit të kaluar, inflacioni vjetor në Kroaci arriti në 4.5 për qind – më i larti në Eurozonë, ku mesatarja e inflacionit është 2.4 për qind.

Sipas të dhënave zyrtare, paga mesatare neto në Kroaci në nëntor ishte 1.366 euro.

Grupet e konsumatorëve janë ankuar vazhdimisht se në Kroaci çmimet janë rritur vazhdimisht që kur shteti miratoi euron si monedhë të saj në janar të vitit 2023.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Zoto Kanina says:
    January 24, 2025 at 7:14 pm

    – O shqiptar, u rrit buka!
    – Beeee
    – O shqiptar, u rrit nafta!
    – Beeee
    – O shqiptar, u rrit qumshti, djathi, domatja e kastraveci!
    – Beeeeeee
    – O shqiptar, u rrit qeraja, uje e drita!
    – Beeeeeeeeeeeee

    Reply
  • Tani says:
    January 24, 2025 at 10:34 pm

    Epo shqipkaret merren me politike

    Reply
  • Phoenix says:
    January 24, 2025 at 10:40 pm

    Na more mbahuni ju te Dites. Ne Gjermani eshte paga mesatare 1500 Euro, tani na doli dhe ne Kroaci kjo? Apo ka shkuar Rama aty dhe ka bere si ne Shqiperi, ku e ka cuar rrogen 1000 Euro.

    Reply
  • 900-1000:€ Kroaci says:
    January 28, 2025 at 10:13 am

    Po pa tjeter, nga i gjeni keto shifra, 1400 , nuk eshte ne greqi rroga mesatare. Apo doni klikime

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  2. 1 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Ethem Lalaj on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Bravo DITA !!! on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  5. oikoi on K.E – BELA MAFIA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?