Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E pazakontë në Lezhë, përmbytjet detyrojnë familjarët e të ndjerës të transportojnë trupin me zetor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > E pazakontë në Lezhë, përmbytjet detyrojnë familjarët e të ndjerës të transportojnë trupin me zetor
KronikeKryesore

E pazakontë në Lezhë, përmbytjet detyrojnë familjarët e të ndjerës të transportojnë trupin me zetor

Published: November 23, 2022
Shpërndaje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në Lezhë për shkak të përmbytjeve.

Një grua e moshuar ka ndërruar jetë, por për shkak të motit të keq, familjarët nuk kanë mundur ta përcjellin në banesën e fundit ditën e djeshme.

Kjo pasi rruga që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj në Njësinë Administrative Balldren është e bllokuar nga uji dhe nuk mund të kalohet me mjete të vogla.

- Publicitet -

Në këto kushte, familjaret kërkuan ndihmën e emergjencave për të përcjellë në varreza të ndjerën.

“Uji ka arritur në 70 cm dhe lëvizja është e pamundur. Në këto kushte ju bëmë kërkesë Emergjencave Civile të Bashkisë dhe menjëherë janë vënë në lëvizjë. Kanë ardhur mjetet e Ushtrisë dhe po ndërhyjnë për të kryer operacionin. Këtu situata është shumë e vështire nga përmbytjet, ku siç e shikoni e gjithë fusha është kthyer në liqen dhe shumë fëmije janë të izoluar”, thotë Ndue Gila familjar i së ndjerës.

Përballë kësaj situate, u desh ndërhyrja e mjeteve të Ushtrisë dhe traktorëve për të transportuar të ndjerën dhe familjaret e saj, për në rrugën kryesore që lidh Torovicën me Lezhën.

Është dashur që trupi i të ndjerës të futet në një mjet bujqësor dhe më pas të kalohet në mes të rrugës në arkivol dhe makinën e funeralit për t’u përcjellë në banesën e fundit.

Operacioni u drejtua nga prefekti i Lezhës Gjergj Prendi, i cili thotë se situata në tërësi është përmirësuar, por nuk mungojnë problematikat.

“Gjatë ditës së sotme, ka një përmirësim të situatës dhe rënie të nivelit të ujërave. Kemi vetëm 4 shtëpi me prezencë uji dhe 1300 hektarë tokë të përmbytura në Zadrimë dhe Torovicë. Të gjithë strukturat janë më terren, duke iu përgjigjur çdo problematike që kanë banoret e prekur nga përmbytja. Këtu në Torovicë jemi njoftuar për një rast vdekjeje dhe brenda një ore kemi sjellë forcat e Ushtrisë, të cilat po bëjnë transportimin e së ndjerës dhe familjarëve”, tha Prendi.

Sipas të dhënave zyrtare, në Lezhë ka prezencë uji në 4 banesa në Kakarriq, si dhe janë të përmbytura 1300 hektarë tokë bujqësore në Zadrimë dhe Torovicë. Gjithashtu, vijojnë të jenë të bllokuara rruga që lidh Blinishtin me superstradën Lezhë-Shkodër, si dhe disa akse rrugore në zonën e Torovicës.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 24, 2022 at 2:10 am

    Ku eshte shteti ? Mire per te gjallet qe nuk i ndihmon por as edhe per te vdekurit nuk gjendet kurrkund .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fundi i një epoke 25 vjeçare për një prej emisioneve më të njohura investigative në vend
  • VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  • VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  • CNN artikull për Alpet Shqiptare: Shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Evropës
  • Goditën shefin e Krimeve në Sarandë, 6 persona nën hetim nga Prokuroria

Komentet e Fundit

  1. Igor on Kulmin e arritëm në 1991, projeksioni i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100
  2. Boss on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  3. 1thundrak on Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë
  4. Tiranë on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  5. Anime Stars Tools on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?