Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mediat ndërkombëtare i drejtohen SPAK për Sazanin dhe Zvërnecin, kërkojnë dosjen e Artur Shehut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Mediat ndërkombëtare i drejtohen SPAK për Sazanin dhe Zvërnecin, kërkojnë dosjen e Artur Shehut
AktualitetKronike

Mediat ndërkombëtare i drejtohen SPAK për Sazanin dhe Zvërnecin, kërkojnë dosjen e Artur Shehut

Published: November 27, 2026
Shpërndaje

The Atlantic, Le Monde, Channel 5 News dhe Le Figaro kanë kërkuar informacion dhe intervista nga SPAK lidhur me hetimet për transaksionet e pronave në Zvërnec dhe projektet luksoze në Sazan. Prokuroria e Posaçme u është përgjigjur kërkesave, bën me dije gazetarja  Anila Hoxha, duke argumentuar se hetimet janë në fazën paraprake dhe se veprimet hetimore përbëjnë sekret hetimor.

Në kërkesën drejtuar SPAK, revista The Atlantic bën me dije se po përgatit një artikull që prek zhvillimet e planifikuara luksoze në Zvërnec dhe në ishullin e Sazanit. Gazetari ka kërkuar mundësinë për të zhvilluar një intervistë me një prokuror të SPAK, për të diskutuar mbi punën e institucionit, prioritetet e tij dhe përpjekjet për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

Përgjigjja e SPAK ka qenë se, për shkak të ngarkesës aktuale dhe angazhimeve institucionale, nuk ishte e mundur të organizohej një intervistë në atë moment.

- Publicitet -

Ndërkohë, gazeta Le Monde ka kërkuar një takim me një prokuror të ngarkuar me hetimin e pronave në zonën e Zvërnecit, me qëllim marrjen e informacionit mbi çështjen.

Në përgjigjen e saj, SPAK ka sqaruar se çështja ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe se, bazuar në nenet 103 dhe 279 të Kodit të Procedurës Penale, veprimet hetimore dhe rezultatet e tyre përbëjnë sekret hetimor.

“Përveç informacionit që është publikuar në njoftimin për shtyp, SPAK nuk ka asgjë tjetër për të shtuar në këtë fazë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Edhe televizioni britanik Channel 5 News i është drejtuar SPAK me një kërkesë zyrtare për informacion, duke kërkuar një kopje të redaktuar të aktakuzës prej 200 faqesh dhe vendimeve për sekuestrimin e pasurive, të nxjerra në qershor 2026, në lidhje me shtetasin A.Sh. Në kërkesën e tij, televizioni argumenton se kërkon dokumente të anonimizuara ose të redaktuara, të cilat mund të bëhen publike në përputhje me ligjin shqiptar për të drejtën e informimit, duke marrë parasysh kufizimet që lidhen me sekretin hetimor.

Por edhe në këtë rast, SPAK ka refuzuar të japë informacion shtesë, duke iu referuar konfidencialitetit që shoqëron hetimet në fazën paraprake.

Një kërkesë të ngjashme ka paraqitur edhe gazeta franceze Le Figaro, e cila ka kërkuar të informohet nëse ka zhvillime të reja në hetimet për transaksionet e tokave në Zvërnec dhe nëse ndonjë informacion tjetër mund të bëhet publik. Gazeta ka kërkuar gjithashtu mundësinë e një bisede të shkurtër me një përfaqësues të SPAK, qoftë edhe jashtë regjistrimit zyrtar.

Përgjigjja e SPAK ka qenë e njëjtë, për sa kohë hetimet ndodhen në fazën paraprake, nuk mund të bëhen publike detaje të tjera për çështjen.

Në të gjitha përgjigjet për kërkesat që lidhen me hetimet, SPAK u është referuar informacioneve të bëra publike përmes një njoftimi për shtyp të datës 12 qershor 2026.

Bëhet fjalë për njoftimin me titull: “SPAK godet një rrjet të dyshuar ndërkombëtar të trafikimit të kokainës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale; lëshohen urdhër-arreste dhe sekuestro mbi pasuri të shumta”, ku Prokuroria bëri publike operacionin dhe masat e marra ndaj personave dhe pasurive të përfshira në hetim. / TopChannel

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Komisionerja për Zgjerimin lidh shqetësimet e protestuesve me negociatat e anëtarësimit në BE
  • Prokuroria i përcaktoi Jakup Krasniqit 16 kushte ekstreme për të vizituar gruan e sëmurë
  • Mediat ndërkombëtare i drejtohen SPAK për Sazanin dhe Zvërnecin, kërkojnë dosjen e Artur Shehut
  • “Të japim lekë ta heqim nga SPAK-u”, përgjimet e Sky ECC zbardhin bisedat për rrëmbimin e Jan Prengës
  • Ismail Qemali, i përjetësuar në Këngën e Vallen e Vranishtit dhe Labërisë

Komentet e Fundit

  1. demo on Kësti i katërt të BE-së, Marta Kos: Shqipëria do të marrë 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes
  2. Mehmet Metaj on Gjuha u bë shteti, përpara se ai të vinte në 1912
  3. ali baba me 40 hajdutet on VIDEO: Përgatitje në vigjilje të protestës së 28 Nëntorit? Struktura të ngjashme me çadra kampingu, pranë Kryeministrisë
  4. Detari on Kësti i katërt të BE-së, Marta Kos: Shqipëria do të marrë 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes
  5. Đerzelez Alija on “Më ndjekin dhe spiunojnë edhe në kafe”, Spiropali: Ka deputetë që kanë frikë të dalin nga shtëpia

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?