Muret bizantine të Kullës C në kalanë e Durrësit janë rindërtuar pas një pune më shumë se dy vjeçare të restauratorëve. Në përurimin e monumentit të trashëgimisë kulturore morën pjesë ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe ajo e Suedisë, Elsa Hastad, pasi restaurimi i saj u mundësua nga programi i Fondit të Ambasadorëve dhe qeveria suedeze me një vlerë rreth 350 mijë dollarë.
“Qeveria amerikane ka dhuruar fonde për rikonstruksionin e objekteve të rëndësishme të kulturës si kulla C dhe objekte të tjera në Krujë dhe Prezë. Duke kontribuar në ruajtjen e objekteve historike të arkeologjisë shqiptare që u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit”.- u shpreh ambasadorja amerikane.
“Qeveria Suedeze mobilizoi menjëherë fonde duke ju përgjigjur nevojës për stabilizimin e muraturës me anë të një strukture çeliku, lëvizjen e blloqeve të rëna dhe sistemimin e tyre, krijimin e një hapësire të sigurt që ekspertët të kryenin dokumentimin e gjendjes faktike, shqyrtonin situatën dhe të hartonin projektin e restaurimit”.- tha Elsa Hastad.
Kalaja e Durrësit është simbol i lashtësisë së qytetërimit. I gjithë muri rrethues, përfshirë kullën C i përket periudhës së perandorit bizantin “Anastasi I” në shekullin e V-të, që fortifikoi qytetin.
a.m/dita
E la te shkruar Faik beu.Nga 9 kulla te kalase se Durrsit qe la ne 1897,gjeti vetem 3 ne 1913.
Ja kemi gjetur pushtuesit turk,,Ujin na e dogji gjermani..Jo or jo,,Pushtues me i lig, eshte turma e shqiptareve te leshuar nga zinxhiri.
yxhym mamluk se ngelem pa buke