Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E TRISHTË: Nga të parat veprimtare aktive të shoqërisë civile në Shqipëri, ndahet nga jeta Kozara Kati
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > E TRISHTË: Nga të parat veprimtare aktive të shoqërisë civile në Shqipëri, ndahet nga jeta Kozara Kati
KronikeKryesore

E TRISHTË: Nga të parat veprimtare aktive të shoqërisë civile në Shqipëri, ndahet nga jeta Kozara Kati

Published: October 10, 2022
Shpërndaje

 

Kozara Kati, një emër i njohur i shoqërisë civile në Shqipëri është ndarë nga jeta të hënën në orët e para të mëngjesit.

Lajmi i trishtë u konfirmua për DITA nga familja dhe miqtë.

- Publicitet -

E ndjera vuante nga diabeti dhe jeta i është ndërprerë pas një ndalimi të zemrës natën mes 9 dhe 10 tetorit, – sipas detajeve të dhëna për DITA, nga familjarët.

Kozara do festonte këtë dhjetor 76-vjetorin e lindjes.

Ajo ishte një nga drejtueset e para të shoqërisë civile në Shqipëri. U angazhua për gati dy dekada me Qendrën Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, ndërsa vitet e fundit ishte anëtare dhe më pas kryetare e Bordit Mbikqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

“Znj. Kozara Kati ka dhënë një kontribut të pazevëndësueshëm për zhvillimin e Shoqërisë Civile në vend, sidomos në fushën e të Drejtave të Njeriut, të Drejtat të Fëmijëve, mbështetjen për barazinë gjinore dhe mosdiskriminim. Kujtimi i saj do të mbetet i paharrueshëm për natyrën e saj të sinqertë, të drejtpërdrejtë dhe dashamirësinë në marrdhëniet njerëzore” – thuhet në një deklaratë të kësaj agjencie.

Bashkë me nënën e saj Fedra, motrën Pranvera, vëllain Adrian dhe djalin Denis, Kozara Kati kaloi një pjesë të jetës në internim gjatë viteve të komunizmit, pas dënimit të babait të saj, ish-ministrit Vasil Kati.

Pas ndërrimit të sistemit në vitet ’90 ajo punoi si përkthyese, mësuese dhe më pas u angazhua me lëvizjet e shoqërisë civile, në disa prej të cilave ishte ideuese dhe organizatore.

Lamtumira dhe ceremonitë mortore do të zhvillohen të martën. Varrimi bëhet në orën 11:00 në Sharrë, ndërsa familja priti ngushëllime tek FU Univers, rruga Bardhyl në Tiranë.

i.b. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Lasgushi. says:
    October 10, 2022 at 7:05 am

    Njeri i mire.Por pa fat ne jete!
    Ti roje,djali,motra vllai.

    Reply
  • ppa says:
    October 10, 2022 at 8:57 am

    Zonje fisnike dhe e nderuar; kam patur fatin ta kontaktoj, degjoj dhe te bashkepunoj me te.RIP! Uroj dhe deshiroj cdo te mire per djalin dhe familjen e saj.

    Reply
  • Bitoci says:
    October 10, 2022 at 12:41 pm

    Zonje grua

    Reply
  • Majlinda Aliu says:
    October 10, 2022 at 2:43 pm

    Te njihje Kozara Katin ishte fat dhe privilegj, oret qe mund te konsumoje me Kozin te dukeshin minuta për vete biseden e saj plot vlera ,Kozi ishte dhe Do mbetet mes nesh nje intelektuale dhe Mikeshe e pazevendesuar. Pusho në paqe Koz e dashur 🥲🙏

    Reply
  • Eranda says:
    October 10, 2022 at 4:46 pm

    Ngushellime te sinqerta djalit, motres dhe vellait per humbjen e intelektuales dhe njeriut te mrekullueshem Kozara Kati!

    Reply
  • mali says:
    October 10, 2022 at 4:57 pm

    Per fat te mire e njoh ambientin ku eshte rititur zonja ,blloku.Per fat te mire njoh edhe ambientet e internimit te ketyre familjeve.I njoh keto ambiente sepse keshtu me ka hedhur jeta.Ne fshat kjo ka jetuar jeten e fshatarit qe perbente 60% te popullsise.Internimi permbante qe duheshe te paraqiteshin ne keshile mengjez e darke.Pjesa tjeter nuk ishte diskriminin.Ne shkolle femijet e tyre ishin barabar me nxenesit e fshatit ,te mos themi qe ishin dora e djathte e mesuesit per c’do veprimtari.Kujdesi mjekesor ishte i njejte nga mjeku i fshatit dhe ushqimi njelloj me fshataret.Atehere kjo zonje e kuptoi realitetin qe sot e quan denim.Pra 60% e popullsise se shqiperise del qe ka qene e internuar .Pra 60% e popullsise duhet te trajtohen si te perndjekur politike.Mjaft u moret me keto mbeturina te bllokut.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një ditë pas provave të reja për Ballukun, ambasadori gjerman: Antikorrupsioni i lartë, parakusht i panegociueshëm për BE
  • Rama prezanton “Programin e Strehimit”: Do marrin banesat e konfiskuara
  • Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  • Dhunohet drejtori i Ujësjellësit në Elbasan, nuk pranon të bëj kallëzim: “I kam çuna lagjeje”
  • “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë

Komentet e Fundit

  1. demo on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  2. ANA on Prokurorët e Hagës kërkojnë gjashtë vjet burg për Thaçin për pengim të drejtësisë
  3. Vlora 97 on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  4. K R on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë
  5. Tahir Gashi on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?