Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “E ke lënë grupin e PD dobët”, Duma i kthehet Ballës: Po gënjen, ju po thoni që SPAK ka luajtur mendsh?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > “E ke lënë grupin e PD dobët”, Duma i kthehet Ballës: Po gënjen, ju po thoni që SPAK ka luajtur mendsh?
Politike

“E ke lënë grupin e PD dobët”, Duma i kthehet Ballës: Po gënjen, ju po thoni që SPAK ka luajtur mendsh?

Published: March 10, 2026
Shpërndaje

Partia Socialiste refuzoi dje kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut.

Në një lidhje për “Top Story” me Grida Dumën, Taulant Balla tha se vendimi i PS ishte i duhur pasi çdo person prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Sipas Ballës, vepra penale për të cilën akuzohet Balluku mund edhe të mos përfundojë me dënim me burg. Kreu i grupit të PS u “përplas” edhe me moderatoren Grida Duma gjatë narrativës së tij.

- Publicitet -

Duma e pyeti Ballën nëse dështoi reforma në drejtësi, ndërsa socialisti u përgjigj se vendimi nuk e prek hetimin nga SPAK.

Pjesë nga diskutimi në “Top Story”

Balla: Dëshira e shumë njerëzve është që reforma në drejtësi të dështojë, por shumica, mes tyre edhe PS, duan që reforma të thellojë suksesin e vet. Ajo që kemi bërë publike sot është një vendim i duhur, në momentin e duhur sa i përket respektimit të normës kushtetuese. Zonja Duma, në Republikën e Shqipërisë nuk ka imunitet për askënd. Jemi ndër të pakta vende që e kemi këtë, duhet ta themi që vendet anëtare të BE, në pjesën më të madhe.

Duma: Po fyen inteligjencën.

Balla: Nuk ofendoj inteligjencën e askujt. Kam respekt për ju si gazetare…

Duma: Po gënjen përtej masës së politikanit normal.

Balla: Nuk ka imunitet për politikanët, për deputetët.

Duma: E çfarë votuat ju, kush e mbron nga arresti zonjën Balluku?

Balla: Mos përfito nga rasti që je nga studio.

Duma: Të kishe ardhur, e kishe ftesën.

Balla: A mund ta vazhdoj arsyetimin? Duhet sqaruar ky moment. Para 3-4 ditësh në parlamentin çek u votua një kërkesë për heqjen e imunitetit të kryeministrit për hetim. Mund të hetohet vetëm nëse nuk do zgjidhet përsëri. Në rastin e koleges Balluku, hetimi nuk preket nga mosdhënia e autorizimit.

Duma: Nuk keni trajtuar sot këtë, keni trajtuar a do t’i jepni të drejtën SPAK.

Balla: Unë po të sqaroj. Më kishte marrë malli të të kisha përballë se e ke lënë dobët grupin.

Duma: Unë jam individi që kam përgjegjësinë për një audiencë më të madhe.

Balla: PS, mos ia qaj hallin ti.

Duma: Mos u shqetëso që po të them do mbash përgjegjësinë.

Balla: Akuza për të cilën, në fund të një procesi, nuk është vepër penale që mund të dënohesh me burg, mund të dënohesh edhe në forma të tjera. Ka një praktikë të konsoliduar në të gjitha rastet. Nuk e di çfarë ka ndodhur, pse SPAK ka kërkuar autorizim për arrestin.

Duma: Këtë leje po diskutojmë.

Balla: Prokuroria është në të drejtën e vet të bëjë hetimin dhe vlerësojmë që kjo kërkesë nuk është bazuar në prova që Balluku po prish prova. Nuk ka asnjë rrezik që mund të arratiset, ka treguar korrektësi dhe mbi të gjitha ajo që kemi thënë sot është i njëjti mesazh që kemi thënë gjithmonë. Balluku betejën do e bëjë vetë me avokatët e vet. Pse PS po mban qëndrim ndryshe? Është hera e parë që gjendemi para një vendimi të tillë për një vepër që mund të mos dënohet me arrest. Akuza duhet të hetohet, por nuk përbën një akuzë të rëndë.

Duma: Pra a mund të thuhet që SPAK ka luajtur mendsh?

Balla: Akuza është për shkelje të barazisë në tendera, për të gjithë të tjerët nuk ka pasur masë paraprake arrest me burg pa pasur vendim gjykate. Kuvendi është në të drejtën e vet që të enjten të mos e japë autorizimin.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?