Alda Klosi, ish-shefe e kabinetit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj ra pre e një vjedhje në banesë nga pastruesja e djali i saj që i morën qindra mijëra euro, dollarë dhe miliona lekë shqiptare.
Policia arrestoi Rozeta dhe Havier Dobin, ndërsa brenda banesës së tyre sot u zbuluan edhe rreth 500 mijë euro dhe aksesorë floriri, të gjitha të fshehura në tubin e aspirimit.
Në këtë intervistë shpërndarë nëpër portale, Alda Klosi tregon me detaje versionin e saj të ngjarjes. Shumën e lekëve, tha se e kishte të deklaruar dhe se e kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait.
Zonja Klosi, si është e vërteta e grabitjes?
Lekët i kam të gjitha të deklaruara. Lekët i kisha për një rast fatkeqësie, për xhaxhin tim që e kam me tumor. Ndodhet në SHBA. I kemi gjetur, mbledhur lekët për këtë rast. Unë kam qenë në Amerikë. Denoncimin e bëra vetë.
Sa kohë kishit që e kishit punësuar pastruesen?
E kisha punësuar prej 5 vitesh. Ajo ka bërë masakër në hapjen e derës. Ka inskenuar një skemë llahtari.
Si e zbuluat?
Nga kamerat.
Çfarë tregojnë kamerat?
Ka inskenuar vjedhjen. Banesa është hapur me çelës. Por ajo e inskenoi. Kishte inskenuar sikur ishte grabitje. Hedhur rrobat, shqyer dollapi.
Dyshimet i kishit ju që e orientuat policinë te pastruesja?
Jo, fare nuk më shkoi mendja. Por ngaqë ishin bërë disa grabitje në banesa. Jam ndjerë shumë keq. Më ka lënë një shije shumë të keqe. Plus edhe momenti, situata e rënduar, kam xhaxhain duke vdekur. Ato kanë qenë lekë për kurimin e tij.
Nuk më ka shkuar mendja te ky person. Kjo grua ka punuar në 20 shtëpi të tjera prej shumë vitesh. E kanë kapur kamerat. Unë erdha kastile nga Amerika me urgjencë. Erdha pardje, shkova në polici dhe bëra denoncimin.
Policia bëri një punë të palodhur. Ky njeri përbën një rrezik publik. Sa shumë familje mund të jenë dëmtuar. Sepse ajo punonte në shumë banesa. Por me denoncimin që bëra i bëra një të mirë komunitetit.
Sa është shuma që pastruesja ju ka marrë ju?
Shuma që sot njoftoi policia se ka sekuestruar nuk ka lidhje me mua. Vetëm shuma e djeshme. (58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë).
Ajo e ka pranuar vetë që i ka marrë. Madje shumën e kam të deklaruar. Se po të ishte e kundërta nuk e bëja denoncimin. Shuma tjetër që është zbuluar sot nga policia mund të jetë marrë në shtëpi të tjera.

SI tha njeri nga keta rilindloqet, “do te vjedhim me bukur”. Tashti kush vodhi bukur ketu kjo surrat nallonia, apo pastruesja e kesaj. Se mire hajduter or ti po edhe koqe gomari fare.
pa shiko si flasin keta.
Pyetja ishte ku i gjete leket?!
Mjeshtër tashmë është Salih Ramë Berisha për të kriju afera denoncimesh veq në NON GRATA shpejt do të futet edhe në GINISS
Presim nga DASH te shpalli keto qelbesira NON GRATA.
Po moj korbe…po mos e beje ti denoncimin do e bente vete pastruesja. Ke rene ne cark, vazhdo genjeh tani.
Kjo Rozeta Dobi mos ka qene pastruese ne shtepine e edvin rames dhe Monika kryemadhit?
Sali Berisha vetem 3000 eyro ka deklaruar.
Bash si ke ajo barsaleta ku hajduti bashkëpunonte me hajdutin dhe ulëriste kapeni hajdutin. Thoni të jetë marifet tjetër rilindjotërish për të futur në kthetrrat e tyre thellësisht të pastra milionat e vjela nga sekuestrimet dhe gjobvëniet?
Shume mire pastrusja paret e veta ka vjedh
Se ato pare jane te popullit
Pastrusja popullin perfasjon
O 3D, (me sa duket duhet te jesh Rama ,sepse ai çdo gje e paraqet me 3D) duke vjedhur e mashtruar po kapen perdite qeveritaret e Rames dhe jo Berisha ! Demo,ndoshta dhe Berisha ka deklaruar 3000 £ gje qe se kam ndegjuar por per Ramen e kane shkruar gazetat dhe me 3000£ beri nje vile ne Tirane dhe i tepruan mbi3000!
A ke punuar per krye gelbazen qe qeveris vendin pra dihet dhe parart nga te kan ardhur por mos fol me shum se po vjen era mut po tja gjenin dikuj tjetrit dote sekuesteoheshin nga banda e edvinit pa as dhe nje medyshje.pra ja ku shkojn paret e ahqiptareve neper xhepa te adminstrates dhe tek te huajt qe i blejn dhe agqiptaret ikin nga syte kembet nga keta qe na sundojbe prej teilljetvitesh.