Përpos një pale zgjedhjesh të kontestuara në vitin 2011, socialistët e kanë dominuar kryeqytetin në të gjitha zgjedhjet prej vitit 2000, duke i fituar garat lokale. Kjo e ka bërë Tiranën të duket një bastion i shumicës socialiste.
Por gara e hapur pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli i Ministrave, ndërsa ky ndodhet në qeli me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, krijon në letër një mundësi për opozitën dhe synimin e saj për ta përmbysur kryeqytetin.
Veliaj e ka ankimuar shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese. Pavarësisht kësaj, Këshilli i Ministrave i njoftoi vakancën Presidentit mëngjesin e së martës dhe ky nuk priti shumë që ta noterizonte.
Ndërsa kryeministri Edi Rama prezantoi tre javë më parë ish-ministren e tij të Arsimit, Ogerta Manastirliu si kandidate për Bashkinë e Tiranës, opozita është ende pa një emër kandidati.
Partia Demokratike deklaroi se ndodhet në një proces konsultimi me partitë e tjera në opozitë për kandidatin e saj për Tiranën, por deri tani nuk ka ende një rezultat. Në distancë janë shkëmbyer fjalë, herë për rëndësinë e bashkëpunimit, dhe herë të tjera, qartazi kundër një mundësie të tillë.
Bashkimi i opozitës rreth një kandidati të vetëm, i aftë për të marrë vota përtej gardhit politik të së djathtës vlerësohet nga analistët e politikës si mundësia e vetme për të sfiduar shumicën dominuese. Ata thonë se edhe nëse arrihet ky parakusht, përmbysja e rezultatit në kryeqytet do të ishte në kufijtë e një mrekullie.
“Sfidë e jashtëzakonshme”
Opozita pritet të futet në garën për Tiranën pas humbjeve të mëdha elektorale në nivel lokal dhe kombëtar. Në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, Erion Veliaj u rizgjodh kryebashkiak i Tiranës me 158,688 vota, përkatësisht 54,69 % të votave. Kandidati opozitar, Belind Këlliçi mori 100,351 vota ose 34,58 %.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, socialistët e dominuan gjithashtu Tiranën, duke marrë 19 mandate kundrejt 13 mandateve të fituara nga Partia Demokratike. Humbja për herë të katërt radhazi e zgjedhjeve të përgjithshme nuk i lëkundi pozitat e Berishës në kontrollin e Partisë Demokratike.
Gjithsesi, kryeqyteti ka gjithashtu numrin më të madh të votuesve të etiketuar si gri, falë së cilëve tre parti të reja siguruan mandate në Kuvend.
Historia elektorale e Tiranës në dekadën e fundit ka treguar se fitoret e Partisë Socialiste kanë ardhur falë një kombinimi të mobilizimit të strukturave shtetërore dhe fragmentimit të opozitës.
Për Erlis Çelën, profesor i komunikimit pranë Western Balkans University, opozita nuk ka mësuar nga humbjet e kaluara dhe nuk ka dhënë ndonjë sinjal që do të arrijë të unifikohet.
“Shenjat tregojnë se opozita është ende larg të kuptuarit të rëndësisë që ka krijimi i këtij bashkimi përtej interesave partiake”, thotë ai. Për të, çdo thirrje për bashkim ka mbetur në nivel retorik, pa u shoqëruar me hapa konkretë dhe gjasat janë që një bashkim të mos gjendet.
Kryetari i partisë së re “Mundësia”, Agron Shehaj ka artikuluar në publik rëndësinë e bashkimit të kampit opozitar rreth një kandidati të përbashkët jashtë partive opozitare.
Por çështja e kandidatit shihet si nyja më e vështirë për t’u zgjidhur. Në zgjedhjet e kaluara për Tiranën, opozita ka eksperimentuar pa sukses me kandidatë të profilit akademik si Halim Kosova dhe po ashtu me figura politike brenda saj.
Problemi më i madh është gjetja e një kandidati që nuk shihet si ‘i kapur’ nga një krah i caktuar. Tirana nuk është një qytet ku funksionon kompromisi minimal: Aty kërkohet një profil karizmatik, me reputacion të pastër, me aftësi komunikimi dhe njohje konkrete të problematikave urbane – transport, ndërtim, mjedis, shërbime publike.
Nga ana e tij, Erlis Çela sheh se kërkimi për kandidat deri tani nuk ka dalë jashtë oborrit të partive politike të opozitës, diçka që sipas tij ka pak gjasa të sjellë ndryshim.
“Partitë opozitare janë duke parë vetëm brenda oborrit të tyre dhe pothuajse janë shkëputur nga elektorati opozitar, i cili i zhgënjyer zgjedh ose të abstenojë në zgjedhje ose të largohet nga vendi”, tha Çela.
Sipas tij, kjo ka krijuar tashmë një hendek të madh mes elitës politike dhe votuesve, duke i dhënë mazhorancës mundësi të përforcojë narrativën e stabilitetit.
Veliaj në burg: shans i papërdorur?
Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me akuza për korrupsion dhe abuzim me tendera, ka krijuar një situatë të paprecedentë politike. Për herë të parë që nga vitet ’90, kryeqyteti shkon në zgjedhje me kryebashkiakun aktual prapa hekurave.
Por arrestimi i Veliajt u testua gjithashtu në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pa e dëmtuar Partinë Socialiste të Edi Ramës në Tiranë.
Mundësia e opozitës për të luajtur kartën “Veliaj” në zgjedhjet e radhës nuk shikohet me optimizëm nga analistët e politikës, të cilët theksojnë rëndësinë te bashkimi i opozitës dhe një kandidat që mund të frymëzojë.

Më vjen shumë keq për komentet e disa ANALISTËVE PRO BERISHIST:
1.Që nga 2011 PD ka humbur Zgjedhjet 10 herë pra 15 vite rreshtë dhe që nga 1991 ka fituar vetëm 1 herë.Dhe kjo se populli e pa kush ishte SALIU KOMUNIST I 8 NËNTORIT 1968,MJEKU BIROIST,25 VITE SEK.I PPSH.
2.Në Tiranë sikurse në gjithë Shqipërinë VOTOHET EDI RAMA DHE SALI NON GRATA..dhe jo Kandidati që propozon PD bandë që nga 1991.!?
3.Nëse kandidat për Tiranën do të votohej ROJA I SHQUP-it,Socialistët do të rrezikonin..pas ngjarjeve që rrodhën..!
4.Mekënse E.Veliaj u arrestua politikisht për FUSTANET E ARIOLËS me çmime TË SHTUARA 1000 FISH,votuesit e PS do shtohen 2-3 fish,do ngrihen edhe të vdekurit nga varri për të shporrur berishizmin 35 vjeçar.!
5.Këtë herë votuesit e Tiranës do shtohen edhe për INAT TË EDI RAMËS që u nxitua për shkarkimin e Lali Erit.! Pasi edhe këshilltarët e PS i thirri në SELINË E PS,PËR TURP..!
6.Nëse GJK anulon VKM,kjo do shtoi orekset e PS Tiranë për mobilizim.!
7.Me VENDIMIN E GJK,Do bien 50 % shpifjet e SPAK+GJKKO ndaj E.Veliaj.
8.Në GJ.Ndërkombëtare E.Veliaj do fitoi të drejtën për tu kthyer në detyrë.Kjo edhe për shkeljet e procedurave të SPAK,GJKO(OLSI E DADO me tesrën e PD e pasaporta GREKE)!
9.Tirana dhe gjithë Shqipëria voton PS MBI 70 %,Pasi PD i ka ngelur vetëm VULA E MARR FORCËRISHT NË 8 JANAR 2022 NË SHQIP ME VARRE E QYSQI..BETONI.!
10.Nëse do të kishte drejtësi,S.Berisha do kishte vuajtur 50 % të dënimit me 100 vite për GËRDECIN,21 JANARIN,TROPOJËN,PËRMETIN,URËN VAJGURORE,VLORËN,GJIROKASTRËN,FLORIRIN E KREABËS,KL.PARTIZANI ME 70 BANESA,LOBIMRT RUSE & AMERIKANE,etj mbi 20.000 të vrarë dhe 500 nd/je të shkatrruara mbi 500 mild.$ dëme..Si dhe FIRMAT RENTIERE,THYERJEN E EMBARGOS 6000 TON NË DITË 1993-97,VJEDHJEN E NAFTËS,KROMIT,BAKRIT,DJEGJEN E PEMTOREVE,PYJEVE,BANKAVE,BISNESEVE..etj
-Oh,sa shumë.!
-Vetëm LUMI DRIN I LAN..!!
– FLM DITA.