Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kishën e Shna Ndout. Në ditën e parë të nisjes së pelegrinazhit të 13 të ‘martave të mira’, një e moshuar 70-vjeçare ka ndërruar jetë.
Ajo është rrëzuar duke ndezur qirinj pranë shpellës së Vlashit. E moshuara nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të rënda dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
