Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E mbijetuara rrëfen masakrën e të shoqit bukëpjekës: Nuk e tradhtoja, kamerat i vura unë se ngacmonte vajzën!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > E mbijetuara rrëfen masakrën e të shoqit bukëpjekës: Nuk e tradhtoja, kamerat i vura unë se ngacmonte vajzën!
AktualitetKronike

E mbijetuara rrëfen masakrën e të shoqit bukëpjekës: Nuk e tradhtoja, kamerat i vura unë se ngacmonte vajzën!

Published: May 12, 2023
Shpërndaje

Hetuesit italianë kanë marrë mëngjesin e kësaj të premteje dëshminë e Tefta Malajt, 39-vjeçares shqiptare e cila mbeti e plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj, Taulant Malaj. Ngjarja e rëndë ndodhi fundjavën që lamë pas në apartamentin ku jetonte familja shqiptare në Torremaggiore të Foggia-s, në Itali. 45-vjeçari vrau fqinjin e tij italian Massimo De Santis dhe vajzën e tij 16-vjeçare, duke i goditur barbarisht me thikë.

Tefta mori plagë të shumta dhe që prej asaj nate ndodhet në spital, ku dhe u mor në pyetje nga hetuesit italianë. Sipas asaj që raporton ANSA, ajo u ka treguar atyre se bashkëshorti ishte shumë posesiv dhe se ishte aq xheloz sa ia kishte ndaluar të kishte kontakte me njerëz të tjerë, apo të dilte nga shtëpia për të pirë një kafe me shoqet. Vitin e fundit, sipas dëshmisë së përcjellë nga agjencia italiane e lajmeve, sjellja e tij ishte përkeqësuar edhe më shumë, për lidhjen jashtëmartesore që ai dyshonte se gruaja kishte me 51-vjeçarin Massimo De Santis. Një lidhje që gruaja e ka mohuar në mënyrë kategorike, duke thënë se bëhej fjalë vetëm për një miqësi të thjeshtë.

Sa i përket armës së krimit, Tefta mësohet të jetë shprehur se nuk e kishte parë kurrë më parë në shtëpi atë thikë, e gjatë 18 centimetra, e që me gjasë 45-vjeçari e kishte siguruar kohë më parë. Tefta konfirmoi po ashtu të gjithë dinamikën e krimit të dyfishtë dhe plagosjes së saj, e cila është shfaqur edhe në videot e regjistruara nga kamerat e vendosura në shtëpi, por edhe nga vetë rrëfimi i burrit të saj. Sipas asaj që shkruan ANSA, hetuesit janë përqendruar në mënyrë të veçantë tek marrëdhënia mes bashkëshortëve.

- Publicitet -

Marrja në pyetje, që u zhvillua në repartin e kirurgjisë në spitalin e Foggia-s zgjati rreth 2 orë. E pranishme mësohet se ishte edhe e ëma e Teftës. Ndërkohë, kanë dalë edhe rezultatet e autopsisë. Kështu, Massimo De Santis u vra me 23 goditje me thikë, ndërsa 16-vjeçarja Jessica me 6 goditje në kraharor. 45-vjeçari Taulant Malaj vrau fillimisht fqinjin, i bindur se kishte një lidhje me bashkëshorten e tij. Më pas i mori jetën të bijës, gjatë kohës që kjo e fundit tentonte të mbronte të ëmën. Tefta Malaj po ashtu para hetuesve mësohet të jetë shprehur se kamerat në shtëpi, në dhomën e ndenjes dhe atë të gjumit, i kishte vendosur për të kontrolluar të shoqin, pasi kishte mësuar se ai ngacmonte seksualisht Jessica-n, kur ajo ishte 14-vjeçe. 39-vjeçarja vijon të jetë e shtruar në spital, ndërsa varrimi i vajzës së saj, ANSA shkruan se mund të mbahet në Shqipëri.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SPAK e kërkon për mega-aferën AKSHI, Ermal Beqiri arrestohet për spiunazh në Francë
  • Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  • Tragjike: Emigranti dibran humb jetën në det në ishullin grek
  • Zyrtarët e Bashkisë së Divjakës shpallen fajtorë për shkeljet në tendera
  • Avokatët e huaj takojnë Veliajn në Durrës, Ndreca: Në shtator, ankim në Strasburg

Komentet e Fundit

  1. Bravo Dita !!! on Pushteti që ndihet i kërcënuar, krijon armiq. Kur gjithçka tjetër dështon, kriminalizohet kritika
  2. K R on Pushteti që ndihet i kërcënuar, krijon armiq. Kur gjithçka tjetër dështon, kriminalizohet kritika
  3. K R on Pushteti që ndihet i kërcënuar, krijon armiq. Kur gjithçka tjetër dështon, kriminalizohet kritika
  4. K R on Pushteti që ndihet i kërcënuar, krijon armiq. Kur gjithçka tjetër dështon, kriminalizohet kritika
  5. Lana on Pushteti që ndihet i kërcënuar, krijon armiq. Kur gjithçka tjetër dështon, kriminalizohet kritika

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?