Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Përgjues në trup në takimet me dhjetoristët”, teksti i e-mailit nga SHBA që u dërgua në Tiranë për Ilir Metën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Përgjues në trup në takimet me dhjetoristët”, teksti i e-mailit nga SHBA që u dërgua në Tiranë për Ilir Metën
Lajmi i funditPolitike

“Përgjues në trup në takimet me dhjetoristët”, teksti i e-mailit nga SHBA që u dërgua në Tiranë për Ilir Metën

Published: 8 Dhjetor, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Më 24 korrik ditën që Ilir Meta shënonte ditën e fundit në Presidencë, në adresën elektronike të Autoriteti të Dosjeve mbërrin një e-mail nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E-maili informonte institucionin se personi Ilir Rexhep Meta ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Ngjarja krijoi një debat të madh, ku vetë ish-presidenti e mohoi ndërsa akuzoi Ramën se po inskenon një trillim kundër tij.

Rama iu përgjigj me një letër të gjatë Metës ku theksonte se si e promovoi Ilir Meta te Dosjet Genta Sulën, që sot e quan patronazhiste

- Publicitet -

E-maili, i publikuar sot nga Vox News, e që trazoi fort ujërat e politikës shqiptare, pasoi me një shkresë nga Autoriteti Dosjeve drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, në të cilën kërkohet të ndryshohet ligji për verifikimin e figurave politike të verifikuara një herë nga komisionet e mëparshme, duke iu referuar këtu zyrtarit të lartë, ish presidentit Ilir Meta.

Autori i e-mailit i cili flet me detaje, thotë se Ilir Meta në bashkëpunim me Sali Berishën tentoi të zhdukte dosjen e tij, por “një dorë e “mistershme” e shpëtoi atë nga djegia e plotë”.

Teksti i emailit:

Washington DC 24 korrik 2022

I nderuar Autoritet i Dosjeve! Denoncojmë se kemi dijeni se dosja e sigurimit të xhambazit Ilir Rexhep META nuk është zhdukur e gjitha. Me ndihmën e Sali Ram BERISHES (i cili zhduku me bekimin e Ramiz ALISE dosjen e gruas së tij serbe) dhjetoristi i infiltruar Ilir META zhduku dosjen e tij. Këtë ti Autoritet i nderuar mund ta vërtetosh, nëse nuk je komplet i kapur nga Katovica dhe nga paratë e zeza të Ilir Floririt.

Në dimë që ky kameleon i të gjitha kohërave dhe zullumeve ja ka marrë Edvin Kristaq Ramës në marrëveshjen e koalicionit, kompetencën për të zgjedhjet e Autoritetit të Dosjeve. Mbase Edvini e ka ditur nga amerikanët faktin e dosjes së zhdukur me kohë prandaj nuk e ka çarë kokën… (po amerikanët askujt nuk ja thonë të tëra dhe kush s’di këtë s’di nga lidhet gomari i politikës).

Vetëm për të kontrolluar ty i nderuar Autoritet, Like Floriri kishte infiltruar në grupin e deputetëve të Rilindjes shokun Spartak Braho, dora e zezë e hetuesisë komuniste që çoi në botën tjetër Dritan Priftin. Megjithëse e kishte zhdukur dosjen, Ilir donte të kishte kontroll të plotë mbi çdo lëvizje brenda Autoritetit. Ky është një fenomen i njohur në botën e krimit. Krimineli nuk e harron kurrë vendin e krimit.

Po ja që një dorë e “mistershme” paska shpëtuar nga djegia e dosjes atë që duhet për ta demaskuar përgjithmonë këtë turp të Shqipërisë. Nuk u duhet të mundoheni shumë i nderuar Autoritet! Mjafton të drejtoheni në raftin e duhur ku keni të shkretin Filip Talo viktima e shokut të shkollës Ilir Meta! Aty do të gjeni si studenti i Ekonomikut, spiuni i dhjetorit, Ilir Meta pajisej nga Sigurimi i Shtetit me përgjues në trup për të marrë në qafë shokët e tij.

Ne ju japim vetëm 24 orë për të zbatuar ligjin dhe për të mbrojtur dinjitetin e Autoritetit të Dosjeve!

Tregojani shqiptarëve të vërtetën mbi kryexhambazin Ilir Rexhep Meta ose do të turpëroheni botërisht. Tani që iku nga Presidenca nuk ju bllokon dot me ndonjë nga ato makinacionet e tij prej sigurimsi të rrahur me vajin e korrupsionit dhe me uthullën e krimit.

Nëse pastaj ti Autoritet je i kapur për fyti nga Like Floriri siç u kap Shqipëria 30 vjet, shqiptarët do të gjykojnë vetë kur ne të bëjmë punën që ligji e kërkon nga juve. Në pritje. Numërimi filloi.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Komente
  • Fat man thotë:
    2 Gusht, 2022 te 4:12 pm

    Ky e-mail nga USA mos eshte derguar pak si “shpejt “ ne kohe?
    Pasi Likja me shume ish spiune te tjere e shkerdhyen Shqiperine dhe shqiptaret per 32 vjet jane mbrojtur nga te gjitha qeverite Amerikane pasi u sherbyen dhe i shtrydhet si limon na dilni si burra te mire sot.

    Përgjigjiuni
    • Mali thotë:
      2 Gusht, 2022 te 7:40 pm

      SHKOI DHE ILIRI
      ASHTU SI SALIU
      SHPETOI NGA SIKLETI
      SERISH RAME ZIU

      NUK E KA PROBLEM
      DOREN JA KA MARRE
      KUSH RRUGEN I ZE
      I VE NJE SAMAR

      BENIAMIN I SORRES
      VELLA I VUCICIT
      KOMB PRISHES I LIG
      SOZIA E HICIT

      SI U BE KJO PUNE
      KUSH NGJITET NE FRON
      VETEM ME PERDHUNE
      ATE E LESHON

      Përgjigjiuni
      • Mario thotë:
        2 Gusht, 2022 te 8:43 pm

        Ah po, se faji i Rames eshte qe keta dy mostrat, Saliu me Meten ishin te dy spiuna sigurimi dhe kane shkaterruar edhe jete njerzish per karrieren e tyre. Mos te flasim per ato qe kane bere keto 30 vjet. Megjithate une mendoj qe kete ia kane nxjerr vete Amerikanet qe i kane gjetur nje pjese te dosies qe nuk ka mundur ta shkaterroj krejt.

        Përgjigjiuni
      • tony thotë:
        3 Gusht, 2022 te 2:34 am

        Mali mali o koke kali
        Merr nje brisk dhe prife mire
        Rruaja Rames lart e poshte
        Ferkoja mire se mos tja lendosh
        Kur te kesh pastruar mire
        Futi dhe nje llape me te lepire
        E more vesh o bith qire

        Përgjigjiuni
  • raul thotë:
    2 Gusht, 2022 te 5:05 pm

    Prandaj Agush Habib Burgiba ngrifet si gjeli maje plehut dhe ka filluar te beje deklarata se do te permbyse boten , a thua se ka ardhur nga nje planet tjeter. Ik mor hunderr i neveritur i urryer nga 3 milione shqiptare bashke me Nafije dybekun e leshitlikes, qe urrehet nga gjithe shqiptaret brenda dhe jashte atdheut per cizmeparticken e ministrave dhe drejtoreve superhajdute te leshelise te gjithe te pandehur. Ju meritoni ndeshkimin shembullor nga drejtesia e cila vonon por nuk harron.

    Përgjigjiuni
    • E verteta thotë:
      4 Gusht, 2022 te 9:30 pm

      O legen po sikur te dali edhe rama non grata mbas 10 vjetesh ca do thuash o bitth qire

      Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    2 Gusht, 2022 te 5:06 pm

    S`me duket si AMERIKAN ky e maill.
    Si ne stilin e letrave poshte deres te Jovan Bregut me duket.
    Kur e ka marre nenshtetesine Amerikane Jovan Bregu?

    Përgjigjiuni
  • mali thotë:
    2 Gusht, 2022 te 6:00 pm

    Ne pleqte qe luajme domino ne park keto lajme duam, te ketij lloji se jane te pasura me fantazi.Edhe kreret e spiunazhit nuk e dine se c’fare ndodh nga zyrate tyre.demo ka te drejte.

    Përgjigjiuni
    • Ilirjan thotë:
      2 Gusht, 2022 te 7:21 pm

      Hahaha… mungon vetem nenshkrimi :”Miku juaj qe ju do te miren”… ha ha ha

      Përgjigjiuni
    • TEMO thotë:
      3 Gusht, 2022 te 8:09 am

      SKANDAL:I.Meta nuk po kërkon pastrimin e dosjes së tij në Autoritetin e dosjeve,por del çdo ditë në konferenca shtypi me medjet e Saliut 98 % duke i bërë karshillëk Kuvëndit,Autoritetit,SPAK i tredhur nga Sb 92,SHBA,BE.
      -Mos nxjerrja e ligjit nga KUVËNDI sipas kërkesës së autoritetit për hedhjen poshtë të komisionit Bezhani-Mezini 95,97..tregon se Deputetve u intereson më shumë plagosja në RËRË se sa SIGURIA KOMBËTARE.
      -Ju siguroi se Sb & IM nuk flën gjumë ose të shkojnë në vilat e Gj.Lalzit.Kjo situatë është JETË A VDEKJE PËR TË 2.Pasi në 32 vite kan ushqyerë njëri-tjetrin me qumësht DALLANDYSHE në dëm të popullit.
      Për situatën aktuale Kuvëndi dhe Qeveria duhet të jenë në punë.Pasi siç thot çopulli..Ujit flë armiku nuk flë..!

      Përgjigjiuni
  • Prifti i varfer katolik thotë:
    2 Gusht, 2022 te 6:10 pm

    Email anonimi,por ne emer te me shume se nje personi.Thote…”ne…,Jo …”une…”,Pra flet ne shumes.Autoret nuk fshihej “me letra si te…”Por paralajmerojne,Duke dhene kohe per autoritetin e dosjeve qe te beje detyren konform ligjit. Shoh qe kuvendi eshte Pak i shqetesuar per kete goditje qe po’ merr klasa e deritanishme politike,nderkohe qe shqetesimi duhet te ishte i madh.Sic duket,tre dite zgjuar dhe me pas harrohet,eshte parimit qe udheheq kuvendin.

    Përgjigjiuni
  • Babale-2 thotë:
    2 Gusht, 2022 te 6:16 pm

    E-mail qe vjen nga Amerika ?!?!
    Shkruar me qellim dezinformimi per shtresen e popullsies me inteligjence shume te ulet.
    Kur shkruan “vjen nga Amerika”, njeriu normal nenkupton Shtetin Amerikan, administraten e tije,
    Kur lexon e-mailin, kutpon menjehere qe eshte shkruar ne Tirane dhe eshte postuar (derguar elektronikisht) nga Amerika nepermjet dikujt qe ka marre persiper serialin “Babale-2”.
    Ka qene apo jo IM spiun, kjo nuk ka me asnje impakt ne jeten e shqiptareve. Une e konsideroj si nje metode per te terhequr vemendjen jashte temave qe vertete u interesojne shqiptareve, si psh korrupsionin galopant, …
    Me qe ra fjala, a u gjeten ato paret e vjedhura me Inceneratoret, apo jo ?
    A do denohet kush per kete megavjedhje, apo jo ?
    Keto jane gjera qe kane impakt ne jeten time, jo Like hajduti, as babasqapi i Vicidolit…ata jane “e shkuara”…

    Përgjigjiuni
    • Spak thotë:
      3 Gusht, 2022 te 7:04 am

      Babale-2 qenke! E shkuara eshte Saliu dhe Likja! Jo,keta jane e ardhmja ,rinia 80 vjecare, spiune dhe vrases!

      Përgjigjiuni
  • Ok thotë:
    2 Gusht, 2022 te 7:02 pm

    E rendesishme eshte te verifikohet iliri

    Përgjigjiuni
  • Piro thotë:
    2 Gusht, 2022 te 9:11 pm

    Edhe per pardesybardhet e tjere te Ramizit te dhenat per sherbimet e Sigurimit te Shtetit do te dalin pasi te kene dale ne pension e te kene gezuar pasurine qe i vodhen popullit ose post mortem.
    Asnje politikan nuk mund te justifikoje me rogen e shtetit pasurine qe ka sot. Pike.

    Përgjigjiuni
  • Igor thotë:
    3 Gusht, 2022 te 2:17 pm

    Cfare burash jane keta Amerikanet lajmerojne dokumente mq haq vonese ku mund te thuash se flasin mbas shpine,pse nuk lameruan kur kandidoj per president ?po i lane te lire qe te behen miljonera me parat e vjedhura te popullit pra ju qe ljmeroni tani jeni te njejtit kriminela sikur keta qe akuzohen tani,

    Përgjigjiuni
  • mali thotë:
    9 Dhjetor, 2024 te 2:19 pm

    Igor duhet te dish qe, atje ku Amerikes nuk I djeg bytha ,as can bythe.
    C’do popull t’i dale zot vetes.
    Na heq per hunde Saliu e Rama ,me iu lumte ketyre.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët
  • Humbja e thellë e PD në zgjedhje, Fredi Beleri kërkon dorëheqjen e Berishës: Duhet të mbajë përgjegjësi
  • Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë
  • Një telefonatë nga Tirana fut në “sherr” Melonin me Macronin
  • Protestë masive në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të vendosë vijat e kuqe!

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj në Manja dorëzon rekomandimet për drejtësinë, Dumani: Të përgjithshme e të pazbatueshme
  2. Ethem Lalaj në Manja dorëzon rekomandimet për drejtësinë, Dumani: Të përgjithshme e të pazbatueshme
  3. Devolli në Dosja ‘Partizani’, GJKKO jep vendimin: Berisha dhe Malltezi shkojnë në gjyq
  4. Dashi në Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju
  5. Zbatoni ligjin! në Manja dorëzon rekomandimet për drejtësinë, Dumani: Të përgjithshme e të pazbatueshme
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?