Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E quajti Shqipërinë “vend derrash”, prokuroria gjermane hap hetim ndaj oficerit të policisë pas publikimit të videos
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > E quajti Shqipërinë “vend derrash”, prokuroria gjermane hap hetim ndaj oficerit të policisë pas publikimit të videos
BoteKryesore

E quajti Shqipërinë “vend derrash”, prokuroria gjermane hap hetim ndaj oficerit të policisë pas publikimit të videos

Published: June 22, 2022
Shpërndaje

 

Policia gjermane ka nisur hetimet ndaj një efektivi që ofendoi me tone raciste një emigrant shqiptar duke iu drejtuar me fjalët: “Shko, kthehu në atë vendin tuaj të derrave”.

Zyra e prokurorit publik në Hesse ka nisur një hetim për këtë rast ndërsa ka kërkuar edhe ndihmën e Tiranës zyrtare për të bashkëpunuar në zbardhjen e të gjithë incidentit duke qenë se shqiptari i prekur nga komentet raciste ndodhet në Shqipëri.

- Publicitet -

Sipas zëdhënësit të autoritetit hetimor në Giessen, në këtë rast duhet të përfshihen edhe autoritetet shqiptare në mënyrë që të marrin në pyetje shqiptarin për të plotësuar të gjithë elementët e dosjes.

Policia gjermane i është referuar një video e cila u bë publike në media një javë më parë kur një oficer policie në Giessen i cili u përplas me një shqiptar duke lëshuar ndaj tij komente fyese dhe raciste.

Sipas komisariatit të policisë, efektivi është identifikuar. Përveç hetimeve për fjalor racist dhe gjuhë urrejtjeje, ndaj efektivit të policisë gjermane mund të merren masa disiplinore.

Lajmi në mediat gjermane

Sipas prokurorisë publike gjermane, ende është e paqartë se kur ka ndodhur ngjarja, por mendohet të jetë fundi i vitit 2018 ose fillimi i vitit 2019.

Në këtë periudhë shqiptari është ndaluar dhe më pas është deportuar në Shqipëri, shkruajnë mediat gjermane. 

Objekt i hetimit është janë edhe akuzat e shqiptarit, i cili sipas raportimeve në media ka tentuar vazhdimisht të denoncojë oficerin në të kaluarën, por pa sukses.

Nga ajo që njihet deri tani, emigranti ka tentuar të filmojë me celular brenda në komisariat, keqtrajtimin e tij dhe oficeri ka kërkuar t’i marrë telefonin.

Kur emigranti ka refuzuar, efektivi i është drejtuar me fjalët: “Po më bën të dalë nga vetja, shko kthehu në atë vendin tuaj të derrave”.

i.b. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Gomare ka edhe ne gjermani says:
    June 22, 2022 at 5:50 am

    Te pakten ta kishte sqaruar,se per cfare derrash behet fjale.Derra te bute apo derra te eger.Jemi vend me shumice myslymane.Ata nuk e hane derrin e bute,por derrin e eger po’,e hane te gjithe.s’ke thene gje o polic.Derrat rriten me shumice ne Gjermani ,sepse konsumohet shume.

    Reply
  • Derra ka edhe ne gjermani says:
    June 22, 2022 at 5:51 am

    Te pakten ta kishte sqaruar,se per cfare derrash behet fjale.Derra te bute apo derra te eger.Jemi vend me shumice myslymane.Ata nuk e hane derrin e bute,por derrin e eger po’,e hane te gjithe.s’ke thene gje o polic.Derrat rriten me shumice ne Gjermani ,sepse konsumohet shume.

    Reply
  • Corpusi says:
    June 22, 2022 at 7:57 am

    Keta dhe i hane derrat, dhe i shajne

    Reply
  • demo says:
    June 22, 2022 at 10:23 am

    Gjermanet ndertuan nje superfuqi ekonomike nga germadhat.Shqiptaret ndertuan nje mut.
    Prish bucela,bej kenace,,nje mut po ndertojne prape..Export krimi,prostitucioni,droge.
    Cfare t`i quaje mor aman! Lirojeni policin gjerman,se ka te drejte.

    Reply
    • Antidiplomati says:
      June 22, 2022 at 10:53 am

      Es gibt ein “Schweine Land” wo auch gute Menschen leben !
      Es gibt aber auch schöne Länder wo Schweine leben!!

      Reply
  • Kadiu says:
    June 23, 2022 at 7:14 am

    Padyshim qe polici nuk ka treguar etike zyrtare, por ka reaguar si nje qytetar me bindjen e tij qe ka per Shqiperine. Le ti therrasin llogjikes.
    Problemi nuk qendron te polici gjerman, por te qytetari shqiptar, vellai jone, qe shkon ne nje vend te huaj, ne vendin e policit dhe ia tregon kufijte atij. I hiqet edhe garib. Sepse emgranti shqiptar duhet te respektoje rregullat e rendin e atij shteti, qe ka kulture e norma bashkejetese e jo si ketu, ne Shqiperi qe nuk duam me kerkend, qe vrasim edhe vellain per nje gardh apo per nje pule. Edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin perpjete, nuk shkon.
    Kur ne jemi kaq te prekur nga ofendimi i policit, perse ikim nga ky vend ne Gjermani? Perse nuk jemi qytetar me dinjitet e me vlera, por ia nxijme jeten njeri-tjetrit?!
    Hajdeni te rregullojme shoqerine e zhvillojme mire vendin tone.
    Lereni policin ne punen e tij. Ai ka per borxh vetem ti paguaj nje birre emigrantit shqiptar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
  • Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  • Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?