Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHIFRAT: Edhe pas rritjes, pagat në administratë mbeten rreth 20-30% më të ulëta se rajoni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > SHIFRAT: Edhe pas rritjes, pagat në administratë mbeten rreth 20-30% më të ulëta se rajoni
EkonomiLajmi i fundit

SHIFRAT: Edhe pas rritjes, pagat në administratë mbeten rreth 20-30% më të ulëta se rajoni

Published: December 12, 2024
Shpërndaje

Ndërsa qeveria u vu dy vjet më parë në një garë të ethshme për të barazuar pagat me rajonin, edhe ky i fundit nuk ka qëndruar në vend, duke bërë që gara të humbasë sërish, pavarësisht avantazhit që dha zhvlerësimi i euros.

Institucionet qeveritare njoftuan dje me krenari se paga mujore bruto në administratën publike u rrit me 15% në tremujorin e tretë të vitit, duke arritur në 96.8 mijë lekë.

E konvertuar në monedhën e përbashkët, me kursin aktual (rreth 98.2 lekë) paga në euro u llogarit në 987 euro në posterat e shumë që u shpërndanë në rrjetet sociale.

- Publicitet -

Qeveria është ndihmuar në fakt nga zhvlerësimi i euros vitet e fundit, teksa e konvertuar me kursin e dy viteve më parë (kur ishte 115 lekë), paga do të ishte rreth 840 euro, ose rreth 150 euro më pak sesa sot. Si rrjedhojë, e shprehur në euro, paga mujore bruto në administratë është e mbivlerësuar nga efekti i kursit, ndërsa në realitet e ardhura në lekë sot vlen më pak, për shkak të shtrenjtimit të lartë të kostos së jetesës dy vitet e fundit.

Edhe me ndihmën e kursit, paga në administratën publike mbetet rreth 20% më e ulët sesa mesatarja e rajonit, me përjashtim të Kosovës, sipas të dhënave të institucioneve statistikore përkatëse të përpunuara nga “Monitor”, që i përkasin tremujorit të tretë 2024. Në vendet e rajonit, administrata paguhet midis 1000-1400 euro në muaj.

Paga më e lartë mesatare bruto mujore në administratë është në Bosnjë Hercegovinë, me 2,789 BAM (marka e konvertueshme), ose 1,425 euro. Në vend të dytë renditet Mali i Zi, ku një punonjës në administratë merr mesatarisht 1,189 euro në muaj. Në po të njëjtat nivele është dhe Serbia, me 62,573 dinarë, ose 1,188 euro. Maqedonia e Veriut ka një nivel prej 62,573 dinarë ose rreth 1,020 euro.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat vetëm për vitin 2023, ku paga mesatare për të punësuarit në shtet është 713 euro.

Nëse do të zhvishej nga efekti i kursit të këmbimit, paga mesatare në shtet mbetet rreth 30% më e ulët sesa vendet e tjera të rajonit, pa përfshirë Kosovën.

Rritja e pagave në shtet nuk e tërhoqi privatin

Ndonëse filozofia e kryeministrit ishte që rritja e pagave në shtet do të tërhiqte edhe sektorin privat kjo nuk ka ndodhur.

Administrata shtetërore i është gëzuar një rritjeje të ndjeshme të pagave në tremujorin e tretë të këtij viti, si në raport me tremujorin e mëparshëm ashtu dhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

E kundërta ka ndodhur me ata që punojnë në sektorin privat, të cilët në verë kanë marrë më pak se tremujorin e mëparshëm, ndërsa edhe në krahasim me verën e një viti më parë, rritja ka qenë e lehtë.

INSTAT raportoi se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të tretë 2024, është 77.669 lekë, duke u rritur me 8,6%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Paga mesatare mujore për një të punësuar me pagë në sektorin shtetëror arriti rekordin e 96.8 mijë lekëve, me një rritje prej gati 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vlerë, të punësuarit në shtet marrin 12.5 mijë lekë më shumë në muaj. Edhe në krahasim me tremujorin e mëparshëm, paga është rritur me gati 11 mijë lekë. Në korrik hyri në fuqi rritja e pagave për mjekët e mësuesit dhe punonjësit e ushtrisë.

Në të kundërt, në sektorin privat, rritja e pagave me bazë vjetore ka qenë shumë e ulët. Sipas të dhënave të INSTAT, Paga mesatare mujore për një të punësuar me pagë në sektorin privat ishte 69 mijë lekë në tremujorin e tretë.

Në krahasim me tremujorin e mëparshëm, paga mesatare në privat ka shënuar një rënie ë lehtë. Edhe në raport me një vit më parë, rritja është shumë më e ulët se në shtet, me 5.4%, ose 3.5 mijë lekë më shumë.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Dursakja says:
    December 12, 2024 at 12:00 pm

    Privati do ti rriti rrogat duke çuar çmimet në stratosferë pensionistet që nuk kanë ndihmë nga emigrantët do të vdesin të njëjtën gjë dhe të vobektët dhe ato të ndihmës sociale përsa kohë asnjë qeveri nuk i merr seriozisht problemet ekonomike dhe sociale që kanë qytetarët e këtij vendi. Varfëria është ulur këmbëkryq sepse qeveritarët po jetojnë në lluks të shfrenuar, po ashtu oligarkët, po ashtu edhe parlamentarët(pa mend) në përgjithësi të gjithë gratbitqarët
    të të gjitha ngjyrave.
    Shihni sa afër Europës jemi!

    Reply
  • Patriot says:
    December 12, 2024 at 2:31 pm

    Indeksi I pagave nuk mundet te krahasohet me asnje vende te botes perderisa ekziston ligji toke e xanun. Bota I ka rrogat e medha por dhe 1 meter katrore truaii kushton shume.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    December 12, 2024 at 3:06 pm

    Moj administratë
    E Shtetit shejtane
    Mbushur me femra
    Dalë në mejdane.

    Mbushur plot me zuska
    Me taka të larta
    Femra të pashpirta
    Që shkëmbejnë karta.

    Vishen, sigurisht
    Si nuk ka më mirë
    Veçse shpirti i tyre
    Është një këllirë.

    Harbute me popull
    Me një hallexhi
    Kurse me drejtorin
    Gjithë hipokrizi.

    Me këmbët e para
    Të presin te sporteli
    Pyesin kolegia-kolegen
    Mos iu është trashur beli.

    Ti vazhdon të presësh
    Ti, unë hallexhiu
    Ajo të shef rrëshqanthi
    Si shikohet miu.

    Prit e prit me orë
    Ajo ka ca punë
    Shkon e hyn te shefi
    Se aty ha drunë.

    Drunë e themi kot
    Se mbase s’i ngrihet
    Por ajo bën kot
    Sikur fort po qihet.

    Pastaj ty të thotë
    Ty, mua hallexhiut
    Eja pas një jave
    Mundësisht pas shiut.

    Me një zë të ligë
    Me një zë të egër
    Dhe të shikon vëngër
    Si një qen në thekër.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    December 15, 2024 at 3:46 pm

    _________________________
    Nuk ka zgjidhje magjike
    _________________________

    Vetem Po te perdoret inteligjenca artificiale
    qe zevendeson punen rutine dhe punonjesit te
    rrine ne vendin e punes 8 ore ne dite, do krijohen
    kushtet per rritjen e rrogave te administrates.

    Alternative tjeter eshte qe nje pjese e ndihmave
    financiare me perqindje te ulet te shkoje per
    rritjen e rrogave dhe Borxhet e Shqiperise te shtohen,
    e ti paguajne brezat e ardhshem, qe do duhet te
    te paguajne taksa me te medha.

    Reply
  • nje punonjes buxhetor says:
    December 15, 2024 at 3:59 pm

    Qeveria Rama perpos shume te “vecantave’ ka edhe kete – kurre nuk flet per paga te punonjesve Buxhetore por gjithmone i referohet pagave te Administrates, thua se vetem ato ka qe u jep rroga.
    Edhe ato rritje pagash vetem ajo Administrata i ka perfituar kurse mbare sektori Buxhetor vetem disa kacidhe qe nuk jane as indeksim rritje cmimesh.
    Ndonese e vetdeklarur si qeveri “e prane shtresave ne nevoje” kjo qeveri Rama prane atyre shtresave u eshte gjendur duke u sjelle vetem varferine perzier me demagogji boshe referuar gjithmone pagave te Administrates e jo te ardhurave per fryme qe kane shqiptaret sot, me te ultat ne krejt Rajonin..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?