Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Edhe pse nuk kanë kontratë, MSH fton mjekët specializantë të punësohen në sektorin publik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Edhe pse nuk kanë kontratë, MSH fton mjekët specializantë të punësohen në sektorin publik
AktualitetShoqëri

Edhe pse nuk kanë kontratë, MSH fton mjekët specializantë të punësohen në sektorin publik

Published: April 26, 2023
Shpërndaje

Specializantët e mjekësisë që përfundojnë gjatë këtij viti ciklin e tretë të studimeve, do të mund të punësohen në të gjitha strukturat publike shëndetësore të vendit, edhe pse ata nuk kanë një kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në një takim të zhvilluar me specializantët,  ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirli u ka bërë me dije atyre mundësitë e punësimit në të gjithë  sektorin shëndetësor publik të vendit.

Rreth 200 mjekë specialistë kanë përfunduar këtë vit specializimin. 60 prej tyre do të atashohen në spitalet rajonale, me kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, teksa për 140 mjekët e tjerë specialistë, do të garantohen alternativa punësimi në strukturat shëndetësore publike nga veriu në jug.

“Sot kam kërkuar këtë takim me ju për t’ju ftuar të bëheni pjesë e sistemit shëndetësor publik në spitalet tona në mbarë vendin, nga veri në jug, dyert për ju janë hapur dhe mezi ju presin kolegët tuaj, mjekët që tashmë janë specializuar së bashku me ju dhe kanë një kontratë të lidhur me MSHMS, sipas nevojave të vendit, duke u atashuar në spitalet tona rajonale dhe bashkiake”,- tha Ministrja Manastirliu në fjalën e saj.

- Publicitet -

Ministrja u ndal edhe tek investimet në sistemin shëndetësor që po vijojë aktualisht jo vetëm në spitale, por edhe poliklinika, si dhe qendra shëndetësore, ndërkohë foli edhe për rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë.

“Rritja historike e pagave për mjekët specialist, është edhe një motivim për mjekët e rinj që të japin më të mirën nga vetja. Rritja e pagave për mjekët specialistë me 50.000 lekë të reja është një mbështetje e cila rrit nivelin e profesionistëve dhe gjithashtu angazhon më shumë forcën e dedikuar në sistemin shëndetësor publik. Ne do të vijojmë rritjen e pagave edhe për vitin 2024 për mjekët e familjes edhe për infermierët me një mbështetje të targetuar, njësoj sikurse e bëmë me mjekët specialistë”, deklaroi Manastirliu.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Investigimi: Oligarku rus i afërt me Putinin financoi fshehtas dasmën e djalit të Donald Trump
  • Daja i deputetes socialiste plagos me çekiç ish-vjehrrin e tij
  • Vila e fshehur e Ballukut, 25 mijë euro vetëm pishina
  • Ilir Meta del nga kafazi gjatë seancave gjyqësore
  • FOTO: Qëlloi me grusht në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin

Komentet e Fundit

  1. luterkingu on FOTO: Qëlloi me grusht në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  2. aqif kapertoni on Libri i Abrahams: Çfarë ndodhi me Nanon në 14 shtator kur turma e armatosur e Berishës sulmoi Kryeministrinë
  3. xxx on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  4. Iliri on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  5. emigranti on Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?