Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar për mandatin e katërt që fituan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Shtatë anëtarë të qeverisë nuk do të jenë më pjesë, ndërsa janë afruar 7 emra të rinj që do të jenë pjesë e Këshillit të Ministrave.
Belinda Ballukut iu besua sërish posti i zv/Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës e Energjisë.
Për herë të parë në krye të Ministrisë së Brendshme është emëruar një grua.
Ajo është Albana Koçiu, aktualisht ministre e Shëndetësisë në detyrë. Ajo zëvendëson Ervin Hoxhën në krye të Ministrisë së Brendshme.
Me vendosjen në drejtim të një gruaje në krye, edhe institucioni do të quhet Ministria e Punëve të Brendshme.
Kështu, Ervin Hoxha largohet nga qeveria bashkë me Igli Hasanin. Ministrinë e Jashtme, Kryeministri Rama ia besoi Elisa Spiropalit, e cila lë drejtimin e Kuvendit.
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit bashkohen në një dhe stafetën ia beson sërish Blendi Gonxhes.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit i besohet Delina Ibrahimajt, që lë një ministri pa portofol, atë të Sipërmarrjes.
Mirela Kumbaro lë postin si ministre e Turizmit dhe Mjedisit, ndërsa tashmë ministria e Mjedisit ndahet më vete dhe i kalon Sofjan Jaupaj, një emër teknik dhe tërësisht i ri në qeverinë Rama.
Mirela Kumbaro kalon te Ministria e Arsimit, pasi Ogerta Manastirliu do jetë kandidate e PS për Bashkinë e Tiranës.
Në Ministrinë e Shëndetësisë, Rama sjell një emër të ri, Evis Sala, një profesore që lë Italinë për t’iu bashkuar kabinetit ‘Rama 4’.
Edhe Ulsi Manja do të largohet nga qeveria. Ai lë Ministrinë e Drejtësisë dhe në vend të tij emërohet Besfort Lamallari. Manja do të drejtojë komisionin parlamentar të ligjeve.
Po kështu për herë të parë në kabinetin qeverisës do të jetë edhe një ministër me Inteligjencë Artificiale. Diella, anëtarja e parë jo fizike, do të shërbejë për prokurimet publike.
Pirro Vengu rikonfirmohet në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndërsa Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i është besuar Andis Salla, kryebashkiaku i Cërrikut.
Ervin Demo do të pasojë Arbjan Maznikun si ministër i Pushtetit Vendor. Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin.
U rikonfirmuan gjithashtu Majlinda Dhuka si ministre e Shtetit dhe kryenegociate e Shqipërisë, së bashku me Adea Pirdenin si ministre Shtetit për Antikorrupsionin.
“Kjo ishte qeveria e re e eksperiencës së 12 viteve. Na priftë e mbara të gjithëve”, e mbylli fjalën Kryeministri Edi Rama pasi prezantoi kabinetin e katërt qeverisës.

Shpetuaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaam!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Kjo eshte qeveria Rama 5 apo 6, dhe nuk mund te jete nje qeveri a qeverisje e re me Ramen qe po pensionohet si kryeqeveritar. Perkundrazi, nese ndonjeri a ndonjera manifeston vizion te ri pushteti qeverises, rrezikon i pari “doreheqien” nga posti i ministri – siç edhe ka ndodhur..
Uau. Adea Pirdeni – Mnistre Shtetit për Antikorrupsionin. E bukur kjo, vendi me i korruptuar ne Europe dhe paskemi edhe Minister Antikorrupsion . A ka cuar ndonje dosje ne SPAK kjo MINISTRI ? Nuk mjafton Kontrolli i Lartë i Shtetit ?
Jo nje,por te gjithe keta jane Edi Rama,si ajo ministresha robot.Me shume me intereson Formacioni i Selvinjos ne Serbi,se formacioni i Rames ne qeverri.
Sido qe te shkruajne komente, seicili sipas nivelit dhe deshires, mua po me ben pershtypje te keqe tani po degjoja ne emisionin e plakut te gazetes Albania dikur, ja harrova emrin, Preç Zogaj. Asnje llaf nuk tha se cila eshte cilesia e ketyre ministrave, bejne a s’bejne çfare kupton jane te afte a jane handikap, a, jo, jo, pse Edi Rama nuk i zgjodhi ministrat duke pyetur publikun?! Te vjen keq kur kemi nje nivel te tille intelektual qe ne qeveri, te pakten formalisht, zgjidhen njerez qe kane nje perkushtim, nivel organizativ e veprues etj etj. Dhe me keq akoma, e dini ju se çfare ksihte thene Gjin Gjoni? Na urren ne Rama prandaj nuk na zgjodhi minister! Po kushe eshte Gjine Gjoni? Ai qe mori lejen e lindjes nje vit e qe ja dha presidenti Ilir Meta per te ndenje ne Gjermani, sot deputet i popullit pdeist. KJo eshte gjendja letrare dhe intelektuale qe do jene ne parlament. Te vjen veshtire te degjoshe emisionet e tv shqip pothuaj ne te gjitha kanalet, pa lere qe eshte dhe nje kanal tv NTV a s’e di çfare i thone, ai kanal terrorist: jep lajme terrori qe ne fakt nuk egzistojne! Si mundet lejohet ai kanal ?! Po ata qe shkojne ne ate kanal terrorist?! Ka ligje ai shtet apo jo per keto lloj organizatash?! Keshtu qe ne vend qe gazetaret te flasin per cilesine e ketyre njerzeve, vetem shikojne mos shohin ndonje femer zbuluar apo ndonje mashkull minister duke bere shurren. Pse keshtu do zhvillohet Shqiperia me kete klase te ngeleur ne klase? Po degjoja Qorrin, vetem ironi e budallalleqe, po degjoja ate kecin e zbardhur, Babaramon, idjotesira….Behuni serioz se shqiptaret nuk u a varin me kete shkalle dijesh e intelektualiteti qe paraqisni ju. He degjoje Andi Bushatin: paçavure me nje fjalor banal deri atje ku s’mba. Paçavure fare. Por une theme qofshi ju qe jeni ne lekuren tuaj se bisht qeni keni qene, e bisht qeni do ngeli. Populli shqiptar eshte para juve, ndaj edhe s’u u a var fare. Desha ta thosha dhe nje fjale: te degjoja nje gazetar apo politikan dhe te bente nje analize serioze ku te hidhte teza, mendje dhe paraqiste edhe vlerat dhe antivlerat serioze te kandididateve per ministra ne qeveri. Vetem vjellin ashtu si duket jane dhe vete, s’paska nje te veteme fjale te mire keta njerez?! Thote shqiptari: te shane i shari, kembe e duar thari.
Fjala ti keto fjalet e gjyshit i thenke mire, po a nuk te shkon mendja ty qe edhe keta qe shan ti, nga POPULLLI SHQIPTAR kane dale, prandaj une them qe POPULLI SHQIPTAR, mire ua ben ketyre qe nuk ua var, po POPULLI SHQIPTAR qe e ka çare dhe vazhdon ta çaje rrugen e mutit me luge ne dore, perse nuk nxjerr ca politikane e gazetare me te mire se keta qe zotrote te mos shqetsohesh kaq shume. Kam pershtyojen qe edhe ti vete o “fjala” nga goja e ndonje memeci do te kesh dale.
Suksese qeverise Rama 4.Duket e perzgjedhur mire ne eksperience dhe pergatitje akademike.Ne te gjithe vendet me sistem parlamentar si joni , KM eshte fytyra
Qendrore.Italia,Gjermania ,Hollanda etj ku KM eshte figura kryesore e shtetit
Qeveria merr emrin e tij sepse pesha e tij ne qeverisje eshte kryesorja.Ìnovacioni boteror me nje minister AI eshte per tu pershendetur.