Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E propozon deputeti i Berishës, PS dhe Rithemelimi bëhen bashkë, votojnë amnisti për zyrtarët e dënuar nga SPAK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > E propozon deputeti i Berishës, PS dhe Rithemelimi bëhen bashkë, votojnë amnisti për zyrtarët e dënuar nga SPAK
Lajmi i funditPolitike

E propozon deputeti i Berishës, PS dhe Rithemelimi bëhen bashkë, votojnë amnisti për zyrtarët e dënuar nga SPAK

Published: February 20, 2024
Shpërndaje

Socialistët votuan një amendament të minutës së fundit të deputetit të Rithemelimit, Bledjon Nallbati, duke lejuar që edhe zyrtarët e dënuar nga Gjykata e Posaçme bazuar te hetimet e SPAK të përfitonin ulje dënimi nga Amnistia Penale – një vendim që deputeti Enkelejd Alibeaj e quajti “peshkim votash”.

Komisioni Parlamentar i Ligjeve votoi të martën ligjin për Amnistinë Penale duke amenduar draftin fillestar të qeverisë që përjashtonte nga ulja e dënimit të gjithë zyrtarët publikë të dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas një amendamenti të minutës së fundit, i cili u dakordësua nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, edhe zyrtarët e dënuar nga GJKKO mund të përfitojnë ulje dënimi nga 1 deri në 1.5 vite.

- Publicitet -

Amendamenti u dorëzua në Komisionin e Ligjeve nga deputeti demokrat, Bledjon Nallbati, pjesë e grupimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i njohur si Rithemelimi. Ai shfuqizon gërmën c të nenit 5, pika 2, që përjashtonte nga kriteret e përfitimit të amnistisë së uljes së dënimit; “personat e dënuar, akuzat penale ndaj të cilëve janë gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, sipas përcaktimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale”.

Pavarësisht se amendamenti i Nallbatit binte ndesh me variantin e qeverisë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e mbështeti atë.

“Kemi thënë nuk do të përfitojnë personat e dënuar për vepra penale dhe akuzat e GJKKO, por ne i japim të drejtë një personi që mund të jetë dënuar për vrasje dhe ia mohojmë këtë të drejtë një personi që mund të jetë dënuar për një vepër krejtësisht të lehtë nga Gjykata e Posaçme,” tha Manja në komision, duke shtuar se “sugjerimi është në përputhje me qëllimet e ligjit”.

Deputeti demokrat, Bledjon Nallbati nuk ishte i pranishëm në mbledhjen online dhe nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi. BIRN nuk mori gjithashtu përgjigje nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi nëse amendamenti i dorëzuar nga Nallbati mbështetej prej tyre.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja mohoi përmes një mesazhi telefonik që qeveria të kishte ndryshuar qëndrim për amnistimin e zyrtarëve publikë të dënuar për vepra penale të korrupsionit apo shpërdorimit të detyrës.

“Amendamenti i Nallbatit u pranua pasi siguronte parimin e barazisë para ligjit,” tha Manja.

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj nga grupimi i drejtuar nga Lulzim Basha i bëri një interpretim tjetër pranimit që mazhoranca i bëri amendamentit të Nallbatit.

“Deputetët sjellin një amendament duke pasur në mendje personin që do të përfitojë,” tha Alibeaj, ndërsa shtoi se mazhoranca po bënte “peshkim votash” për të siguruar 84 votat e nevojshme për të miratuar Amnistinë Penale në parlament.

“Miratimin e një ligji me shumicë të cilësuar me peshkim votash individuale në Parlament unë nuk ua këshilloj, nuk është në të mirën e legjitimitetit të një akti,” tha Alibeaj, ndërsa kërkoi më shumë kohë për analizën e amendimeve të fundit.

Por ministri Manja iu kundërpërgjigj se kishte pasur kohën e mjaftueshme për t’u diskutuar ky ligj, i ardhur në Kuvend që para 3 muajsh. “Është çështje qasje e vullneti, do ta japësh votën për këtë kategori përfituese, po ose jo. Të tjera janë artifica politike, pasi ky ligj do 84 vota për të kaluar në seancë,” tha Manja.

Në komision u votuan dhe amendime të tjera duke rritur kategorinë e përfituesve nga Amnistia Penale. Socialistët pranuan dhe amendamentin e deputetit demokrat, Enkelejd Alibeaj për faljen e dënimit për persona që kanë marrë pjesë në në protestat anti-qeveritare, por duke rrëzuar limitin kohor të propozuar deri në 2020 dhe duke e çuar atë deri në janar 2024.

Sipas Manjës, nëse ky ligj kalon në seancë plenare përfitojnë 700 persona të dënuar dhe 2500 persona në shërbim prove, ndërsa ulje dënimi mund të përfitojnë nga 1200 deri në 1600 të dënuar.

Amnistia Penale pritet të futet për votim në seancën plenare të së enjtes, ku pavarësisht situatës së tensionuar politike, mazhoranca shpreson që të marrë vota edhe nga radhët e opozitës për të plotësuar 84 votat./BIRN

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • demo says:
    February 20, 2024 at 10:34 pm

    Me kete ligj te perbashket,te gjithe te korruptuarit e te dy paleve dalin te lare ne Log te Kuvendit.
    Berisha me dhyendrin te pafajshem,,Arben Ahmetaj kthehet nga Mergimi, Zoto,Mertiri dhe Gungalja kthehen nga Azili,,Rrapoja me Beqen ju thonepopullit:-Hani mut nashi!
    U bashkuan qelbesirat.
    I gjithe cucumerrja sotme qe do rrezonte qeverrine,,ishte nje Demostrim kunder AMERIKES,qe gabimisht swhpalli non grata Sali Berishen.

    Reply
  • Patriot says:
    February 20, 2024 at 11:11 pm

    Kjo quhet aleanca e qelbesirave ku ministri Maja e konfirmone veten ushtare politik I korrupsionit. Me kete bashkepunim PD + PS me te njejten dite me protesten tregon qe presioni e beri punen, Rrofte Blinken qe bisedoi me Dumanin. Prandaje ka ikur sot KM ne turqi qe kur te vije te thote qe une nuk di gje, ne po I bejme detyrat por BE e ka fajin. I pari qe perfiton eshte Bejleri. Ju duheni djegure per se gjalli te gjithe ne parlament, ju qe dite e nate punoni vetem si te perkraheni hajdutet me kollare.

    Reply
  • demo says:
    February 20, 2024 at 11:31 pm

    E nxorren SPAK un jasht loje.Me kete ligj SPAK nuk ka te drejte te hetoje dhe arrestoje pushtetaret hajduter te dy kraheve,por vetem vjedhesit e bicikletave.Shume shume ata qe rrahin grate.

    Reply
  • Dursakja says:
    February 21, 2024 at 2:28 am

    Poshtë parlamenti armiqësor i popullit! Parlamentarët armiqtë e zhvillimit dhe përparimit të kombit shkofshin në ferr! Këto janë baballarët tanë, hartuesit e ligjeve pro mafjes shtetërore dhe kundër qytetarit. Qytetarë abandononi zgjedhjet e këtyre tradhtarëve!

    Reply
  • Reshit Lala says:
    February 21, 2024 at 7:19 am

    TË KORRUPOTUARIT E TRADHËTARËT E VENDIT VPROPOZOJNË TË VOTOJNË NJË LIGJ ,QË TË FALIN VETVETEN ! MJERË SHQIPËRIA!

    Reply
  • demo says:
    February 21, 2024 at 10:49 am

    Kush ka dashur ta studioje-ka pasur kohe tre muaj (as media,as populli nuk dinte gje per kete ligj)
    Ai qe nuk do ta votoje,jane artifica politike-thote Ulsi Manja si malok bir kurve qe eshte se e di mire qe Foltorja me zhgarravinat e PD kane vjedhur te tere dhe jane ne dosjet e SPAK,,prandaj do ta votojne si Ceco,,se vete e kane kerkuar kete Ligj.
    Edi Rama shpeton vete nga 4 dosje te renda qe ka ne SPAK
    Tani zoti Blinken duhet te mbledhi keshilltaret ligjore,,si te Abrogoje Ligjin e Parlamentit te dejeneruar shqiptar qe me nje palo votim me 84 vota,ja dhjeu SPAK un,Reformen ne Drejtesi dhe 8 vjet Investime dhe perpjekje te panumurta per te bindur palet.

    Reply
  • Demokracia says:
    February 21, 2024 at 11:50 am

    O plera politikane, ju duhet te shkoni te gjithe ne burg! Uroj qe SHBA te marri ne dore gjithcka, se ju jeni palaco

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?