Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “E kanë quajtur njëri-tjetrin Sali Gërdeci e Like Floriri”. Sherri Meta-Berisha për Begajn? “Ja pse nuk e kanë seriozisht”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “E kanë quajtur njëri-tjetrin Sali Gërdeci e Like Floriri”. Sherri Meta-Berisha për Begajn? “Ja pse nuk e kanë seriozisht”
AnalizaKryesore

“E kanë quajtur njëri-tjetrin Sali Gërdeci e Like Floriri”. Sherri Meta-Berisha për Begajn? “Ja pse nuk e kanë seriozisht”

Published: June 11, 2022
Shpërndaje

 

Analisti Skënder Minxhozi shkruan se “sherri” mes Berishës e Metës për presidentin e ri është një shi vere.

“Ish-kryeministri po i kalon orët që pasuan, duke e minizuar sherrin me presidentin dhe duke lëshuar drejt tij mesazhe dashurie në distancë. Paçka se vetë Meta bën indiferentin ndaj kësaj grishjeje të Doktorit, madje gjen kohë të shkojë edhe në ambasadën amerikane për një bisedë miqësore me “guvernatoren” Kim” – shkruan gazetari dhe shton:

“Ka pak gjasa që çarja mes Metës dhe Berishës, e krijuar nga votimi i Presidentit të ri, të jetë e paakthyeshme dhe e pariparueshme. Gjithçka flet për një krizë pranverore mes dy të “dashuruarish” të hershëm, që ndajnë interesa të ngjashme prej kohësh që s’mbahen mend.

Dyshja Berisha-Meta është aleanca më e fortë, më jetëgjatë dhe më solide që ka prodhuar politika shqiptare pas vitit 1991. Jo rrallë në marrëdhënie të ashpërsuara mes tyre, ata i kanë bashkuar megjithatë fije të dukshme dhe të padukshme interesash të momentit apo edhe afatgjata.

Nuk ishte e rastit që i vetmi lider i majtë në 30 vitet e fundit që arrriti të bëjë pa asnjë mëdyshje një koalicion qeverisës postzgjedhor brenda pak orësh me Sali Berishën, ishte Ilir Meta. Megjithëse ishin sharë e nakatosur ku s’thuhet mes tyre gjatë fushatës (Sali Gërdeci dhe Ilir floriri)!

E tillë parashikohet që të mbetet kjo marrëdhënie edhe deri në vitin 2025, kur të dy, si Meta ashtu dhe Berisha, e dinë se përballë Ramës kanë ndonjë shans për të fituar vetëm nëse nuk ndahen e armiqësohen.  Përndryshe kryeministri i sotëm nuk ka më asnjë pengesë drejt mandatit të katërt.

Episodi i zgjedhjes së Begajt, më shumë sesa një krizë raportesh mes Berishës dhe Metës, është pasoja e një kandidature që e gjeti të papërgatitur Sali Berishën.  Ndërkohë që tjetri, me nuhatjen e tij të njohur politike, nuk ngurroi asnjë çast që të ulë në zyrën e Presidentit shefin e shtabit që e kishte zgjedhur dhe dekoruar me dorën e vet.

- Publicitet -

Të gjithë dolën të fituar nga kjo ngjarje përveç Berishës, por e ardhmja opozitare i takon sërish dyshes më të habitshme, që janë të destinuar të shkarkojnë të gjitha municionet që u kanë mbetur në xhepa kundër kësaj qeverie në tre vitet e ardhshme. Sherri për Begajn ishte një shi vere si ky që ra këto orë. Para na pret një verë e nxehtë dhe e thatë”.

i.b. / dita

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • sapa says:
    June 11, 2022 at 7:36 am

    Shqiperia i ngjet nje trupi kanceroz qe anje lloj operacjoni nuk mund te kete efekt..Edhe sikur ta zeme fusin Saliun dhe Meten ne burg( dihet ajo pune qe nuk ndodh)ky vend ka aq shume Salinj e Meta sa do zevendesonin keta te paret.Seshte aspak e veshtire te manipulosh kete popull.E kane bere 32 vite dhe do ta bejne se nuk ka asnje pengese per ta!

    Reply
    • EtheM says:
      June 11, 2022 at 2:26 pm

      Në artin ushtarak të dikurshëm((tani nuk di të ketë AU)thuhej se: Armiku(kundërshtari)duhet asgjësuar pjesë-pjesë dhe goditur në pikën më të bobët(për forcat tona të pakta).
      -Në kushtet që berishizmi është rrënjosur thell në PD në 32 vite,duhet të çahet PD në pjesëmarrjen dhe ti hidhet dora në qafë përkohësisht LikeFloririt.
      -Fakti që Sb nuk po pyet as DASH dhe as CDU-Gjermane(Që do influencoi negativisht për Sb në PPE) që është në unison me DASH..dhe se Like nuk po pyet nga denoncimet e gazetarëve,politikanëve për lobime e Vrasje dhe shkon takohet me Yuri Kim,tregon se ” fisheku”për Im do qëndroi në pajën e nuses hë për hë..
      -Nëse DASH e lejon këtë dyshe nëpër këmbë të Shqipëtarve në vazhdimësi për revolucion..do të thot se DASH po thyen shpresat e Shqipëtarëve në shumicë.

      Reply
  • Bureto says:
    June 11, 2022 at 10:50 am

    Urojme te jene bashke, se ndryshe nga Minxhozi, mendoj se nese ndaj tyre deri atehere, nuk do kete ndonje proces penal, nuk kane asnje shans te fitojne. Gjithsesi deri atehere jane dhe tre vjet, ndersa prova e “zjarrit”, qe do te sherbeje dhe si lakmues, per ato te vitit 2025, do jete ajo per zgjedhjet vendore, pas 10 muajve. Sado dhe si do te mendojne njerezit, vecanerisht per keta te dy, ne elektorati shqiptar ka neveri ne shumicen e tij. Koha do ta tregoje me se miri.

    Reply
    • berka says:
      June 11, 2022 at 12:30 pm

      Fatkeqesisht shume e sakte. Kerkojme t’ia leme fajet klases politike ( nekupto gangstereve dhe rrugaceve ronxho bonxho te Albanistanit) nderkohe qe populli eshte injorant( jo per sharje por percaktim i nivelit), i varfer, i lodhur dhe i lidhur, kthehet ne indiferent, Qarku behet i plote, riciklohen pjellat e ketij populli.

      Reply
  • Piro says:
    June 11, 2022 at 11:01 am

    Jo lakmues por lakmus.

    Reply
  • Bureto says:
    June 11, 2022 at 2:35 pm

    Flm. Piro! Ishte thjesht nje lapsus.

    Reply
  • Arber iliri says:
    June 11, 2022 at 3:15 pm

    Nëse do të jenë në politikë deri në 2025 ,ky është lajm i keq për Shqipërinë.

    Reply
  • Nje mergimtar says:
    June 12, 2022 at 7:03 am

    Presim qe keta “gangstera politike”(mund te jene ne cdo fushe e nuk e provojme dot),te largohen nga Amerika e nga Europa. 1-Ata jane produkt yni me mbeshtetjen e perendimoreve dhe vetem ne mund ti heqim.
    2-Ata kane grumbulluar aq pasuri sa dhe ujin e bejne kos.Dine te mbajne rreth vetes(politikane e analiste) qe te “bindin” njerezit per “drejtesine e tyre”. 3-Kane istaluar nje mendesi e sistem gjyqesor ku konsiderohen si guret themelor te pluripartive ne Shqiperi.Miti i tyrebashke me parate ja kalon edhe diktatoritEnver Hoxha.
    Pa shperfilljen dhe denimin tone,dhe me perkrahjen e nderkombetareve nuk mund te largojme ata te dy por dhe shume te tjere me te padukshem(ata qe ne shume raste levizin uret e zjarrit.)Perendia-perendia por duhen dhe duart e mija te ike hoxha nga xhamia.

    Reply
  • Krist says:
    June 14, 2022 at 5:04 pm

    Sa i mencem ky Minxhozi,a? Po ai miku tjeter,qe benin,sikur kundershtonin njeri tjetrin,te nxitur,prej Sokol qorrit,pse nuk ka dale me,apo ka shu edhe ai jasht vendit? Ai ishte me ,me kembe ne toke,e nuk fluturonte me pras ne by….,si dy te tjeret .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  2. 666 on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Bureto on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. Joyce on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. Anonymous on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?