Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Edhe 7 muaj luftë në Gaza”, Blinken: Pa një plan për Rafah, Izraeli do përballet me kaosin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Edhe 7 muaj luftë në Gaza”, Blinken: Pa një plan për Rafah, Izraeli do përballet me kaosin
AktualitetBoteUncategorized

“Edhe 7 muaj luftë në Gaza”, Blinken: Pa një plan për Rafah, Izraeli do përballet me kaosin

Published: May 30, 2024
Shpërndaje

Lufta midis Hamasit dhe Izraelit mund të zgjasë edhe 7 muaj të tjerë. Është ky paralajmërimi i kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit. Shtatë muaj janë të mjaftueshme për të arritur objektivat për shkatërrimin e Hamasit, tha zyrtari i lartë. Në një intervistë radiofonike, kreu i Këshillit të Siguisë së Izraelit tha se zgjatja e luftës ishte menduar nga kabineti që në fillimet e saj.

“Tani jemi në muajin e pestë të vitit 2024, që do të thotë se presim edhe shtatë muaj të tjerë luftimesh për të thelluar arritjet tona, për të shkatërruar aftësitë ushtarake dhe qeveritare të Hamasit dhe Xhihadit Islamik. Duhet të kesh durim dhe të dish të qëndrosh i fortë. Kjo qëndrueshmëri është ajo që e ka lejuar këtë komb të mbijetojë për 75 vjet, madje edhe për 3000 vjet”, tha Tzachi Hanegbi, Kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit.

Tanket izraelite u zhvendosën në zemër të Rafahut, pavarësisht urdhrit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për t’i dhënë fund sulmeve në qytet, ku shumë palestinezë ishin strehuar nga bombardimet.

- Publicitet -

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e quajti sulmin izraelit në Rafah “të tmerrshëm” dhe e dënoi atë, duke nënvizuar se “vdekjet tregojnë nevojën për të pasur një plan për Gazën”.

Pa një plan të këtij lloji, shtoi ai, nuk do të ketë “ditë të re” në Gaza dhe “Izraeli do të gjendet përballë kaosit”.

Ushtria izraelite kontrollon tre të katërtat e zonës tampon në kufirin egjiptian dhe synon të kontrollojë të gjithë atë për të parandaluar kontrabandën e armëve nga Hamasi, thonë zyrtarë izraelitë për mediat vendase.

Sakaq, SHBA, aleati më i afërt i Izraelit, përsëriti kundërshtimin ndaj një ofensive të madhe tokësore në Rafah, ndërsa tha se nuk beson se një operacion i tillë kishte kaluar vijën e kuqe.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës
  • 20 vatra aktive zjarri në vend, ministri Nufi: 727 forca operacionale të angazhuara në terren
  • SHBA ratifikoi marrëveshjen e huas me Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?