Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: INTERVISTA: Akuzat e Berishës dhe Ramës për SPAK? Si përgjigjet ambasada amerikane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > INTERVISTA: Akuzat e Berishës dhe Ramës për SPAK? Si përgjigjet ambasada amerikane
Lajmi i funditPolitike

INTERVISTA: Akuzat e Berishës dhe Ramës për SPAK? Si përgjigjet ambasada amerikane

Published: December 11, 2023
Shpërndaje

I ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, ka zgjedhur Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit për të dhënë disa mesazhe për politikën shqiptare.

Wisner thekson se korrupsioni kërcënon sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërinë, dhe mbështet fort SPAK-un në hetimet ndaj korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes dhe krimit të organizuar.

Për deklaratat e Berishës ndaj SPAK, Wisner refuzoi t’i përgjigjet të parit, sipas tij sepse është i sanksionuar për korrupsion madhor.

- Publicitet -

Ndërsa si përgjigje për Ramën, ai thotë se janë 40 ekspertë amerikanë që financohen nga SHBA-të në mbështetje të drejtësisë, përfshirë edhe mbështetjen e Departamentit të Drejtësisë, Departamentit të Shtetit, FBI, DEA etj.

Wisner thekson se marrëdhëniet mes SHBA-ve e Shqipërisë janë më të forta se kurrë ndonjëherë si dhe përgjigjet për ngërçin në Parlament dhe zërat se ndërkombëtarët mbështesin stabilokracinë në kurriz të standardeve demokratike në Shqipëri.

Vazhdon të jetë një nivel i lartë i perceptimit publik për korrupsionin në çdo nivel të qeverisjes, cili është gjykimi juaj për këtë fenomen në momentet qe flasim?

I ngarkuari me punë Wisner: Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit është një mundësi e rëndësishme për të reflektuar për përparimin e përpjekjeve të Shqipërisë për të luftuar korrupsionin dhe për të ripërtëritur përpjekjet tona të përbashkëta për ta luftuar korrupsionin.

Institucionet e drejtësisë të Shqipërisë po bëjnë përparim kundër korrupsionit, por po ashtu është e qartë që duhet më shumë punë. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë europianë mund të advokojnë dhe mbështesin përpjekjet antikorrupsion të Shqipërisë, por nevojitet kushdo, të gjithë shqiptarët dhe të gjitha institucionet për ta bërë të qartë që askush nuk është mbi ligjin.

Asnjë vend nuk ka imunitet kundrejt korrupsionit, përfshi Shtetet e Bashkuara, por suksesi është i mundur. Populli shqiptar kërkon rezultate dhe ne qëndrojmë krah tij.

Ju keni mbështetur reformën në drejtësi dhe sidomos hetimet e SPAK. A jeni të kënaqur me bilancin e SPAK deri tani?

I ngarkuari me punë Wisner: Mendoj se SPAK-ut i takon një meritë shumë e madhe për përpjekjet e tij. Provat janë te rezultatet. Po shohim më shumë dënime, më shumë sekuestrime, më shumë konfiskime, më shumë hetime dhe më shumë bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit, çka do të thotë se SPAK po zhvillon reputacionin si organ serioz, i besueshëm ligjzbatimi me të cilin vendet e tjera mund të hyjnë në partneritet për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionin.

Partnerët amerikanë dhe të tjerë ndërkombëtarë po rrisin bashkëpunimin me Shqipërinë si rezultat i kësaj. Kur njerëzit që kryejnë korrupsion si dhe figurat e krimit të organizuar hetohen, ngrihet padi kundër tyre, arrestohen, dënohen – këto tregojnë se ditët e pandëshkueshmërisë po i afrohen fundit. Po ashtu, u dërgohet një mesazh edhe aktorëve të tjerë të korruptuar.

Para pak javësh, një grup prokurorësh të SPAK ishin në Departamentin e Shtetit, FBI, etj.. Çfarë prisni më tepër dhe për çfarë i inkurajoni ju prokurorët e SPAK në këtë fazë?

I ngarkuari me punë Wisner: Shqipëria është një aleate në NATO, një mike dhe partnere e Shteteve të Bashkuara. Duam të mbështesim çdo përpjekje për të çuar përpara integrimin në BE të Shqipërisë dhe trajektoren e saj trans-atlantike.

Kjo përfshin mbështetjen tonë për reformën në drejtësi. Kemi një personel me mbi 40 veta të financuar nga SHBA në Shqipëri për të mbështetur dhe këshilluar institucionet e ligjzbatimit dhe drejtësisë. Për ju edhe për ne është një çështje e sigurisë kombëtare.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar pengojnë zhvillimin ekonomik, zmbrapsin investimin e huaj, minojnë demokracinë dhe shtyn ata që janë të rinj e ambiciozë që të kërkojnë mundësi në vende të tjera.

Vizita e SPAK në Uashington, DC, muajin e kaluar demonstroi se sa të rëndësishme janë përpjekjet antikorrupsion të Shqipërisë për Shtetet e Bashkuara. Në takimet e nivelit të lartë me Departamentin e Drejtësisë, Departamentin e Shtetit, FBI dhe DEA, vizita i dha mundësi zyrtarëve të lartë të SPAK që të vendosnin dhe forconin partneritete me vlerë në institucionet e drejtësisë dhe zbatimit të ligjit të SHBA.

Ndonëse SPAK është ende i ri si institucion, ne duam që të vazhdojë trajektoren për lart dhe presim që anëtarët e tij të ruajnë nivelin e integritetit që të gjithë shqiptarët duan të shohin tek ata.

Ka mjaft reagime ndaj hetimeve të SPAK ndaj disa ish-ministrave dhe kryebashkiakëve socialistë, por edhe ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrit të tij. A mund të garantoni ju opinionin publik në Shqipëri se SPAK është i pavarur dhe jo i ndikuar nga pushteti, siç ka ndodhur në të kaluarën?

I ngarkuari me punë Wisner: Ne besojmë se SPAK po qëndron në lartësinë e atij mandati. Ka një shprehje në Shtetet e Bashkuara, që ‘drejtësia është e verbër’. I gjithë qëllimi për ngritjen e SPAK ishte të krijohet një institucion i pavarur për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, përfshi në nivelet më të larta të qeverisjes.

Kjo është gjëja më me rëndësi që ai të jetë vërtet i suksesshëm dhe i efektshëm. Kemi parë të hetohen, t’u ngrihen padi dhe të dënohen zyrtarë të niveleve të larta nga i gjithë spektri politik.

U referohem deklaratave politike të z. Berisha, i cili e konsideron SPAK si “kamxhikun e Ramës”, ndërsa Kryeministri Rama nga ana e tij e konsideron reformën në drejtësi dhe SPAK-un produkt të partisë së tij për shtetbërje. Cila është përgjigja juaj për këto pikëpamje të palëve politike në Shqipëri?

I ngarkuari me punë Wisner: Nuk do t’i përgjigjem dikujt që është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion madhor. Shtetet e Bashkuara janë krenare të mbështesin punën e SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë dhe do të vazhdojmë të mbështesim kërkesat e popullit shqiptar për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

Siç e vërejta, kemi investuar fort në suksesin e reformave në drejtësi të Shqipërisë, përfshi SPAK, përmes ekspertizës, financimit dhe mbështetjes sonë politike. Jemi krenarë të jemi partnerë me Shqipërinë. Çdo shqiptar meriton të jetojë në një vend ku secili është i barabartë përpara ligjit, ku shteti ligjor funksionon dhe ku secili ka një mundësi të barabartë për begati. Jo vetëm sepse e kërkon e ardhmja euro-atlantike e Shqipërisë, por sepse është gjëja e duhur.

A besoni se SPAK-u do t’i japë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri dhe si do ta mbështesni më tej këtë strukturë të posaçme prokurorësh, që të jetë e pavarur dhe të rrisë më tej besueshmërinë ndaj publikut shqiptar?

I ngarkuari me Punë Wisner: Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të Shqipërisë dhe rrugës së saj euro-atlantike. Ambasadorja Kim e kishte zakon të thoshte se reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë, apo e përsosur, por po e shohim të japë rezultate. Vazhdon të ketë të drejtë. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e aleatët tanë do të vazhdojnë t’i mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, përfshi mbështetjen tonë për SPAK-un.

Përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë dhe të Shtetit, si dhe kolegët tanë nga FBI dhe DEA do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të Shqipërisë. Mendoj se ia vlen të vihet në dukje se në gjashtë vitet e kaluara, Shtetet e Bashkuara kanë investuar mbi 27.5 milionë dollarë në programet për ligjzbatimin dhe reformën në drejtësi në Shqipëri.

Sekretari Blinken ka shpallur “non grata” 4 politikanë dhe ish-funksionarë shqiptarë në zbatim të Urdhrit Ekzekutiv të Presidentit Biden për sanksione ndaj të korruptuarve në Ballkanin Perëndimor. A do të vazhdojnë këto sanksione ndaj individëve të tjerë të korruptuar në Shqipëri?

I ngarkuari me punë Wisner: Ndonëse nuk mund të tregojmë paraprakisht sanksionet tona, Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë të veprojnë kur aktorë të korruptuar kërkojnë të mbushin xhepat e tyre, t’u shërbejnë interesave të tyre, e të përfitojnë nga korrupsioni në kurriz të qytetarëve të zakonshëm.

Presidenti Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv në qershor 2021 duke deklaruar se kushdo që kërcënon paqen, sigurinë, stabilitetin, ose integritetin territorial të ndonjë hapësire në Ballkanin Perëndimor do t’u nënshtrohej sanksioneve të SHBA. Shtëpia e Bardhë e ka theksuar në mënyrë të përsëritur që korrupsioni është kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, partnerët dhe aleatët tanë. Korrupsioni pengon rritjen ekonomike, i lehtëson gjërat krimit të organizuar dhe minon demokracinë. Kemi parë sanksione të SHBA në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në nëntor, disa individë dhe ente u sanksionuan nga Departamenti i Thesarit i SHBA për korrupsion dhe për mundësimin e ndikimit dashakeq në rajon.

Në raportin tuaj për klimën e investimeve, Shtetet e Bashkuara përsëritën shqetësimet mbi korrupsionin në këtë fushë. Cili është vlerësimi juaj?

I ngarkuari me Punë Wisner: Siç e përmenda në fjalimin tim përpara Dhomës Amerikane të Tregtisë muajin e kaluar, duam ta ndihmojmë Shqipërinë që të bëhet më e begatë dhe më e lidhur me ekonominë e SHBA. E dimë që kjo mund të ndodhë vetëm me një mjedis biznesi që është i hapur, transparent dhe konkurrues.

Ambasada e SHBA është e përkushtuar për të punuar në partneritet me Dhomën Amerikane dhe bizneset shqiptare qartësisht për të luftuar korrupsionin, çuar përpara sundimin e ligjit dhe mbrojtur të drejtat e pronës.

Ka kaq shumë potencial të pashfrytëzuar për tregti dhe investim në Shqipëri, por Shqipëria duhet të vazhdojë të përmirësojë klimën e investimeve dhe të vazhdojë të luftojë korrupsionin për të realizuar potencialin e vet të plotë.

Parlamenti është prej dy muajsh në ngërç, pasi opozita pretendon se i janë shkelur të drejtat kushtetuese me refuzimin e komisioneve hetimore. Thirrjes tuaj për dialog, shumica iu përgjigj me hartimin e një projektligji që, sipas ekspertëve, e kufizon të drejtën e opozitës për të ngritur komisione hetimore. Cili është qëndrimi juaj për këtë?

I ngarkuari me punë Wisner: Siç e kemi pohuar më parë, një opozitë energjike është thelbësore në çdo demokraci të shëndetshme. Thënë kjo, Shtetet e Bashkuara dhe shumë nga partnerët tanë, përfshi Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Italinë dhe BE-në, kemi shprehur shqetësim për ngjarjet që janë zhvilluar në Parlament gjatë muajve të fundit.

Sigurisht që mund të ketë mosmarrëveshje për politikat, por ka nevojë për dialog konstruktiv, debat me respekt, si dhe pranimi se zyrtarët e zgjedhur nga çdo parti politike punojnë për njerëzit, për t’u shërbyer qytetarëve shqiptarë, si dhe për ta çuar Shqipërinë përpara në rrugën e saj euro-atlantike.

Edhe Kongresi ynë ka debate shumë energjike dhe ndonjëherë plot kundërshti, përfshi edhe nëpërmjet komisioneve tona hetimore. Hetimet tona, në shumë raste, kanë çuar në përparim të rëndësishëm politik dhe të politikave. Si parim i përgjithshëm, mekanizmat legjislative marrin kohë dhe janë të vështira, por një gamë mjetesh janë me rëndësi për të siguruar që demokracitë t’i debatojnë zhvillimet.

Ekziston një perceptim në qarqet mediatike të analizës se vendi ka një opozitë të dobët e të përçarë dhe se pushtetet kontrollohen nga një dorë që është Kryeministri Rama. Si do t’i përgjigjeshit këtij perceptimi se ndërkombëtarët mbështesin stabilokracinë në kurriz të standardeve të demokracisë?

I ngarkuari me punë Wisner: Janë votuesit shqiptarë që zgjedhin zyrtarët dhe përfaqësuesit e tyre në Parlament. Prandaj zgjedhjet janë aq të rëndësishme në demokraci. Edhe partitë politike kanë përgjegjësinë që të sigurohen se nxjerrin kandidatë, që meritojnë besimin e publikut dhe që do t’u shërbejnë interesave më të mira të zgjedhësve të tyre. Një opozitë e fortë, e gjallë, një shoqëri civile aktive dhe vigjilente, si dhe një shtyp i lirë dhe i pavarur janë të gjitha thelbësore në çdo demokraci të shëndetshme.

Z. Wisner, çfarë ju ka bërë më tepër përshtypje në Shqipëri gjatë këtyre muajve të qëndrimit tuaj këtu dhe në çfarë faze janë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA në këtë moment?

I ngarkuari me punë Wisner: Shqipëria është një vend me bukuri të pabesueshme dhe me njerëz të ngrohtë dhe dashamirës. Familja dhe unë kemi afro katër muaj këtu dhe më kanë frymëzuar njerëzit që takoj gjatë udhëtimeve në mbarë vendin.

Kam parë se shqiptarët janë jashtëzakonisht të informuar dhe të interesuar në çështje botërore; i admiroj aftësitë e njerëzve që kam takuar për gjuhët e huaja.

Duhet të them edhe që ushqimi është i pabesueshëm – më pëlqen shumë paçja dhe kabunia, për shembull. E kuptoj që shqiptarët duan që reformat të ecin më shpejt. E kuptoj këtë. Dua të njëjtën gjë si për Shqipërinë ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu, mendoj se është me rëndësi të reflektojmë se sa shumë ka ecur Shqipëria si vend demokratik në vetëm 32 vite. I mbijetuat një diktature komuniste brutale dhe tani jeni aleatë në NATO me Shtetet e Bashkuara. Jeni ulur përkrah Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë dy viteve të fundit, duke ngritur zërin për Ukrainën pas pushtimit brutal të saj prej Rusisë.

Tani jeni pjesë e Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, duke bërë avokatin e atyre që nuk kanë një zë. Jeni një forcë stabilizuese për të mirën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Këto janë arritje mbresëlënëse që duhet ta bëjnë çdo shqiptar të ndihet krenar.

Për sa u përket marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, ato janë më të forta se kurrë. Përmenda bashkëpunimin dhe partneritetin tonë në nivelin ndërkombëtar. Ambasadorja Kim kishte thënë dhe i emëruari ambasador Kostelancik ripohoi gjatë konfirmimit të tij mbështetjen tonë për reformën në drejtësi dhe zbatimin e ligjit, çka po demonstron rezultate pozitive, lidhjet tona në mbrojtje nuk kanë qenë më të forta ndonjëherë.

Shohim ushtarë amerikanë dhe shqiptarë që trajnohen krah për krah si aleatë në NATO. Shohim biznesin dhe investimet që vazhdojnë të rriten – investimet e huaja direkte nga SHBA arritën një majë tjetër të lartë prej 270 milionë dollarë deri në qershor 2023, një rritje prej 33%.

SHBA renditet e gjashta për sa i përket origjinës së importeve në Shqipëri, nga e nënta që kishte qenë një vit më parë. Të gjitha janë të lidhura me përpjekjet antikorrupsion dhe reformën në drejtësi, të cilat i demonstrojnë investitorëve të huaj, turistëve, aleatëve në NATO se Shqipëria po shkëputet nga e shkuara dhe ecën përpara drejt Perëndimit, më e fortë dhe më e aftë se kurrë më parë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Spak says:
    December 11, 2023 at 10:07 am

    Vetem nje keshille me ka dhene Gjyshi im: Ne se do qe dikush mos te vije ne shtepine tende jepi keshilla gjithmone kur e takon dhe nuk do ta takosh me ne jeten tende! Tarifa e kalon masen me “diturite” e tij! Ne Shqiperi ka shume tipa te tille qe nuk durohen dot,pavaresisht se edhe mund te kene te drejte!

    Reply
  • info analitike says:
    December 11, 2023 at 10:42 am

    Nëse kaloni në Rrugën e Ambasadave aty midis selisë së Ambasadës Gjermane dhe asaj Angleze do të gjeni selinë e PSDsë së Tom Doshit. Ja kjo është metafora më e mirë përtej lumit të llafeve që derdhen nëpër media me non grata e pallavra.

    Reply
  • tom says:
    December 11, 2023 at 10:43 am

    keta qenkan kara fare.
    po kujt i plas te shkoj ne amerike dhe angli kur ben miliona o debila?

    Reply
  • intelektuali says:
    December 13, 2023 at 4:07 pm

    Ja dhe intervista e intelektualit pa llafoqyls demagogjik:

    intelektuali: Po si spjegoni ju qe Bush Junjori me Pentagonin e tij financoi pa pyetur Kongresin dhe asnje Institucion tjeter federal me para korrupsionin non graten tuaj, Saliu&Son me plot 300 milione dollare USD dhe ishte Bush Junjori qe ushtroi trysni korrupsioni mbi ambasadorin tuaj Wither per te mashtruar ushtrine amerikane me fisheke kineze te ndryshkur te Enverit dhe qe ky financim bujar i SHBA groposi 26 femij dhe prinder ne Gerdec? Po Kondoliza Rajs qe derguat ne Tirane per te mbyllur HALEN e tragjedise se Gerdecit dhe te fishekeve te ndryshkur kineze pse nuk eshte hetuar deri tani nga Drejtesia amerikane?

    I ngarkuari me punë Wisner: Kam parë se shqiptarët janë jashtëzakonisht të informuar dhe të interesuar në çështje botërore; i admiroj aftësitë e njerëzve që kam takuar për gjuhët e huaja dhe per njohjen e ish Presidenteve apo sekretareve te shtetit amerikane, jeni vertete per t’u admiruar sic e tha Bill Clintoni keto dite ne New York.

    intelektuali: Po Presidenti Bill Clinton qe shtypi butonin per te nisur luften ne Irak kur sekretarja e tij Monika Lewinski i bente gojore poshte tavolines presidenciale ne dhomen ovale te Shtepise se Bardhe? Bill Clinton tani eshte deklaruar i homoseksual dhe kjo nuk ka asgje te keqe, por si guvernator i Arkansansit kishte shpetuar nga burgosja disa here vellane e vet gangster dhe drogaxhi, pse nuk eshte hetuar asnjehere nga Drejtesia ky President bythar?

    I ngarkuari me punë Wisner: Për sa u përket kesaj pyetje te pazakonte, Bill Clinton po keshtu shtypi butonin per te filluar lufta ne Kosove dhe qe i beri marrëdhëniet tuaja me Shtetet e Bashkuara, më të forta se kurrë. Tani qe eshte deklaruar homosexual kjo eshte nje ceshtje personale, por ai mbetet nje mik per koke i Edi Rames qe po si cuni i Kristaqit dhe i vellai i tij, hyri ne Shtepine e Bardhe pa breke te bythe dhe doli si miliardiet i perkrahur nga Baba Sorosi, pak a shume si ai Behgjet Pacolli i Kosoves qe ka qene President me duket

    intelektuali: Ju folet per Sali Berishen si non grata per korrupsionin e tij, por nuk permendet asnjehere Edi Ramen qe ju korruptoi FBI duke paguar nje spiun te Sigurimit te Enverit qe dihet se ishte Diktator homosexual si Bill Clintoni dhe vendimet per prerje kokash i vendoste kur bente sex me dashnoret e tij, qysh keshtu nuk e permendni asnjehere Edi Ramen, cunin e Kristaqit, Killerit te Enverit kur Prokuroria e SHBA ja ka permendur emerin 14 here ne akt-akuzen e saj?

    I ngarkuari me punë Wisner: Janë votuesit shqiptarë që zgjedhin zyrtarët dhe përfaqësuesit e tyre në Parlament. Prandaj zgjedhjet janë aq të rëndësishme në demokraci (ketu ambasadori nuk duroi dhe shperrtheu) dhe kur bandat e krimit zgjedhin Edi Ramen si Lider te shqyptareve kjo do te thote se keni mbetur dudume sic ju la Enveri si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu qe meritoni vetem LHL e Asadit apo afrikanet e Melonit dhe asgje me shume, po pse gjithe jete fajin SHBA do t’ja hidhni o arnaute dru me pre?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • K.E – BELA MAFIA
  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  • Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
  • Familja e aktorit Gjergji Lala ngre padi ndaj klinikës italiane, Prokuroria e Romës nis hetimet për vrasje nga pakujdesia

Komentet e Fundit

  1. Zhani Pano on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. Shqiptar on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  3. Zhani Pano on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  4. Tiranë on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  5. Vena Carva on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?