Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E kishte quajtur “komunist të çmendur” Trump shtrëngon duart me Mamdanin: Është shumë i zgjuar, do ta ndihmojmë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > E kishte quajtur “komunist të çmendur” Trump shtrëngon duart me Mamdanin: Është shumë i zgjuar, do ta ndihmojmë
Aktualitet

E kishte quajtur “komunist të çmendur” Trump shtrëngon duart me Mamdanin: Është shumë i zgjuar, do ta ndihmojmë

Published: November 22, 2025
Shpërndaje

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe kryebashkiaku i zgjedhur i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, dolën nga takimi i tyre të premten me një aleancë të pazakontë, duke rënë dakord të bashkëpunojnë për çështjet që prekin drejtpërdrejt punëtorët dhe shtresat me të ardhura të ulëta: Strehimin, çmimet e ushqimeve dhe koston e jetesës.

“Ramë dakord për shumë më tepër sesa mendoja”, tha Trump nga Zyra Ovale, teksa disa herë e mbrojti Mamdanin nga pyetjet e ashpra të gazetarëve.

Takimi, pritej të ishte i tensionuar për shkak të muajve të retorikës së ashpër ku Trump e etiketonte Mamdanin si një “komunist të çmendur” përfundoi me tone miqësore, komplimente dhe zotime për bashkëpunim mes presidentit republikan dhe socialistit demokrat që fitoi bindshëm zgjedhjet e nëntorit me mbi 50% të votave.

- Publicitet -

“Kam shumë besim se ai mund të bëjë një punë shumë të mirë”, tha Trump pas takimit. “S’ka rëndësi partia, s’ka rëndësi asgjë tjetër. Ne do ta ndihmojmë për ta bërë Nju Jorkun një vend më të fortë dhe më të sigurt”, tha ai.

Trump e përgëzoi Mamdanin për fitoren, duke e quajtur “një garë të jashtëzakonshme kundër njerëzve shumë të zgjuar”. Të dy shtrënguan duart, ndërsa presidenti vuri në dukje se Mamdani mund të surprizojë si konservatorët ashtu edhe liberalët.

Për Mamdanin, takimi ishte një konfirmim i strategjisë së tij për të zhvendosur debatin nga ideologjia tek ekonomia. Ai e quajti takimin “produktiv” dhe të fokusuar te “dashuria dhe admirimi i ndërsjellë për qytetin e Nju Jorkut”.

“Folëm për qiratë, për çmimet e ushqimeve, për faturat, për të gjitha mënyrat se si njerëzit po e shtyjnë jetën aty jashtë”, tha ai pas takimit. Trump shtoi se kishin “shumë ide të përbashkëta” për uljen e kriminalitetit dhe ndërtimin e banesave.

Ky ishte takimi i parë ballë për ballë mes presidentit republikan dhe politikanit të majtë, i cili deri para pak muajsh ishte deputet i Asamblesë së Shtetit. Për Mamdanin, takimi ishte edhe testi i parë i aftësisë së tij për të negociuar me një president që kontrollon burime federale jetike për qytetin.

Megjithëse Trump kishte kërcënuar më herët se do t’i hiqte fondet Nju Jorkut, ai së fundmi është treguar më i butë, duke thënë se “do të donte që kryebashkiaku i ri të bënte punë të mira”.

Megjithatë, tensionet në prapaskenë ishin të dukshme. Para takimit, zyrtarët e Imigracionit sugjeruan se do të rritnin operacionet në qytet, ndërsa disa republikanë të linjës së ashpër edhe vunë në dyshim nëse Mamdani ishte me të vërtetë nënshtetas amerikan, pavarësisht se është natyralizuar në vitin 2018.

Mamdani e kaloi të enjten duke u përgatitur për takimin, duke biseduar me guvernatoren Kathy Hochul, senatorin Chuck Schumer, kreun e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries dhe aktivistin Al Sharpton, si dhe me biznesmenin Robert Wolf.

I pyetur nëse kishte frikë nga një trajtim armiqësor si ai që mori presidenti ukrainas Zelensky në një takim të mëparshëm me Trump, Mamdani u përgjigj se ishte i gatshëm të “mbronte çdo ditë interesat e qytetarëve të Nju Jorkut”.

Kryebashkiaku i zgjedhur e ka ndërtuar platformën e tij mbi uljen e kostos së jetesës, duke premtuar autobusë publikë falas, dyqane ushqimore të administruara nga Bashkia, ngrirje qirash për më shumë se 1 milion banesa të stabilizuara dhe programin e parë të kujdesit universal për fëmijët.

Shtëpia e Bardhë nga ana e saj e paraqiti takimin si shembull të gatishmërisë së Trump për të bashkëpunuar përtej ndasive politike.

Trump gjithmonë e ka pasur mbështetjen e ulët në Nju Jork, vetëm 27% sipas exit-polleve të CNN.

m.a. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    November 22, 2025 at 9:21 am

    Do ju vere callmen o Trap!
    Callma islamikut eshte si gjylja me zinxhiret e burgut,qe te ngecin ne vend.Rreziku Islamik per perendimin tolerant eshte si rreziku komunist ne 50 en. Formo Komisionin Mccarthy kunder islamikeve,se do marresh popullin amerikan ne qafe.Do ju katandisin si Afganistani.me perce me ferexhe,me mjekra me brekushe.Ate kullen Trump do ta bejne xhami.
    Keshtu fillon e keqja si me lezet,si hoby,si mode,sa t`ju vene ganxhen ne hunde si devese dhe do t`ju terheqin si skllever per hunde Harabiket,se e kane Zanat te lashte.

    Reply
  • Vl says:
    November 22, 2025 at 11:43 am

    I doli boja keti rq Tramp me keto presione dhe mbas ca muajsh e kthen si kurvat.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
  • Curaçao merr pikën e parë në një Botëror, barazon pa gola me Ekuadorin dhe i jep Gjermanisë vendin e parë në grup
  • Atleti: Më hoqën nga puna dhe nuk më njihen titujt sepse dola në protestë
  • Vrau fqinjin pas një konflikti të çastit, arrestohet 25-vjeçari në Rrogozhinë
  • Rinisin bisedimet SHBA-Iran, negociatorët shkojnë në Zvicër për bisedime

Komentet e Fundit

  1. Dudumi on Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  2. lola on Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  3. titi on “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  4. Dudumi on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Anonymous on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?