Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Edhe nënpresidenti i FSHF-së sulmon SPAK për dosjen e inceneratorit: Prokurori po shpërdoron detyrën!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Edhe nënpresidenti i FSHF-së sulmon SPAK për dosjen e inceneratorit: Prokurori po shpërdoron detyrën!
AktualitetKronike

Edhe nënpresidenti i FSHF-së sulmon SPAK për dosjen e inceneratorit: Prokurori po shpërdoron detyrën!

Published: June 19, 2023
Shpërndaje

Seanca e sotme gjyqësore, ku avokatët mbrojtës të të pandehurve për dosjen e inceneratorit të Fierit do të paraqisnin konkluzionet u kthye në një debat procedurial. Arben Dervishaj duke folur në seancë mohoi të ketë qenë ai mbikqyrësi i punimeve të incineratorit dhe kërkoi lirinë të cilin sic tha ai ia kanë hequr prej 8 muajsh. SPAK ka kërkuar dënimin e 21 të pandehurve të dosjes, teksa ka dhënë pretencën për 15 të parët, me total mbi 50 vite burgim.

Arben Dervishaj: “Prisnim që në konkluzionet e SPAK dokumente me fakte penale. Por prokurori u kthye te akuzat e vjetra. Pretendon se jam subjekt i posaçëm, që jam subjekt me funksione  publike. Gjyqtarja paraprake e paracaktoi qartë që nuk jam. Nuk jam unë mbikqyrës i punimeve por kompania “Ave Consulting”. Me qëllim prokurori nuk shikon VKM-në që normon një kompetencë të tillë për përzgjedhjen e mbikqyrësit. Nuk kam qenë as nuk kam kërkuar ndonjëherë të jem subjekt i posaçëm. Prokurori përveçse prej 8 muajsh më ka hequr lirinë, nuk ka marrë parasysh gjendjen time shëndetësore dhe kërkesat për masën, ka ndryshuar 3 herë akuzat ndaj meje.

Veprimet e prokurorit janë “ç’më duhet mua se ç’bëj unë”. Nuk jam unë sot ai që ka shkelur ligjin, është prokurori ai që ka shpërdoruar detyrën. Ndodhem në mungesë të akuzës. Kërkoj lirinë. Nëse prokurori i qëndron të njëjtës akuzë, do ta mendoj edhe njëherë gjykimin e shkurtuar. Nëse nuk më pranohet kërkesa por merret parasysh qëndrimi i prokurorisë do ta rishikoj qëndrimin tim për formën e gjykimit. E nderuar trupë gjykuese, zbatoni Kushtetutën, po mbahem në qeli pa akuzë”.

- Publicitet -

Avokatët e Dervishajt kërkojnë të pushohet çështja për klientin e tyre.

Elis Bilali, avokati i Arben Dervishajt: “Prokurori e tregoi qartë se nuk i qëndron akuzës. Jemi para faktit se çështja duhet të pushohet dhe Dervishaj të shpallet i pafajshëm. Ndodhemi në situatë ekstra ligjore të paparashikuar në KPP. Në këtë situatë gjykata duhet të shprehet me vendim”.

Bledar Dervishaj, Avokati i Arben Dervishajt: “Asnjë ditë Dervishaj nuk ka qenë mbikqyrës i punimeve. Mbikqyrës ka qenë “Ave Consulting”. Pse prokurori nuk e morri bashkë të pandehur nëse donte ti shkonte deri në fund. Me sa duket, prokurori ka qenë i drejtuar nga Dervishaj. Kjo kompani vijon edhe sot mbikqyrjen. Kërkojmë shuarje të masës së sigurisë, pushim të çështjes dhe shpallje i pafajshëm.”

Nga ana e tij përfaqësuesi i SPAK tha se i qëndron akuzës.

Dritan Prençi: Ne i qëndrojmë pretendimeve tona. Ia lëmë gjykatës që të vlerësojë situatën. Nuk kemi ndryshim akuze, në seancën paraprake nuk është bërë ndryshim akuze por saktësim akuze. Edhe gjyqtarja paraprake këtë kërkoi. Alqi Bllako është subjekt i nenit 260.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • INTERVISTË / Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës
  • Shqetësime mbi ligjin e ri për SHISH: Zgjeron syrin e shërbimit sekret mbi “stabilitetin e brendshëm”
  • Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  • Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  • Erion Veliaj kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Ethem Lalaj on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  4. ILIR on LETËR E HAPUR
  5. MERO on VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?