Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E ridënuan 21 vjet për vrasje, Izet Haxhia: “Deri sot s’kam vrarë njeri, po të vendos ta bëj Sali Berisha do jetë i pari”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > E ridënuan 21 vjet për vrasje, Izet Haxhia: “Deri sot s’kam vrarë njeri, po të vendos ta bëj Sali Berisha do jetë i pari”
KronikeKryesore

E ridënuan 21 vjet për vrasje, Izet Haxhia: “Deri sot s’kam vrarë njeri, po të vendos ta bëj Sali Berisha do jetë i pari”

Published: November 1, 2022
Shpërndaje

Gjykata e Apelit ka ridënuar dje Izet Haxhinë me 21 vite burg për vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Megjithëse janë botuar dëshmi të rëndësishme sipas të cilave Haxhia nuk ka qenë pjesëmarrës në këtë vrasje, Gjykata ka vendosur të rikonfirmojë dënimin për ish-truprojen e Sali Berishës.

Është e pamundur të mos dyshohet ndikimi politik në këtë ridënim të personit që ka dëshmuar për vite me radhë publikisht kundër Berishës.

Haxhia ka botuar disa vite më parë edhe një libër ku ka përmbledhur dëshmitë e tij. Libri mban titullin “Izet Haxhia përballë Sali Berishës” dhe ka një parathënie të shkruar nga ish-pedagogu i Haxhisë, i ndjeri Sabit Brokaj.

- Publicitet -

Në libër Haxhia këmbëngul se nuk ka marrë pjesë në vrasjen e Hajdarit dhe se nuk ka vrarë kurrë njeri në jetën e tij.

“Deri sot s’kam vrarë njeri, por po të vendos ta bëj Sali Berisha do të jetë i pari” – shkruan ai.

“Disa prej jush mund të më quajnë edhe “tradhtar” apo “bukëshkalë” pse unë flas kështu për Berishën. Jo, të dashur miq! Unë as kam qenë dhe as nuk mund të bëhem tradhtar apo bukëshkalë. Unë nuk kam tradhtuar duke rrëfyer në këtë libër të vërtetat dhe vetëm të vërtetat që di unë për Berishën. Tradhtari është Berisha! Është ai që na mashtroi, që na ndau mes nesh, që na përçau si popull, që na vodhi me klanet e monopolet e tij, që pas 25 vjetësh akoma mendojmë të braktisim e të shpëtojmë nga ky vend jonë që nuk iu nda mallkimi i atyre që e kanë drejtuar për tash 100 vjet. Dhe unë mendoj se një nga mallkimet dhe të këqijat më të mëdha të këtyre 100 vjetëve është Sali Berisha.” – shton më tej.

 

Dr. Sabit Brokaj në parathënien e librit shkruan: “Ky libër që përmbledh intervistat e Izet Haxhisë ka një vlerë jo vetëm politiko-historike, por edhe juridike, të cilës do t’i jepja vlerë të veçantë. Këto intervista tregojnë thelbin e çudisë (sekretin) tranzicionit shqiptar, pjesën e pistë e kriminale të tij. Ajo ngjan si një përsëritje e momenteve fatkeqe të historisë tonë, të daljes në krye të tradhtarëve, spiunëve, antishqiptarëve që kanë sabotuar apo dështuar përparimin e Shqipërisë”.

i.b. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • pilo lala says:
    November 1, 2022 at 4:09 pm

    Keta kaqole si Izeti, e kuptojne cfare kane bere, kur gjenden vete ne anen tjeter te drejtesise.
    Dikur mbanin shkopin, godisnin me urdher te Saliut, tani mbrojne shpatullat nga goditjet qe ju takojne.
    Kuptohet qe fuqia e vajzes Saliut eshte akoma e madhe ne Gjykata e Prokurori.
    Edhe pse ka deshmuar kunder Saliut, Izet Haxhia eshte koha e erret e Saliut, ka kryer krime per hesap te tij.
    Mendoj qe i takon burgu, per te gjitha sa ka bere per Saliun.

    Reply
  • Vk says:
    November 1, 2022 at 4:22 pm

    Kur te dalesh zotrote Saliu ka vdekur se sdo rroj sa 1 shqiponje.

    Reply
  • Mosthirja e dëshmitarit është shkelje ligji! says:
    November 1, 2022 at 4:45 pm

    Themi se po bëjmë “Veting” të gjyqtarëve dhe prokurorëve! Si ka mundësi që, kur i akuzuari kërkon një dëshmitar në gjyqin e tij, dhe gjykata nuk j’a krijon këtë mundësi ?! Në çdo vënd perëndimor, gjykatësit e kanë për detyrë që gjykimit t’i shkojnë deri në fund dhe kjo arrihet duke thirur dëshmitarët e kërkuar nga të dy palët, të akuzuesit dhe nga i akuzuari. Mendoj që gjikatësit që kanë marrë këtë vendim, kanë thyer ligjin e zbatimit të rregullave proçeduriale të vendimmarrjes dhe duhet të proçedohen si shkelës të ligjeve. Këtë mund t’a bëjë Ministria e Drejtësisë, ose struktura drejtuese e gjykatësve. Asnjëri nuk është mbi ligjin, as vetë gjekatësit, apo prokuroret.

    Reply
  • 3D says:
    November 1, 2022 at 5:01 pm

    ,,Ku është i forti aty është drejtësia ” kjo thënje popullore është definicion i saktë për gjyqësinë por ka apo nuk ka këshill që mburonë të drejat e njeriut në Shqipëri Izeti punoi me mend që iku nga drejtësi berishishte se ndryshe do të eliminohej si Fatmiri

    Reply
  • mirel says:
    November 1, 2022 at 5:04 pm

    Izeti nese rigjykohet dhe mer statusin e te penduarit e kryqezon Salikadavren mu ne sheshin “Skenederbej”

    Reply
  • Lala i Lushnjes says:
    November 1, 2022 at 5:34 pm

    Po nuk e bëre ti o Izet tjetër s’ka. “Trimat,, e tjerë presin të bjer poshtë ndonjë qime nga ajo e Gridës ta fusin në portofol për kujtim. Burrat e sotëm jan “trima,, e gopit, trimat e vërtetë i mori gjylia e topit.

    Reply
  • Rita says:
    November 1, 2022 at 5:36 pm

    Klithma e fundit e Izetit nuk mundi te largoje mjergullen e dyshimit .Se faktet jane kokeforte e te pa ndryshueshëm. Si bashkfshatare me grupin e Haklajve ( me njohje familjare te hershme ) ai diten e krimit ka qene ne shoqërinë e tyre duke shëtitur me makine ( te ndryshme ) e pika takimi ne Tirane deri ne oren fatale. Si mund te mohoje ekzistencën e tij ne godinën e PD ate ore te krimit ? Ai ,vertet nuk shtiu me arme por ishte ne dijeni te plote te atakimit qe do te behej mes Haklajve dhe Azemit
    S’do te ishte ne burg sot po te fliste me kohe qe te parandalonte vrasjen ,sot faktet e dënojnë.Ne kete situate ku Berishen e duan te varur ne peme kundërshtaret e tij dhe ku drejtësia eshte 99 % ne deren e tyre a nuk do te dilte i pafajshëm Izeti ??? Por ,,faktet , faktet Izet te lane ne qeli e ne moshën e Berishës sot do te shijosh lirine.

    Reply
  • M'hill Lèpusha says:
    November 1, 2022 at 5:39 pm

    Ky vendimi i Gjykatès sè Apelit èshtè shèmbulli mè bindès se pèrse Shqipèria nuk po ecèn. Sepse ” veting-u ” nuk mundet tè funksionojè me shkopinj nèn rrota. Sepse Qeveria nuk èshtè e vendosur e as e interesuar pèr njè drejtèsi Dinjitoze. Sepse Aleati ynè ka (dè punè qera ) qè intereson mè shumè Status Quo-ja…..Edhe sikur Izeti tè kish vrarè me duartè e tijè njè rrugaç si coni i Hajdarit, sot duhej tè ishte i lirè. Njèzet e njè vite pèr atè janè vetèm hakmarrja pèr tè vèrtetat e thèna nè adresè tè krye karaduzès, kryebanditit e kryetradhètarit tè Shqipèrisè Salih R.Sheqeria. Isha kurioz tè dègjoja avokatin e Haxhisè se si justifikohen sentenca tè tilla. Le tè shpresojmè se edhe Drejtèsia porsi e Vèrteta vonojnè dhe nuk harrojnè

    Reply
  • Rita says:
    November 1, 2022 at 6:32 pm

    I kujtoj komentuesit te mesiperm se i ndjeri ishte Deputet i nje partije e njohur ligjërisht ne kushtetute shqiptare. Si duket dhe sot nuk kuptoni e pranoni pluralizmin. Sa do te donit te kishim vetem nje parti si dikur ,ne Diktaturen e perjetuar qe te burgosurit, internonit e vrisnin te pafajshëm. Keqardhje qe kete urrejtje ,vdekjen e vrasjen e cdo kundërshtari politik t’a dëshmoni me kaq zjarr dhe sot. Ironike eshte se ne klasa e persekutuar treguam meshire e bashkjetese me persekutoret dhe shohim ne shpirtrat katrane urrejtje e perseritje te krimeve te dikurshme. Ah sa gabime u bene me ate Berishe ,dore e Ramizit qe ulërinte ne cdo fjalim parrudhen ‘magjike ‘ Bashkëvuajtës e persekutore si vëllezër bashkëjetojnë.Te kishit bo nja 10, 20, e me shume burg sipas dëshmive e krimeve s’do te shkruaje si me siper.Por ju mbrojti fort mire Berisha me Ramizin bashke.

    Reply
  • Shqiptari ska memorje historikisht says:
    November 1, 2022 at 6:33 pm

    Nje nga turpet me te medha te ketyre 30 vjeteve dhjerokraci , ju dhjefsha veting-leshin ….nuk behemi kurre po nuk u denua pergjegjesi kryesor i deshtimit te ketij shteti te fundit te shqiptareve, mister mostra……

    Reply
  • Rita says:
    November 1, 2022 at 6:53 pm

    A e din se kush eshte ajo ‘MEMORJA ‘ qe kërkoni ? Jo e zorshme mos me thane thjeshte sot qe ka kaluar kohe.Rikthim ne vitin 1992. Dënimin e shkaktareve te rrënimit te ekonomisë pas 45 vjet qeverisje , dënimin e gjenocidit komunist , dënimin e te gjithe ministrave , krejt nomenklaturës se larte ,te mesme e te ulet qe i kane lyer duar me gjakun e te pafajshme ,etj.etj. masa te shumte qe nuk u moren .Dhe te krijohen parti te reja jo me ish hetues e komuniste por parti qe te punoje per ndërtimin e vendit.Dhe mbi te gjitha ligji te jete i shenjte e te zbatohet.Por jemi ne kete situate pikerisht se ligji u shkel ,shkelet e do te shkelet po nga
    ‘ ishet’ e dikurshëm.Kjo eshte ‘MEMORJA ‘ qe kërkoni, mos u hidhni nga nje dege ne tjetren . Berishes ju ithtarët e se djeshmes duhet t’i ngrenë nje MONUMENT me te larte se kullat e Tiranes se ju shpëtoi nga lincimi , nga denimi ku sot ne maje te kalit ( te Don Kishotit ne fakt ) vraponi per te prere kokat qe ju bejne sehir e ju kundërshtojnë. Ne se nuk ndryshohen ngjarjet keshtu do te veproni ,ju te majtet e mykur ,pas vdekjes do r’i ngrini përmendore Berishes ,shpetuesit tuaj. A don me fakte qe askush se fut brenda ? Qysh me 1997 na ben sehir te gjitheve .

    Reply
  • Andis says:
    November 1, 2022 at 8:19 pm

    O shkerdhat , o Plere ,o malok bythqire e I pabese.Sa njerez keni torturuar e I keni lon sakate. Kush je ti mor kapedan qe moret kot ne kohen e atij bythqirit tjeter .Aty do kalbesh mor bythqir

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 2, 2022 at 7:20 am

    Izet Haxhia shkoi për LESH ARAPI pasi i doli nga rreshti i krimeve të S.Berishës dhe ESKORTËS së tij.Izeti i tregoi popullit gjëmat e bëmat Saliut në 32 vite.
    -Nuk është Izeti që vrau Azemin.Atë e vrau F.Haklaj pasi më parë Saliu i kishte vrarë Vëllanë-Shkëlqimin.Dhe më pas Sb vrau 4 vëllezrit Haklaj..mbi 200 në Tropojë dhe 20.000 në gjithë Shqipërinë.
    -Sb nuk shkoi asnjëherë në 32 vite në gjykatë,pasi e ka TREDHUR atë që në 1992.Ndaj DASH e ka futur në listën e zezë.
    -DREJTËSIA VDIQ,”RROFTË” KRIMINELI SALI NON GRATA FATKEQSI KOMBËTARE PËR PD & SHQIPËRINË..!

    Reply
  • Medi Belortaja says:
    November 2, 2022 at 8:17 am

    hahahahahaha
    sa budallenj ka kjo bote,
    nuk ka vetem komentuesa.
    madje po te kesh ca mend, vetem duke pare shpirtin dhe mendjen e komentuesave e kupton kush eshte njeriu.

    Reply
  • Fehmi Berisha says:
    November 2, 2022 at 10:01 am

    Të gjithë hetuesit dhe trupin gjykues do t’i lidhja sot dhe do t’i vëja në bankën e drejtësisë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Senati amerikan miraton rezolutën që kufizon kompetencat e Presidentit për luftën me Iranin
  • Rama takon sot drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryebashkiakët
  • 24 qershor 2026
  • Horoskopi 24 Qershor 2026, parashikimi i yjeve për këtë të mërkurë
  • Temperatura të larta dhe reshje shiu me shtrëngata në zonat malore, moti për sot

Komentet e Fundit

  1. Right Side on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. nastradini on Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin
  3. Detari on RaBexit!
  4. Vilejet Qyrku on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Anonymous on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?