Një fotografi e rrallë e vitit 1991, ku shfaqet ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe komandanti i UÇK-së, Adem Jashari, në aeroportin e Rinasit, ka qenë një enigmë që për vite me radhë ka nxitur spekulime dhe teori të ndryshme.
Por së fundmi në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN, dëshmitë e dy bashkëpunëtorëve të Rugovës – Ermir Hizmo dhe Flamur Jata – kanë hedhur dritë mbi ngjarjet e asaj dite të pazakontë.
Adnan Merovci, i pranishëm gjatë asaj kohe, thekson rëndësinë e momentit dhe zemërthyen zanafillën e fotografisë.
“Në fillim vitet 1990, legjendari Adem Jashari ndodhej në Tiranë dhe kishte kontakte të vazhdueshme me zyrën e Kosovës në Tiranë.
Është folur shumë në lidhje më këtë fotografi, fillimisht është thënë se është fotomontazh, pastaj se Ademi ka qëlluar aty rastësisht, se nuk është takuar fare me Rugovën, etj. por për hirë të së vërtetës, rëndësisë dhe peshës që ka dua qartë ta shpjegoj zanafillën e kësaj fotografie”.
“Dua të sqaroj se jo çdokush në rrethana të tilla në një aktivitet publik mund të ishte afër meje, pra Ademi aty nuk ndodhej rastësisht, por erdhi qëllimisht duke u bazuar në ftesën time dhe gatishmërinë e tij për të ardhë nga zyra e Kosovës në Tiranë deri në aeroportin e Rinasit.
Kontakti është realizuar përmes Skënder Zogajt dhe Mehmet Krajës”, u shpreh Merovci.
Ndërkohë, Ermir Hizmo, përgjegjësi për sigurinë e Rugovës në Shqipëri, tregon se të gjithë ishin në dijeni të pranisë së Jasharit, por jo të detajeve të plota të pozicionit dhe rolit të tij.
“Shkëmbimet tona ishin të shkurtëra, por të ngarkuara me kuptim”.
“Adem Jashari ishte një figurë kyçe, edhe pse të gjithë nuk e dinim plotësisht rolin e tij në atë kohë”, thotë Hizmo.
Flamur Jata, oficeri i Gardës së Shqipërisë, shton më tej dimensione të tjera në këtë ngjarje, duke rikujtuar atmosferën dhe intensitetin e atij momenti.
“Takimi ishte i përkendshëm dhe të gjithë ndjenim rëndësinë e tij.
Por shihet qartë se nuk ishte një rastësi, por një takim i planifikuar dhe i rëndësishëm”, pohon Jata.
Kjo konferencë shtypi dhe fotografia që ka mbijetuar nëpër vite, tani mbështetet nga dëshmi të drejtpërdrejta të atyre që ishin prezent, duke hequr dorë nga teoritë konspirative dhe duke konfirmuar një kapitull të rëndësishëm të historisë së Kosovës.
j.l./ dita

X,Y,(te panjohur),shton me tej dimensione te tjera ne KETE NGJARJE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Cfare ngjarje o te rafte panuklla!Ku eshtew ngjarja??????????????????????????????
Legjenda Jashari(qe atehere ishte krejt i panjohur) eshte ftuar nga nje fare Merovci te asistoje nje takim te Presidentit Rygova me miq ne aeroportin e Rinasit. Fotografia ne Shqiperi nuk njihet fare,dhe nuk eshte komentuar fare,fare,fare !
Tani ky Merovci thote:-Jo cdokush mund te qendronte perkrah mejeee! Eeeeeeeeee!Eeeeeeeeeeeee!
Pordhe katununari perzi me pordhe gazeetari.
O J..L ta ka dhene Bashkim Zenjeli te gatshme,,apo e ke zhgrapsur vete????????????
O zot,o zot, Nje Resme behet ngjarje,.
Pasha pordhet e Shkodranit-thoshte Hilmija.
Nga 1991-shi deri në 1999tën kur u çlirua Kosova kanë rrjedhur shumë ujëra. Askush nuk e dinte se çfarë kishte në kokë Rugova atë kohë. Por e vërteta zyrtare është që Rugova ka qënë për ruajtjen e statukuosë, për mos “cytje” të Serbisë dhe më e rênda, ajo që tregon fytyrën e tij të vërtetë, është deklarata që ai bëri në selinë e NAtO-s në Bruksel se “ata, (Adem Jashari me shokë), janë katundarë që duhen qetësuar!”. ishte koha kur çeta e Adem Jasharit kishte filluar veprimet e saj luftarake kundër trupave serbe në Kosovë. Dhe kjo shprehje është e dokumentuar dhe regjistruar. njëlloj si ajo që ai bëri në shtëpinë Sllobodan Millosheviçit kur u shpreh se “e gjitha kjo (pra bomabardimet e NATO-s ndaj Serbisë) duhet të marrë fund”. NATO në atë kohë kërkoi që Rugova të shkonte në Bruksel dhe të spjegonte kontekstin e asaj deklarate, por ai nuk u duk më atje.
Rugova nje dredharak i serbeve,duhet distancuar nga heronjte e vertete!
Lavdi Adam Jasharit & Com!
Vetëm 10 vite i humbi Kosova dhe populli nga politika e I.Rugovës dhe atyre që silleshin e rrotulloheshin rreth tij
Nuk e di pse shqipefolesit ne te treja anet e kufirit, qe mbahen per burra, gjithmone temat e nxehta dhe patriotike I shqyrtojne mbase vdekjes se autoreve te vertete. Keshtu ne kete artikulle, shume tema te enveri, nexhmijes, ramizit, gazidetes, pashkos, etj etj. Zakoni e do qe mbase vdekjes kazani mediatik dhe ca tipa si ky merovski ( Mero) vazhdojne trillimet sepse autoret e verte nuk jane. Me keto tema qe jane te bejne me historine e kombit merren historianet per te vendosure nje dinjitete te perfolure.
LAVDI HERONJVE TË LAVDISHËM TË U.Ç.K.:
ADEM JASHARI
IBRAHIM RUGOVA
HASHIM THAÇI
KADRI VESELI
REXHEP SELIMI
JAKUP KRASNIQI
zotrinj lomentues!Po ta kishte filluar Rugova kryengritjen 10 vjet me pare,popullsia Kosoves ishte shkermoqur,si Cameria dhe askushi do ti vinte ne Ndihme. Ishte dorzimi per turp nga trupat hollandeze i Srebrenices,,qe Bota pa live cfare bishash jane populli serb/Masakrat e Bosnjes bene bashke Ameriken me Evropen serbofyle,,qe ju perveshen ushtrise serbe.
Dhe prape trupat frencese e kurdisen nje kurth ne Mitrovice.
O Edviniiii! Europa sot votoi te djathten extreme totalisht.Ne France fituan nacionalistet e Le Penit,qe jane fashiste franceze proserbe dhe proruse.Ne Greqi fitoi Micotaqi dhe Belleri ,Vetem ti ke mbetur laraske internacionaliste,qe i ke lidhjet atje ku jane Armiqte shekullore te popullit shqiptar:Ne beograd dhe Paris.
Beni sikur thoni dicka , por ne te vertete derdellisni brockulla pa asnje vlerte , vetem per te shpelare e mpire trurin e lexuesve ! Sa kot , pa asnje kuptim e ideal po jetojne banoret e mbetur te ketij trualli qe eshte quajtur dikur Iliri , me pas Arberi dhe se fundi Shqiperi ! Nuk te ngrohet zemra thuajse nga asgje !