Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E pazakontë! I gjithë fshati në SPAK për një autokombajnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > E pazakontë! I gjithë fshati në SPAK për një autokombajnë
AktualitetKronike

E pazakontë! I gjithë fshati në SPAK për një autokombajnë

Published: June 22, 2022
Shpërndaje

240 banorë të fshatit Kozare të Kuçovës po marrin pjesë në një seancë të pazakontë gjyqësore për të dëshmuar bashkëfshatarin e tyre Bektash Shtëpenja që sipas Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka pasuri me të ardhura nga krimi.

Të gjithë banorët e fshatit do të dëshmojnë pro ose kundër Shtëpenjës në gjyqin që po zhvillohet sot. 120 prej tyre kanë deklaruar se kanë korrur bashkë grurin, por që nuk kanë pasur kurrë NIPT dhe paratë i kanë marrë pa faturë.

Bektashi ka plotësuar formularin e OFL për shtëpinë e tokën duke deklaruar se të ardhurat i ka nga autokombajna të cilën e punon prej vitit 1991 dhe nga viti 1980 ka qenë pjesë e kooperativës. Ai shton se këtë gjë ia dëshmon i gjithë fshati, gjë që nuk mund ta manipulojë dot.

- Publicitet -

Akuza

Prokuroria e Posaçme e ngritur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar akuzon Bektash Shtëpenjën se ka ngritur pasurinë me para të fituara nga trafiku i drogës së të birit. Pjesë e pasurisë është edhe një autokombajnë, me të cilën Shtëpënja korr barin. Por bashkë me të, grurin dhe barin e korrin edhe banorët e fshatit Kozare.

Një fshat i tërë është dërguar në SPAK, ku të gjithë po dëshmojnë sesi paguajnë me para në dorë për të korrur barin dhe grurin tek Bektash Shtëpenja, i cili duhet të bindë SPAK se pasurinë e ka ndërtuar duke korrur bar dhe jo me trafik droge.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • !!? says:
    June 22, 2022 at 3:09 pm

    Kujdes o fshatar budallenjë me këta autokombajnierët se

    ç’ bëjna ca marifete në barkun e autokombajnës dhe mjer ai ku autokombajna fillon punën e përditëshme, ngelet në barkun special të autokombajnës më tepër se një kujtal grur, elb apo tërshër por bëjnë hata me farën e jonxhës e tërfilit që ata i zbrazin në darkë kur mbarojnë punën në shtëpi Ja pse ata bëhen të pasur. Në fushatën e korrje shirjeve ata u vjedhin bujqëve me dhjetra apo ndoshta me qindra kv drith,

    dhe kjo është tmerr dhe vjedhje dinake, sistematike dhe me përmasa të frikshme e bujqëve fukarenjë, për ditë, çdo vit, dhe duhet të hetohet ku marifetçinjtë janë mekanikët që bëjnë remontin dhe modifikojnë barkun e autokombajnave.

    Nuk po hamëndësoj, por kur u fut autokombajna një ditë për t’më shir jonxhën e farës, pa bër as 20 m u bllokua dhe autokombajnieri ndaloj, zbriti dhe hapi barkun poshtë ku zbrazi më tepër se 1,5kv farë jonxhe, fqinji im që u bë për ndjes, që po priste radhën në skolinën e tij, tha me ironi “Të lumtë , paske goxha jonxhë, për 20 m 1 kv farë jonxhe”,

    ndërsa autokombanjeri që është burr i ndreçëm dhe militant i thekur i PS, mbasi hoqi një pjastër që qëndronte tërthor brënda në bark, mu afrua dhe më tha, “Aman mos i trego dikujt këtë që pe se do t’ më hapësh namin e keq se
    jam burr me namuz” që më kujtoj thënien etalon të burrit më të nderçëm në vënd “Nuk ka hajdut 2 m të gjatë moreee……..”. dhe

    unë kujdesem që kurr, kurr të mos jem i pari kur korr e shij sidomos farën e jonxhës e tërfilit, që të mos mbush me prodhimin tim barkun e kusarisë së autokombajnës, autokombanjeri që duam i epokës së demokracisë të xhvat pa ndjer dhe s’është nevoja të mbjellin fare, fare kanabis, policia të kontrolloj shtëpitë e autokombanjerve ose barqet speciale të autokombajnave dhe në qoftë se nuk do të vërtetohen fjalët e mija më varni te gjyryku që zbraz drithin në autokombajnën e parë që do të ndeshni, ata janë bërë miljonerë vetëm me këtë dobiçllëk teknik dhe duhet SPAK, prokurorët dhe policia ta shikoj në këtë prizëm dhe hetimi do të verifikoj një krim që ja kalon mbjelljes e kultivimit të kanabisit dhe është bër masiv në mënyrë të frikshme te të gjithë autokombajnierët që duam.

    Eh o fshatar i shkret, kush nuk po të vjeth, tregëtari që i mer kastravecat e Kozit të shkret me 10,0 lek /kg dhe vrapon në Tiranë të vjedh edhe blersin me çmimin e kusaris 140,0 L/kg, grumbulluesi dhe përpunuesi i qumshtit që ta mer me çmimin e kusarisë 40,0L/kg dhe mbasi i heq yndyrën, e paketon dhe vrapon të vjedh me babëzi blersin në Tiranë me çmimin e kusarisë 160,0 L/kg, tregëtari patronazhist i imputeve bujqësore , kryetari i PS në fshat që jo kur filloj lufta në Ukrainë, por mbas fitorjes plebishitare patronazhiste të 25 prillit, mabsi festoj me nja 200 të tjerë të sojit të tij në një super gosti të fitorjes në një lokal me shokun Braçe,

    të nesërmen shijoj fitoren duke rritur çmimin e ures nga 3600,0 L kuintalin në 12600,0L dhe u shiti bashkëfshatarëve një top plastmasi të skaduar që grisej vetë aty ku ku kishte qën palosur me 450,0 L/m pa pikë turpi duke thën që rronte 4 vjet kur nuk rroj as 4 muaj dhe mua më vodhi si horr i vërtet patronazhist i kryehorrit Edi Rama, 4500,0 L të rinjë dhe

    ç’ të them po na vjedhin të gjithë ne fshatarët e mjerë pensionistë me një këmb në varr që jemi të vetmit që nuk kemi emigruar ose nuk kemi vdekur akoma që mallkuar qofshin këta derra të pashpirt nga patronazhisti kombajnier dhe i imputeve bujqësore e grumbullues e përpunues qumshti deri tek kryehorri shpirt qen, luvgati fytyr sterrosur antipopull dhe antishqiptar, kryepatronazhisti Edi Rama.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve në vend
  • Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti, te kryeministri, deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?
  • Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  • Rama reagon pas videos nga Bazeli: Ishte ftesë private, s’e kam pirë ujin me lekët e shtetit
  • Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Një listë e kërkesave në shesh, nga presidenti, te kryeministri, deputetët dhe media: Kush dhe pse duhet të jetë kundër këtyre?
  2. Vlora 97 on Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  3. Horri i bulevardit on Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  4. demo on Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  5. Artan on Përtej Kushnerit dhe zogjve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?