Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Edhe ish-Presidenti i Malit të Zi, në dosjen Epstein, Djukanovic mohon çdo lidhje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Edhe ish-Presidenti i Malit të Zi, në dosjen Epstein, Djukanovic mohon çdo lidhje
AktualitetBote

Edhe ish-Presidenti i Malit të Zi, në dosjen Epstein, Djukanovic mohon çdo lidhje

Published: February 1, 2026
Shpërndaje

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanovic, përmendet në dosjet që lidhen me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein, të publikuara së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara.

Sipas dokumenteve, emri i Djukanovic shfaqet në një sërë mesazhesh që Epstein dyshohet se ka shkëmbyer me politikanin sllovak Miroslav Lajçak. Në një prej këtyre komunikimeve, Lajçak shkruan se presidenti i Malit të Zi “mezi pret vizitën tonë”.

Në vijim të bisedës, Epstein i përgjigjet: “Ndoshta duhet t’i japë Donaldit një strehë të sigurt”, ndërsa Lajçak thekson se “pika e dobët e Donaldit është Mali i Zi”.

- Publicitet -

Gjatë këtyre shkëmbimeve, Epstein i ka dërguar Lajçakut edhe një link nga New York Times, shoqëruar me një fotografi të Kotorrit, të cilës Lajçak i është përgjigjur: “Të thashë që Mali i Zi ishte i shkëlqyer”. Po ashtu, Epstein e ka pyetur Lajçakun nëse Djukanovic mbante postin e presidentit apo të kryeministrit në atë kohë, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur se ai ishte president.

Sipas burimeve, një pjesë e këtyre mesazheve janë shkëmbyer në gusht 2018, ndërsa të tjera më 21 shtator të po atij viti.

Në reagimin e tij, Milo Djukanovic ka mohuar çdo njohje apo komunikim me Jeffrey Epsteinin. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë kontakt të drejtpërdrejtë apo të tërthortë me të.

“Në përgjigje të interesimit të shpeshtë të përfaqësuesve të medias lidhur me publikimin e komunikimeve të të ndjerit Jeffrey Epstein, dua të sqaroj se nuk e kam njohur kurrë Epsteinin dhe nuk kam komunikuar asnjëherë me të, drejtpërdrejt apo tërthorazi. Për rrjedhojë, nuk mund të dëshmoj për vërtetësinë e bisedave të publikuara apo për vizitat e tij të mundshme në Mal të Zi”, u shpreh Djukanovic .

Dosja e publikuar nga autoritetet amerikane përfshin rreth 3 deri në 3.5 milionë faqe materiale, mbi 2 mijë video dhe rreth 180 mijë imazhe që lidhen me aktivitetet e Epstein. Departamenti i Drejtësisë bën me dije se një pjesë e përmbajtjes është redaktuar ose nuk është bërë publike, për shkak të mbrojtjes së privatësisë së viktimave, duke fshirë pjesërisht ose plotësisht emra dhe të dhëna personale.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • intelektuali says:
    February 1, 2026 at 3:31 pm

    Gazeta DITA:

    Ne fillim i gezuat dhe i lumturuat BAJGAT e Enverit duke qitur fet e fet fotografine e miliardierit pedofil me Presidentin Trump, nderkohe qe ketu ne SHBA te gjitha gazetat ne faqe te pare kane publikuar fotografi me surratin e pedofilit Bill Clinton ne shoqerine e miliardierit pedofill, pronar i Ishullit te Pedofileve me shume prostituta minorene nga Rusia si dhurate e Putinit per komunistet amerikane,

    MIRE JA BERI PRESIDRNTI TRUMP KOMUNISTEVE IMORALEVE, QE LEJOI HAPJEN E DOSJES SE PEDOFILEVE NE SHBA DHE QE PO TRONDIT BOTEN NGA PERMASAT E PAPARA TE IMORALITETIT DHE HIPOKRIZISE ENVERISTE,

    sepse:

    Ne te gjitha fotografite ne vend te pare del pedofili Bill Clinton, me ushtrine e Lajcakeve te Partise Komuniste Cekosllovakise, i pasuar nga Presidenti i majte i KE me foto turpi me doren tek dafllaku i minoreneve, le te pergjigjet hajdutja Ursula fon der Leyen tani per beniaminin pedofil te saj ne BE, lista e pedofileve vazhdon me agjentin e KGB dovjetike Djukanoviq, ish Presidenti i Mafies se cigareve fallco ne Mal te Zi, lista vazhdon ne Angli me Princin e Elisabetes per te dale te nena e komunistit Mamdan si konkubina e Bill Clintonit, qe mund te jete babai biologjik i Mamdanit te New Yorkut dhe gazeta DITA nuk guxon t’ja permende emerin , as t’ja thote ymrin dhe te beje publike te bemat e pedofilit, qe dhe shtypte butonin e raketave duke bere gojore me Monica Lewinsky ne Dhomen Ovale te Shtepise se Bardhe. Nuk do te cuditesha qe t’i dilte edhe Edi Rames emri ne listen e pedofileve, por te kemi parasysh afersine qe ka pasur me familjen mafioze Clinton, e cila hyri pa breke ne bythe ne Shtepine e Bardhe dhe doli si miliardiere pa punuar asnje dite ne biznesin privat.

    Reply
  • Devolli says:
    February 1, 2026 at 3:45 pm

    As gomari im mos mi pastër mendtë e këtij intelektuali mashtrues e gënjeshtar i ndyrë .

    Reply
  • intelektuali says:
    February 1, 2026 at 3:54 pm

    @Devoll PEDOFILI:

    Po ti o BAJGE idiote e Enverit nuk ke ndonje mendim tendin per PEDOFILINE e komunisteve te Botes qe Presidenti Trump ja zbathi breket me vendimin e tij per hapjen e dosjes te Ishullit te Pedofileve, ku ne liste i pari ishte maniaku sexual, Bill Clinton bedeli i George Sorosit ne lufte me Presidentin Trump?

    He mo BOLE fanatike na thuaj: A e ka emerin ne liste bedeli i Sorosit ne Tirane?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?