Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E PLOTË / Është ‘personi A’ në dosjen amerikane, flet Agron Neza: E vërteta ime për Saliun, Ramën dhe paratë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > E PLOTË / Është ‘personi A’ në dosjen amerikane, flet Agron Neza: E vërteta ime për Saliun, Ramën dhe paratë
KronikeKryesore

E PLOTË / Është ‘personi A’ në dosjen amerikane, flet Agron Neza: E vërteta ime për Saliun, Ramën dhe paratë

Published: January 25, 2023
Shpërndaje

 

Agron Neza, qytetari shqiptaro-amerikan që përmendet në dosjen hetimore të ish-agjentit të FBI, Charles Mcgonigal, ka reaguar nga SHBA për akuzat në adresë të tij.

Neza thotë se paratë që i ka dhënë Mcgonigal janë dhënë për çështje personale dhe nuk lidhen me asnjë biznes apo aferë të kërkuar Ramës në Tiranë.

- Publicitet -

REAGIMI I TIJ NGA SHBA: 

Nuk kisha ndermend te merresha me Sali Ram Berishen dhe as me deklaratat e tij por po shof qe po e ben çorbë gjithë median dhe publikun shqiptar, e në të njejten kohë po mundohet të hedhë baltë.

Edhe në shtator të vitit të kaluar 2021 në një emision të drejtuar nga njëfarë Peka, emrit tim ju kushtua më shumë se 40 perqind e emisionit, duke sjellë një gazetar nga Kosova i quajtur Milaim Zeka, duke shpifur në mënyrën më të ulët pa asnjë etike njerezore, e aq më pak etikë gazetarie.

Desha të reagoj qe ateherë, pasi shumë miq të mi por edhe të Sali Berishes me thanë e ka nxit Saliu dhe ndonjë tjetër. Unë desha vetem t’i tregoj Milaimit dhe Saliut se Ali Ibër Neza një nga Themeluesit e Lidhjes së Prizrenit dhe zv.komandant i heroit Sylejman Vokshi, është xhaxhai i gjyshit tim.

Ali Ibra ka dy buste në nderim të figurës së tij; një në Gjakovë, ku në inagurim ka qenë edhe Saliu, dhe tjetrin në Tropojë, ku është edhe vendlindja e Saliut, por këtu nuk mori pjesë Saliu, për arsye qe ai i di vetë.

Babai im, Bajram Neza, që Saliu e kishte një nga miqtë më të afërt ka qenë një nga drejtuesit e Tropojes nga fillimi i viteve 70’ deri në 1987. Diku në 1983-’84 UDB-ja beri perpjekje per ta vrarë pikërisht për patriotizmin dhe dashurinë që kishte për Kosoven, të cilën nuk rrinte pa e përmend në çdo aktivitet.

Ndërsa unë, Agron Bajram Neza, i akuzuari nga Milaimi dhe Berisha kam punuar në vitet 1991-1992 në Drejtorinë e Zbulimit Shqiptar, në sektorin e Kosovës duke dhënë kontributin tim për çështjen e Kosovës. Njerëzit që kanë punuar me mua si në Shqipëri dhe në Kosove në ato vite, e dinë.

Tani po kthehem te ngjarjet e këtyre ditëve ku Sali Ram Berisha me çfarë flet, po me nxjerr që jam James Bondi shqiptar qe nuk paskam lënë gje pa bërë. Saliu është një shpifës ordiner që per interesat e tij politike dhe personale eshte gati të shpife mbi gjithshka dhe te shkojë edhe meëë tej shpifjes nëse mundet. Ai ka rekorde të errëta në lëmin e shpifjes.

Po sqaroj gazetarët, opinionistët, analistët dhe shqiptarët tanë të dashur kudo që janë (dhe ky do të jetë reagimi im i fundit) se:

Me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, jam prezantuar diku në vjeshtën e vitit 2017, nepermjet mikut tim Charles Mcgonigal ish- Drejtor i Zyres së Kundërspiunazhit të FBI-se për NY, në Zyrën e Kryeministrit, takim që zgjati ndoshta më pak se dy minuta.

Pas ketij takimi jam takuar dhe disa here te tjera dhe në keto takime ka patur edhe njerez të tjerë. Nuk mund të them qe KM i Shqiperise eshte miku im e as une miku i tij perveçse një i njohur. Asnjehere me kryeministrin Rama nuk kam biseduar çështje biznesi dhe as parash e gjithashtu mund të them të njëjtën gjë edhe për stafin e tij me të cilet mund të njifem, sic njoh dhe kam miq edhe të PD, PR, PSD, PL e të tjera parti në Shqipëri.

Berisha shpif se parate qe i kam dhënë mikut tim Charles McGonigal janë para të KM Edi Rama apo njerëzve te tij. Kjo kategorisht NUK ESHTE E VERTETE.

Jam i bindur që KM Rama çeshtjen e dhenkes se parave e ka mesuar nga shtypi në të njëjtën kohë që e ka mesuar dhe Sali Berisha dhe çdokush tjeter. Këtu perfundon çeshtja në lidhje me paratë që unë i kam dhënë Charles McGonigal.

Shpresoj qe z.Rama të marrë avokat nëse, nuk e ka marrë akoma, dhe t’i drejtohet Gjykates për shpifje.

E kam konsideruar ta bëj dhe vetë nje gje te tillë ndaj Sali Berishes, por fakti qe ai eshte Tropojan e une Tropojan po më pengon. Megjithëse Saliu nuk ka ujë në sy në ketë aspekt. Historite e Tropojes janë shume të hidhura, fatkeqësisht.

Dhënien e atyre parave nga unë te Charles McGonigal e kam nje çeshtje personale, paratë janë dhene nga une per të m’u kthyer dhe nuk kanë të bejnë me asnje biznes apo aferë siç i interpreton Sali Ram Berisha me qëllim super dashakeq e djallzor për interesat e tij, qe ai i di mirë.

Besoj kjo eshte e mjaftueshme dhe do ishte mire qe analiste, opinionista apo gazetaret ne Shqiperi pa marre parasysh nese i perkasin apo jo ndonje partie te mos nxitohen me konkluzione e te mos shprehen para kohe; të mos shpifin apo intrigojne per hir te dikujt dhe as per te rritur numrin e klikimeve, shikuesve apo lexuesve, sepse detyra juaj eshte te pasqyroni realitetin, i mire apo i hidhur qofte ai. Nëse nuk beni ketë, nuk do keni ndonje vlerë.

Unë i kam ndjekur lajmet e ketyre diteve dhe shumë prej njerezve të medias jane me kembe ne toke dhe mend ne kokë, pa emocione dhe tendenca. I falenderoj.

Në fund, dëshiroj të permend se ashtu siç thotë edhe i nderuari ish– Presidenti z.Ilir Meta, ta marim këtë cështje “me qetësi dhe dashuri”. Çdo gjë tjetër që mund të flitet apo shkruhet në lidhje me dhënien e parave nga unë Agron Neza, tek Mr.Charles McGonigal, është thjesht trillim.

Agron Neza

New Jersey, 25 Janar 2023

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • Mos e beso po deshe, por eshte e vertete. says:
    January 26, 2023 at 12:05 am

    Z. Neza kufiri minimal qe merr rryshfet Ilir Rexhep Hajvan i Mete eshte 700 mije euro, me 225 mije $ ai fshi bythen e macesh Sasha qe ka tek keshtjella ne Gjirin e Lalezit.

    Reply
  • The truth says:
    January 26, 2023 at 5:00 am

    Patjeter qe leket do ti marresh kokerr me kokerr, por do ti marresh mall kete radhe nga bythzinjte atje ku do te fusin. Ndoshta nuk ta fusin thelle pasi qenke familje deshmori.

    Reply
  • Papi says:
    January 26, 2023 at 5:53 am

    Tani po shpetoi dhe dita nga sikleti doli neza krimineli dhe tha parate jane te miat e jo te rames dhe km doli qelibar
    Pra tani qe km ska pune me kete skandal se e tha vete me goj neze krimineli dita hapi rrubinetin e komenteve

    Reply
  • intelektuali says:
    January 26, 2023 at 7:26 am

    NE TE GJITHA VENDET E TJERA ISH KOMUNISTE TE EVROPES LINDORE SPIUNET E SIGURIMIT JANE FSHEHUR POSHTE BARIT SI ZHAPINJ, NE SHQYPNI SIGURIMSAT E ENVERIT BEJNE SEKSERIN BEDEL TE KRYEMINISTRIT PER TE KORRUPTUAR SHEFAT E FBI PER TE GODITUR OPOZITEN, KY ESHTE NJE PROBLEM I MADH PER VENDIN QE KERKON ANTARSIM NE BE

    sepse:

    Kjo do te thote se asgje nuk ka ndryshuar ne Shqypni qe nga Koha e Qepes se Enverit kur Sigurimi akuzonte dhe ndeshkonte pa meshire cdo gje te gjalle ne vendin tine

    Reply
  • Na mbyten budallenjt says:
    January 26, 2023 at 7:41 am

    ketij budallait intelektual i ka ngel sahati,nje e dy komunistet,soc,i harron ato spiunlliqet e letrat anonime qe ka bere ne kohen e soc.
    Pa tjeter qe duhet te kete qene edhe komunist flakte si saliu

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 26, 2023 at 7:44 am

    Që janë SPIUN SALIU,AGRON NEZA,AZEM HAJDARI..e KO kjo dihet tashmë.
    Kryesore është se Agron Neza thot të vërtetën e 225 mij $ që nuk ka lidhje EDI RAMA me to.
    -Pi kështu,A.Neza tregon se Sb është një SHPIFS ORINER i PAPRECEDENT.
    -Lobimi i RUBLAVE Ruse prej 675.000 $ janë të Lb & S.Berishës që në 2017.Ku Sb her e mbron e her se sulmon L.Bashën.
    -Sb,Im jan të lidhur me 2 spiunët Tropojan sot në Amerikë-fatkeqsi Kombëtare.

    Reply
  • Balle per Balle says:
    January 26, 2023 at 7:56 am

    Sa deshperuese aq edhe qesharake perpjekjet per ta zhvendosur vemendjen nga eksponenti i larte i FBI i arrestuar ne Amerike per lidhjet me Rusine e qe ka vizituar dhe eshte pritur personalisht nga Edi Rama, ne nje histori koti me nje foto te ketij Neza me Sali Berishen para mbi 30 vitesh.
    Eshte Edi Rama qe e ka pritur e percjelle ne Tirane ate FBI-stin McGonigal te lidhur me Rusine, jo Sali Berisha! Kjo nuk tjetersohet dot me nje foto te 1991 e as me pak me fjalet e nje tjeter miku te atij McGonigal qe na paska nje foto me Saliun e kjo i mba me shprese budallenjte sahanlepires te Rames se mund ti sherbeje si alibi.

    Reply
  • demo says:
    January 26, 2023 at 8:32 am

    Ky shkrim me fotografi eshte si filmimet me atew plakun kurve ne 21 janar,qe justifikonte cadrat pistolet.
    Ato ishin vrasjet e Berishes.
    Amerikani eshte korruptu nga mjeshtri korrupsionit-edvin rama.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 26, 2023 at 9:17 am

    Balle per Balle:

    Miq te nerum, kjo qe po ben vaki ne Shqypni me Rilindjen Enveriste te Edi Rames, cunit te Kristaqit Killerit te Enverit do te mbetet ne historine e FBI si nje faqe turpi e policise amerikane, sepse kjo histori korrupsioni e kalon imagjinaten edhe te filmave te Holivudit me spiune dhe agjente. Ne nje kohe qe ne te gjitha vendet e tjera ish komuniste te Evropes Lindore, kur zbulojne nje ish sigurims te dale ne rruge mileti fillon ta peshtyje duke e anatemuar si nje kafshe vrastare e diktatures komuniste, sigurmsat e diktatures komuniste ne keto vende jane fshehur ne brimat e miut dhe nuk guxojne te nxjerrin koken, ligji ne keto vende u ndalon te punojne ne administraten shteterore dhe te bejne biznes me fonde publike,

    POR CFARE NDODH NE SHQYPNINE ENVERISTE TE EDI RAMES?

    Spiuni i Sigurimit te Enverit, Neza qe eshte regjistruar ne SHBA si i papune ne zyrat e ndihmave sociale dhe qe ka 30 e kusur vjet qe nuk jeton ne Shqypni, papritur I jep 225 USD para ryshfeti shefit te FBI per te goditur opoziten shqyptare dhe jo vetem kaq por krijon biznes privat me administrator shefin e korruptuar te FBI me koncesione ne fushat e naftes qe Edi Rama ja ka falur sikur te ishin prona te babes se vet,

    CFARE INTERESI KA SPIUNI I SIGURIMIT TE ENVERIT, NEZA TE GODASE OPOZITEN SHQYPTARE DUKE KORRUPTUAR SHEFIN E FBI KUR ESHTE LARGUAR NGA VENDI NE VITET 90?

    Edi Rama akuzoi si spiun Sigurimi te Enverit Presidentin Ilir Meta qe e kishte zgjedhur vete, tani bashkepunon me nje Spiun tjeter te Enverit per te korruptuar shefin e FBI qe te godase opoziten me sajesa komuniste dhe nuk i vjen fare turp per kete, madje pranon se eshte takuar me sigurimsin Neza dhe dokumentat tregojne se u ka falur koncesione me fushat e naftes si nje mafie e vertete.

    A E KUPTOJNE SHQYPTARET CFARE SKANDALI NDERKOMBETAR ESHTE KY?

    Ne SHBA para do kohe u miratua ligji per krimet e kryera jashte vendit nga persona dhe kompani dhe une besoj se se shpejti Edi Rama do te bjere nen akuza per denigrimin e autoritetit te SHBA dhe do te ndjeke fatin e Sali Berishes dhe atehere llogjet e shqyptareve me “Kush e ka fajin?” do te shuhen vete sepse fajin do ta kene vete shqyptaret qe nuk dine te zgjedhin bosat qe i drejtojne dhe do te mbeten si nje fis prej Afrike Zulu, Bota ka shume raste krahasimi me popuj qe te gjithe i godasin me shqelma: Kurdet, sirianet, libianet, afganistanet etj

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 26, 2023 at 9:32 am

    Sa më shpejt të jet fundi politikë i NON GRATËS aq më mirë do jet për PD e bërë copë e çikë prej tij që nga 1991 duke helmuar e më pas varrosur me ceremoni mbi 15 eksponent kryesor të PD që dinin krimet e tij për të humbur gjurmët e krimeve të tij.
    -Tropojani AGRON NEZA Spiun i viteve 80 bashkpuntor i Saliut,Azemit,Besnik Mustafës,etj dje SHKROI NGA NUXHERSI dhe dërgoi FOTO dal me SaliSpiunin mbasi ky e mohoi po die se nuk e njihte fare Atë.Dhe e quan Sb SHPIFS ORDINER.
    -Kontradiktat SALI-NEZA kan ndodhur pasi Agroni i ka dhënë Azemit një PISTOLETË për tu mbrojtur më shumë nga Tropojanët që e dinin kush ishte Azemi…Në vitet 90 Saliu kur u zu me Azemin i kërkoi Agronit që të dorëzonte koburen por ky iku në Amerikë,si shumë të tjerë nga frika e Sb TMERR I KOMBIT DHE QEVERIA E TIJ 97-89 QEVERI GANGËSTERE(BE+SHBA)
    -Po kështu Amerikani i FBI që dje u la i lirë dhe që Agron Neza i ka dhënë 225 mij $ për bisnes të përbashkët kan dal në foto në TROPOI kur KryebashkiakubTropojan e ka dekoruar Amerikanin e FBI athere në detyrë,ku Agroni ka qën prezent.
    -KM E.Rama i ka takuar të 2 Tropojanët Spiun dhe Amerikanin e FBI por nuk ka zënë në gojë kërkënd në Shqipëri dhe jo më të ket lobuar kundër PD me lekë.Lobimin RUS prej 675.000 $ është me firmën e L.Bashës dhe Amerikani NIK MUZIN është dënuar në Amerikë për këtë.
    -Po kështu,Nik Muzin kërkoi të vinte dëshmitar në gjyq Tiranë me kusht që të mos dënohej.Por DREJTËSIA E TREDHUR NGA SB NUK E BËRI NJË GJË TË TILLË DHE DOSJA U LA NË SIRTAR SI SHUMË TË TJERA.
    -Kur Sb u përjashtua nga Grupi kuvëndor u hodh në sulmë ndaj Lulit për ta hetuar për lobimin RUS,kur në fakt lobimi është bërë me porosi të Sb,pasi Luli vetëm firmoste..!
    -Përfundimisht Sb me gjithë lakejt e tij dështoi dhe këtë herë me shpifjet ndaj E.Ramës si KM më i mirë në 32 vite.
    -Shpifjet e Sb e KO bëhen për të shpëtuar nga 21 janari që urdhëroi vet vrasjen e 4 dëshmorëve me duar në xhepe,jashtë gardhit rrethues dhe kur po iknin në Shpi..!
    -Vidio e RE ka të filmuar komandat për vrasje të zinxhirit Komandues nga Lart-Posht.Sb,Lb,Np,All..duhen dënuar për JETË.Nëse SPAK + GJKKO nuk e bën këtë..duhet të shkrihen orgjent.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 26, 2023 at 9:49 am

    Sa më shpejt të jet fundi politikë i NON GRATËS aq më mirë do jet për PD e bërë copë e çikë prej tij që nga 1991 duke helmuar e më pas varrosur me ceremoni mbi 15 eksponent kryesor të PD që dinin krimet e tij për të humbur gjurmët e krimeve të tij.
    -Tropojani AGRON NEZA Spiun i viteve 80 bashkpuntor i Saliut,Azemit,Besnik Mustafës,etj dje SHKROI NGA NUXHERSI dhe dërgoi FOTO dal me SaliSpiunin mbasi ky e mohoi po die se nuk e njihte fare Atë.Dhe e quan Sb SHPIFS ORDINER.
    -Kontradiktat SALI-NEZA kan ndodhur pasi Agroni i ka dhënë Azemit një PISTOLETË për tu mbrojtur më shumë nga Tropojanët që e dinin kush ishte Azemi…Në vitet 90 Saliu kur u zu me Azemin i kërkoi Agronit që të dorëzonte koburen por ky iku në Amerikë,si shumë të tjerë nga frika e Sb TMERR I KOMBIT DHE QEVERIA E TIJ 97-98 QEVERI GANGËSTERE(BE+SHBA)
    -Po kështu Amerikani i FBI që dje u la i lirë dhe që Agron Neza i ka dhënë 225 mij $ për bisnes të përbashkët kan dal në foto në TROPOI kur Kryebashkiaku Tropojan e ka dekoruar Amerikanin e FBI athere në detyrë,ku Agroni ka qën prezent.
    -KM E.Rama i ka takuar të 2 Tropojanët Spiun dhe Amerikanin e FBI si shumë të tjerë në gjithë botën,por nuk ka zënë në gojë kërkënd në Shqipëri dhe jo më të ket lobuar kundër PD me lekë.ER nuk është SALIU,LULI,LIKE.. hajdut,Vrasës,Shpifs kampion bote..! Jo më kotë ka mbështetje nd/Kombëtare 100 % dhe Sb,Im..nuk e kapërcejnë dot më RINASIN..!
    -Lobimi RUS në Amerikë prej 675.000 $ është me firmën e L.Bashës në 2017 dhe Amerikani NIK MUZIN është dënuar në Amerikë për këtë.
    -Po kështu,Nik Muzin kërkoi të vinte dëshmitar në gjyq Tiranë me kusht që të mos dënohej.Por DREJTËSIA E TREDHUR NGA SB NUK E BËRI NJË GJË TË TILLË DHE DOSJA U LA NË SIRTAR SI SHUMË TË TJERA nga frika e AVENTURIERIT SB.
    -Kur Sb u përjashtua nga Grupi kuvëndor nga Lb u hodh në sulmë ndaj Lulit për ta hetuar e dënuar për lobimin RUS,kur në fakt lobimi është bërë me porosi të Sb,pasi Luli vetëm firmoste..!Por hetimi pushoi pasi të 2 ishin implikuar me vrasjet në 21 janar të rihapur..! Ku gazeta DITA dje argumentonte me fakte krimet e Sb.
    -Përfundimisht Sb me gjithë lakejt e tij dështoi dhe këtë herë me shpifjet ndaj E.Ramës për gjoja MBROJTJEN E AMERIKËS NGA EDI RAMA,NGA CMIRA që ka për ER si KM më i mirë në 32 vite..!
    -Shpifjet e Sb e KO bëhen për të shpëtuar nga 21 janari që urdhëroi vet vrasjen e 4 dëshmorëve me duar në xhepe,jashtë gardhit rrethues dhe kur po iknin në Shpi..!
    -Vidio e RE ka të filmuar komandat për vrasje të zinxhirit Komandues nga Lart-Posht.
    -Ndaj,Sb,Lb,Np,All..duhen dënuar për JETË.Nëse SPAK + GJKKO nuk e bën këtë..duhet të shkrihen orgjent.

    Reply
  • MeteH says:
    January 26, 2023 at 10:58 am

    Tere jeten gomarice madhore mbete or Kapterr Lalaj e me sa duket ashtu Gomarice madhore do shkosh atje tek te shumtit.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 26, 2023 at 11:21 am

    SHQYPNIA E MBARUAR DHE MJERANE ESHTE BERE TURPI DHE REZILI I NJE SHTETI FAQEZI KORRUPTUES NE SYTE E BOTES

    Po nuk i thirren trunit shqyptaret jane ne rruge te kene fatik e keq te popujve dru me mre qe i shkelmon Bota vazhdimisht dhe pa meshire, afganistanet, sirianet, kurdet, etj jane disa dhjetra here me shume se shqyptaret dhe prape Bota i trajton sikur te ishin nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu, shikoni se cfare po behet me 200 femije te vegjel shqyptare te zhdukur ne Angli? Asgje, nje gazetar vendas guxoi te deklaroje se keta femije e kane fatin te vulosur ne balle per trafik organesh nga qeveria e tyre,

    prandaj:

    Ceshtja madhore sot ne keto skandale monstruoze te njepasnjeshme te Edi Rames qe bedelat e tij po mundohen ta retushojne me propagande fotografie enveriste me sigurimsa te Enverit kunder Sali Berishes njashtu sic retushonte dhe fshinte Enveri fotografite e tij, pra ceshtja madhore qe po shtrohet sot para shqyptareve nuk eshte lufta per pushtet e Edvinit me Saliun, por:

    A DO TE DEGRADOJE POPULLI SHQYPTAR SI NJE FIS PREJ AFRIKE ZULU QE DI TE KORRUPTOJE, POR NUK DI TE BEJE SHTET?

    Njashtu sic i cilesoi Bismarku do kohe me pare? Kjo eshte ceshtja thelbesore per Kombin tone dhe jo llogjet me fotografi sigurimsash ne mefian tone amatore kombetare dhe ne kendveshtrim Sali Berisha duhet te ndaloje mesymjen e tij dhe te fshihet poshte barit si zhapik, sepse ishte ai Bos rezili shqyptar qe korruptoi i pari Pentagonin dhe Bush Junjorin e SHBA qe e daroviten firmen e tij Saliu&Son me 300 meleone dollaro USD per te bere te mundur aferen mafioze te Gerdecit dhe te fishekeve kineze per ne Afganistan, Holivudi beri nje film komedi per kete tragjedi amerikano-shqyptare, por Drejtesia amerikane dhe shqyptare ka heshtur si shurdhmemec per kete krim monstruoz shteteror shqyptar dhe federal amerikan, nderkohe qe del ne skene skandali i radhes me aktore mafioze korruptues, te gjithe ish spiune te Sigurimit te Enverit, njashtu sic ishte firma MEICO e Saliut qe groposi te gjalle 26 femije dhe prinder me bekimin e Pentagonit dhe Bush Junjorit dhe qe SHBA nuk u kerkoi asnjehere falje familjeve te viktimave.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 26, 2023 at 12:31 pm

    FOTA: Autori shkrimit MeteH është AMONIM që shkruan me emrin tim të disa hershëm.Këtë e ka bërë disa herë në DITA që unë lexoi çdo ditë.
    DITAA dihet ti shikoi IMELIN këtij shpifsi të ndyrë ANONIM.
    -Po vazhdoi do e hedh më GJYQ.
    -FLM

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    January 26, 2023 at 12:33 pm

    DITA: Autori shkrimit MeteH.. është AMONIM që shkruan me emrin tim të disa hershëm.Këtë e ka bërë disa herë në DITA që unë lexoi çdo ditë.
    -DITA duhet ti shikoi IMELIN këtij shpifsi të ndyrë ANONIM.
    -Po vazhdoi do e hedh më GJYQ.
    -FLM…

    Reply
  • intelektuali says:
    January 26, 2023 at 1:26 pm

    Ethem Beu leri gjyqet enveriste ne gazeten DITA qe po mbyll faqet e saj per komentues me nje censure te habitshme qe na kujton Kohen e Qepes te Enverit komentues ose replikues krejtesisht etike qe nuk fyejne te tjeret, por duan vetem te tregojne te verteten dhe e gjithe kjo censure qe ka filluar ne gazeten DITA nga frika e pushtetit mafioz dhe korruptues te Edi Rames, i cili po vertitet si gjarperi i rene ne kurth nga skandali i shefit te korruptuar te FBI qe ka tronditur edhe gjithe Boten duke filluar nga favoret per oligarket ruse deri tek zhdukja misterioze e agjenteve te CIA ne Kine, per te perfunduar ne Shqypni me goditjen e paguar nga Edi Rama per opoziten duke korruptuar shefin e FBI permes nje sekseri qe ka qene spiun i Sigurimit te Enverit qe Edi Rama pokeshtu i perdori per te goditur Ilir Meten pasi e perdori per 5 vjet si nje leter bythe ne Presidence.

    A E KUPTON TI O ETHEM BEU SITUATEN, APO JETON NE NJE BOTE TJETER?

    Reply
  • intelektuali says:
    January 26, 2023 at 1:43 pm

    Nje pyetje llogjike per amerikane dhe shqyptare:

    A KA KORRUPTUAR EDI RAMA DHE SEKSERET E TIJ NGA SIGURIMI I ENVERIT EDHE AMBASADOREN YURI KIM?

    sepse:

    Kjo ambasadore llafeshume tani pas skandalit me korruptimin e shefit te FBI nga Edi Rama dhe Rilindja e tij, tani kjo ambasadore qe mburrej me Drejtesine dhe SPAK e rinovuar eshte zhdukur nga faqja e dheut dhe eshte fshehur ne brimen e miut dhe nuk i mpergjigjet fare pyetjes tjeter llogjike:

    PSE SPAK NUK HAP HETIMET PER KRYEMINISTRIN EDI RAMA QE KORRUPTON SHFEIN E FBI PER INTERESATE PUSHTETIT TE TIJ POLITIK?

    Reply
  • Mario says:
    January 26, 2023 at 3:21 pm

    intelektuali, a kupton apo nuk kupton? Hetimi i kesaj ceshtje ka mbaruar dhe te gjitha te dhenat i jane paraqitur tani gjykates vetem per ta gjykuar. Me aq sa kane gjtur hetimet e FBI ne amerike, nuk kane gjetur asnje lidhje me keto para apo me afera me Edi Ramen apo qeverine e tij, sepse jane marre ne pyetje, pervec takimit qe ka bere si nje zyrtar kur ai ka qene ne Shqiperi. Ky ish-oficeri i FBI ishte ne biznes ortak me kete A. Nezhen, dhe parate i jane dhene ne forme borxhi(me te drejte kthimi, pra Nezha nga ana e tij i ka raportuar tek taskat) nga Nezha, por ky i FBI nuk i ka deklaruar ne taksa dhe kjo ka sjell edhe gjetjen. Nqs A. Nezha do te kishte bere dicka gabim nga ana e tij, kjo do te kishte dalur ne hetime dhe do te ishte akuzuar edhe ai dhe do ishte arrestuar njesoj si ky oficeri i FBI, por nuk ka ndodhur asgje ne drejtim te tij. Emri i tij eshte i pranishem vetem si nje person qe i kane dhene kete shume ne forme huaje nepermjet biznesit dhe asgje tjeter. Kaq e thjeshte qe te komplikohet.

    Reply
  • per Ethem Lalajn, alias MH (Mut Hengersi) i kudondodhur says:
    January 26, 2023 at 4:20 pm

    Kapterr Lalaj mor Gomarice madhore, me lajmero kur e kemi ate seancen e gjygjit se atje do ta degjeneroj surratin rrenacakut qe e pandeh vehten oficer madhor, biles Kolonel kur ke qene vec nje cope Kapterr andej nga katundi i MeHmet Shehut. Jam une MeteH se nuk e ke privatizuar ti ate pseudonim or toroloq budall.

    Reply
  • intelektuali says:
    January 26, 2023 at 4:20 pm

    Mario fansi i Edvinit:

    Mbrojtja qe po i ben Edi Rames eshte aq debile dhe dallkauke sa do te bente te qeshnin edhe kalamajte e vegjel ne SHBA.dhe tregon se nuk e njeh si funksionojne gjerat ne kete vend. Ne radhe te pare ish spiuni i Sigurimit te Enverit, Agron Neza qe i dha parate dhe korruptoi shefin e FBI (jo nje oficer i zakonshem) per te goditur opoziten shqyptare ne 2017 kur kishte afro 30 vjet qe ishte larguar nga Shqypnia dhe qe media e paguar shqyptare e paraqiti si punonjes i SHIK – ut nuk ka punuar anje dite as ne SHIK apo SHISH shqyptar dhe as ne FBI amerikane, por ka qene ish sigurims i Diktatures enveriste qe emigroi ne SHBA si shume sigurimsa te tjere dhe meqe nuk kishte kryer vrasje apo krime kunder njerezimit u pranua ne llotarine green card dhe rezulton si i papune i regjistruar ne agjensine amerikane per ndihma sociale dhe ne kete kendveshtrim per drejtesine amerikane lindi menjehere pyetja:

    NGA I GJETI 225 MIJE DOLLARE USD CASH NJE EMIGRANT I PAPUNE SHQYPTAR QE I PAGUAN SHEFIT TE FBI NE RRETHANA CILESUESE KRIMINALE NGA LIGJI AMERIKAN?

    Hetimi i shefit te FBI eshte kryer nga Zyra e Kontrollit te Brendshem dhe provat jane mbledhur me kujdes pa dijenine e eproreve dhe nenpuneseve te FBI dhe emeri i Agron Nezes figuron si bashkepuntor me Drejtesine qe ka deklaruar se parate dhe materialet e gatshme te goditjes se opozites shqyptare i ka mare nga Edi Rama qe ne hetim permendet 14 here si kryeministri i Shqypnise, Agron Neza ka kryer shkelje tatimore qe nuk i ka deklaruar keto para ne dogane kur ka hyre ne SHBA por kjo perben shkelje administrative qe sanksionohet me gjobe dhe he per he askush nuk meret me me te si nje bashkepunues i Drejtesise ne SHBA qe nuk i intereson fare kryeministri i permendur mafioz shqyptar, por gjithe interesi eshte perqendruar te shefi i korruptuar i FBI qe ka rrezikuar sigurine kombetare amerikane dhe akoma nuk dihet sa thelle ka depertuar Rusia apo Kina ne struktuart e Inteligjences ne SHBA

    PER MAFIOZIN KORRUPTUES, EDI RAMA LE TA MBAJNE SHQYPTARET ME SHENDET!

    Keshtu flasin ketu amerikanet ne SHBA

    Reply
  • Aldrin says:
    January 26, 2023 at 5:06 pm

    Ore gazeta, me shume merakoseni per merakun e Nezes me Berishen, sesa merakoseni kush po i merr pronat shqiptare, token, detin, naften, dhe gjithe mineralet. Jo po te gjejme tani ke ka patur shok Neza kur ka qene ne kopesht, dhe ta nxjerrim fotografi si bashkepunetor te Berishes
    Cfare kuptimi ka tere kjo tirade kunder Berishes kur pazaret e koncesioneve me oligarket ruse i ben Rama ne 2017en?
    Cfare mund te thote gazeta per shefen e kabinetit te Rames qe me 450 mije euro te padeklaruara nuk i hyn gjembi ne kembe, ndersa ne Amerike arrestohet zyrtari i i FBI per 250 mije dollare te padeklaruara?
    Krahasimin bejeni vete.
    Kapet kerma Ramut me Gjiknurin me 40 milione plan vjedhje te Unaza, gje qe ndodh thote.
    Shitet Porti i Durresit per ca pazare te erreta, ku deklarohet nje arab!?. dhe qenka pune e mire. Nuk ka vend qe te zihet ne goje. Shitet Butrinti te qarqe Antishqiptare, dhe nuk ja vlen te zihet ne goje.
    U shkallmua Uzina e Perpunimit te Ballshit, u dhunuan punetoret e lene pa buke, per hesap te oligarkut Rus, dhe nuk ja vlen te zihet me goje. Ne vend te kesaj na nxirni foto te Nezes dhe perallat e vjetra me Berishen.
    Plera te ndyra qe nuk diskutoni as se ku e gjen Rama fuqine te shesi Shqiperine, Detin, Portin, te grabisi Karavastane dhe tja japi Rusise..dhe merreni me foto te vjetra. Po me regjistrimin e Rames me Berishen? Atje ku doli hapur qe Rama ehste perkrah Berishes kunder forcave te shtetit te Ramiz Alise.?
    Po ate, ku e humbet?
    Ku jeni mbledhur te gjithe imorale e spiune te ndyre. Jua kane zene gryken fondet sekrete greke. Me shef Meron e keni permbushiur detyren e shitjes se Shqiperise. dhe mbroni padronin qe ju ushqen.
    Kerma

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?