Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama, në festën “mistike” katër ditore të Melonit, ja pse u refuzua nga Ursula von der Leyen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama, në festën “mistike” katër ditore të Melonit, ja pse u refuzua nga Ursula von der Leyen
Lajmi i funditPolitike

Rama, në festën “mistike” katër ditore të Melonit, ja pse u refuzua nga Ursula von der Leyen

Published: December 14, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama është në listën e të ftuarve në festën e çuditshme me motive fantazie të organizuar nga kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni.

Festa “Atreju”, e frymëzuar nga filmi i vitit 1984 “The NeverEnding Story”, ka në thelb të saj promovimin e rinisë konservatore të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se frymëzimi për organizimin e këtij eventi, Melonit i erdhi në vitet ’90, teksa merrte pjesë në një festival-kamping të quajtur “Hobbit Camp” e organizuar nga lëvizja italiane post-fashiste “Movimento Sociale Italiano”.

 

Por këtë herë, festa që nis në 14 deri në 17 dhjetor, e gjen Melonin jo si një aspirante, por në krye të politikës në Itali.

 

Po ashtu, pjesëmarrës do të jetë edhe multimiliarderi amerikan Elon Musk, i cili shpesh ka tërhequr vëmendje me qëndrimet e tij për politikën në Europë dhe SHBA.

Musk njihet si mbështetës i konservatorëve amerikanë, ku tashmë në krye të “X”, ish-rrjeti social Twitter, i ka dhënë hapësira të reja zërave të eskstremit të djathtë, madje shpesh duke i promovuar ai personalisht.

 

Sipas Piero Garofalo, profesor i Studimeve Italiane në Universitetin e Neë Hampshire në Mbretërinë e Bashkua, Atreju është “më pak një konventë politike sesa një ngjarje politike partiake”. Festivali, i cili këtë vit do të ketë një fshat Krishtlindjesh dhe një shesh patinazhi në akull, përmban koncerte, ekspozita, debate dhe humor të orientuara nga të rinjtë dhe ka një fokus socializmin dhe jo vetëm të folurit për politikë.

 

Një vit më parë, festivali “Atreju” mblodhi së bashku persona si kryeministri hungarez Viktor Orban dhe këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Bannon.

 

“Festivali tani shërben si një platformë për të shfaqur statusin ndërkombëtar të Giorgia Melonit dhe integrimin e së djathtës italiane në komunitetin ndërkombëtar,” shtoi Garofalo.

 

Kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak, i cili ndan jo pak qëndrime të njëjta me Melonin, do të jetë i pranishëm, jo domosdoshmërisht brenda festivalit, dhe do të takohet me kryeministren italiane.

 

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në këtë festival.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Lasgushi says:
    December 15, 2023 at 4:21 am

    Sikur mu kujtua,një fjalë,para “ish”Stadiumit “Qemal Stafa”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtoria e Burgjeve refuzon në heshtje, i dënuari Ardian Çapja nuk merr pjesë në varrimin e nënës së tij
  • Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  • Qytetarët paguajnë, por s’kanë ujë 24 orë! Dokumente e ID me çmimet më të larta në rajon
  • Po ndërtonte pa leje një objekt 5-katësh, arrestohet pronari 39-vjeçar në Himarë
  • Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij

Komentet e Fundit

  1. nje shqiptar on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  2. marrem chaka on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  3. nastradini on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  4. SHBA, NA DI GJË BUDALLENJ?! on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon dot anije dhe ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
  5. Dajti on Pamjet e ndotjes në Gjirin e Lalzit, reagon UKD: Uji i errët u shkaktua nga sedimentet, jo nga ujërat e zeza

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?