Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E rëndë në Përmet, 24-vjeçari mbyt me plastmas nënën e tij, dyshohet se ishte në depresion
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > E rëndë në Përmet, 24-vjeçari mbyt me plastmas nënën e tij, dyshohet se ishte në depresion
KronikeKryesore

E rëndë në Përmet, 24-vjeçari mbyt me plastmas nënën e tij, dyshohet se ishte në depresion

Published: June 4, 2023
Shpërndaje

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune, (3 qershor 2023) në Përmet në lagjen ‘Partizani’.

Një 68-vjeçare e identifikuar si Zeniat Muhollari, është vrarë nga djali i saj 24 vjeç.

I riu i identifikuar si Albi Muhollari, dyshohet se ishte në gjendje depresioni kur ka mbytur me plastmas nënën. Të dy prej kohësh kanë jetuar në Amerikë, ndërsa ishin kthyer vetëm 4 ditë më parë në Përmet për pushime.

- Publicitet -

Dhimbja e babait!

“Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!”

Kjo ishte fjalia e vetme që thoshte babai i 24 vjeçarit hetuesve të cilët në orët e vona të mbrëmjes mbërritën në banesë për të mbledhur provat dhe marrë dëshmitë që do të ndihmojnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë.

I tronditur nga ngjarja, babai bën me faj doktorin që nuk kishte marrë masa për ta vendosur në një institucion të përshtatshëm edhe pse disa herë i kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e 24 vjeçarit.

Prindërit shpesh kanë qenë të shqetësuar për sjelljen agresive të djalit të tyre. Madje, ato kanë pasur frikë se mos djali i tyre u bënte keq të afërmve apo dhe njerëzve të tjerë, pa ditur se viktimë do të ishte njëri prej tyre.

Arrestimi i 24 vjeçarit

Çifti Muhollari janë prindër të 4 fëmijëve, Albit dhe 3 vajzave. I riu kishte vite që jetonte në Amerikë.

Nuk dihet nëse në banesë ka pasur familjarë të tjerë në momentin e krimit të rëndë si dhe nuk ka të dhëna nëse i riu kurohej për depresionin.

Policia menjëherë pas marrjes së njoftimit është vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria i bashkohet NASA-s për eksplorimin e Hënës dhe Marsit, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina pësojnë rënie
  • Magjistratët çojnë sërish në Gjykatën Kushtetuese formulën e re të pagave që miratoi Kuvendi
  • 30 eurodeputetë kërkojnë hetim në META për bllokimin e profileve që postonin lajme mbi protestat
  • Horoskopi 19 Shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet në dashuri dhe punë

Komentet e Fundit

  1. K R on 30 eurodeputetë kërkojnë hetim në META për bllokimin e profileve që postonin lajme mbi protestat
  2. niko kalemi on Kush fitoi në Londër?
  3. nastradini on Drejtësi apo gjeopolitikë?
  4. Mollosi on Loja e gjerë e Hagës
  5. Hajdutllëku, korrupsioni,morali, plagjiatura, dorëheqja on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?