Një pyetje që i bëri një gazetare nga Rumania në lidhje me projektin e Zvërnecit acaroi kryeministrin Edi Rama, i cili iu drejtua me fjalët se gënjeshtrat i kanë bllokuar trurin.
Gazetarja e pyeti nëse projekti ishte pezulluar apo anuluar, pasi sipas tij, kryeministri tha në fillim të fjalës së tij se ishte anuluar.
Por Rama reagoi ashpër duke i thënë se ka ardhur në Shqipëri me kokën plot me gënjeshtra, dhe se asgjë nuk kalon përmes trurit të saj.
Gazetarja: Na ndihmoni të sqarojmë disa gjëra. Kemi dy projekte të ishullit të Sazanit dhe në bregdet.
Rama: Nuk kemi dy projekte, por dy vend zhvillimi. Jo jo jo sepse fjalëët sot janë të rëndësishme.
Gazetarja: Kemi dy vendndodhje. Në bregdet projekti është anuluar. pezulluar. Ju thatë në fillim kemi regjistrimin që është anuluar.
Gazetarja: E thatë në fillim që është anuluar.
Rama: Nuk thashë asnjëherë që është anuluar, asgjë nuk është anuluar sepse nuk ka pasur kurrë një projekt për tu anuluar. Nuk është në rregull sepse vini këtu me kokën të mbushur plot me gënjeshtra që ju kanë bllokuar trurin dhe asgjë nuk kalon përmes tij.
Gazetarja: Trurin e kam shumë në rregull. Ju thatë që është anuluar.
Rama: Trurin e keni në rregull, problemi është sa i hapur është për faktet. Nuk e pranoj. Nëse të gjithë tjonë se e kam thënë se e kemi anuluar projektin, atëherë kemi një problem. Na duhet që të shohim regjistrimin. Nuk vazhdoj. Ndjesë. Më thoni diçka që nuk ka thënë kurrë sepse kemi ardhur e bindur që ka një projekt që është anuluar.
Ajo tha që unë thashë se projekti është anuluar, talleni me mua apo cfarë. Seriozisht e keni? Këto janë gjërat pse e keni të gjithë këtë mjegull, se ka thënë këtë se nuk ka pasur asnjëherë projekt. Është dicka për të cilën po punohet. Cfarë ka diçka të vështirë për tu kuptuar këtu apo nuk është tërheqëse?
Kryeministri Rama ndërkohë, u përplas edhe me një gazetare të Balkan Insight.
Gazetarja: Ju thatë që nuk ka një projekt, por përse u ngrit ky gardhi rrethuar në plazhin për të cilin flasim, pasi Rrjeti Ballkanin i Investigimit thotë e rrjeti i investimit ka një kompani që ka leje për të ndërtuar?
Rama: Balkan Insight po gënjen. Nuk ka të bëjë me kush thotë çfarë por kush provon çfarë. Nuk jam këtu për të thënë gënjeshtra. Nëse dikush ka një leje ndërtimit ta tregojë. Nëse më pyesni dhe nëse jeni të interesuar ju them që ka një proces. Ka një kompani, sigurisht që ka një kompani. Nëse ka një kompani nuk do të thotë se ka një projekt.
Ka një shprehej interesi. Është një pronë private për ta bërë shumë të qartë. Kaq shqetësues kur kalon nëpër të gjithë zinxhirë postimesh, dhe sheh gjëra kaq të pasakta dhe që janë kaq neveritëse. Nëse nuk do isha në këtë pozicion, do më neveritej që qeveria ime po shet një ishull pa më treguar asfare dhe pse do ndodh. Do ndjesha i neveritur. E para. E dyta, Zvërnecin dhe ishulli janë dy projekte të ndryshme.
Çfarë do me thënë që gjithë kohës publikohet ripostohet ishulli protestuesit për të krijuar diçka. Që është krejtësisht e neveritshme. Po ta shohësh nga këndvështrimi i dikujt jo në Shqipëri, dhe ta publikosh Shqipërinë si një republikë bananesh ku vendi i shitet oligarkëve. Nëse kjo është e vërtetë, është e neveritshme. Kjo është pyetja ime.
Njihja një vend ku privatët nuk lejoh3eshin nuk lejoheshin të ishin privat. E luftova kundër dhe falë Zotit fituam. Është gardhi, çdo privat në këtë vend ka të drejtën të kërkojë lejen të vendosë gardh në pronën e tij. Të luftosh kundër gardheve të pronave private ça do thotë kjo. Dhe kur ka një proces të tillë, kur ka një marrje e dhënie për një projekt. Kemi protokolle që vërtetojnë të kundërtën. Se ky vend funksionon si vend europian.
Protokolle ku provohet se investuesve u janë thënë shumë gjëra për cenueshmërinë e zonës, për parametra, dendësinë, çfarë mendoni. Çfarë mendoni? Nuk po ju drejtohem juve personalisht. Çfarë do të thotë kjo? Si ta gjej mënyrën për të gjetur të vërtetën? Nuk kishte të bënte më me mjedisin, por kishte të bënte me një ndjenjë, që është koha jonë të marrim në dorën tonë. Jam këtu për të folur për projektin, mjedisin, parametrat. Për të treguar çdo gjë lidhur me ligjin për mjedisin. Lidhur me një informacion krejt të pavërtetë që në ndryshuam ligjin për këtë projekt. E pavërtetë. Si provohet fakti në këtë botë? Përgjigja ishte jo, ne nuk flasim, nuk dëgjojmë.
Gazetarja: Ju thatë nuk ka të bëjë me mjedisin por fola me njerëz në rrugë dje..
Rama: Dëgjoni ajo çfarë keni bërë në rrugë nuk është në interes për mua, po më pyesni mua. Nuk jam në rrugë. Nuk jam dikush që nuk mbaj përgjegjësi kur flet. Përfaqësoj njerëzit që më kanë zgjedhur. Duhet të jem i vërtetë, duhet të nxjerr fakte. A keni fakte se çfarë po flas nuk është e vërtetë?
j.l./ dita
