Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E pazakontë në Montana, lundërza sulmon dhe plagos 3 gra në lumë, njëra rëndë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > E pazakontë në Montana, lundërza sulmon dhe plagos 3 gra në lumë, njëra rëndë
AktualitetBoteKuriozitetePikante

E pazakontë në Montana, lundërza sulmon dhe plagos 3 gra në lumë, njëra rëndë

Published: August 4, 2023
Shpërndaje

Tre gra u plagosën, ku njëra prej tyre në rrezik jete dhe u transportua me helikopter në spital, pasi një lundër (vidra) i sulmoi ndërsa ato notonin poshtë një lumi me kanoe. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:15, te “Ura Sappington” në Montana, rreth 75 milje në jug të kryeqytetit të shtetit Helena, sipas një deklarate të lëshuar nga Montana Fish, Wildlife & Parks të enjten pasdite.

Gratë thonë se vëzhguan një ose dy lundërza ndërsa notonin poshtë lumit, kur njëra prej tyre u afrua papritmas dhe sulmoi, duke bërë që gratë të iknin nga uji dhe vidra të notonte, thanë autoritetet.

“Gratë më pas thirrën 911 dhe disa agjenci u përgjigjën, duke përfshirë Montana Highway Patrol, Zyrën e Sherifit të Qarkut Jefferson, Ambulancën e Jefferson Valley dhe Montana Fish, Wildlife & Parks, Life Flight dhe një pronar lokal toke”, tha Montana FWP.

- Publicitet -

Një nga gratë u plagos aq rëndë sa u transportua me helikopter për trajtim urgjent pas sulmit të kafshëve, konfirmoi Montana FWP.  “Ndërsa sulmet nga lundërza janë të rralla, vidrat mund të jenë mbrojtëse për veten dhe të vegjlit e tyre, veçanërisht në distanca të afërta”, thanë autoritetet. “Ata lindin të vegjlit e tyre në prill dhe më vonë mund të shihen në ujë gjatë verës. Ato gjithashtu mund të jenë mbrojtëse ndaj burimeve ushqimore, veçanërisht kur ato burime janë të pakta”, theksohet më tej.

Montana FWP bëri dhe një paralajmërim përfundimtar për publikun: “Nëse sulmoheni nga një vidër, luftoni, largohuni dhe dilni nga uji dhe kërkoni kujdes mjekësor”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  • Pezullohen dy policë për publikimin e fotove të Agasit dhe Shpatarakut pas arrestimit
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?