Nga Edi Rama
A është bashkëpunëtori i Sigurimit me inicialet IM, pikërisht ish-presidenti, ish-kryekuvendari, ish-kryeministri dhe ish-dhjetoristi i shfaqur mes studentëve, në takimin me Ramiz Alinë? Kështu mendon siç duket Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në krye të të cilit qëndron sot e gjithë ditën zonja Genta Sula.
Emrin e zonjës Sula e kam dëgjuar për herë të parë pikërisht nga ish-kryetari i ish-LSI. Si bashkëkryetar asokohe i koalicionit PS-LSI, ai më pyet një ditë: “E njeh këtë Genta Sulën?”. “Jo!”. “Aaa, duhet ta njohësh! Genta është grua e rrallë, me integritet, e mençur, e zonja shumë, ta çojmë zv.ministre atje tek Veliaj?”. “Patjetër!”. Dhe më vonë, kur duhej zgjedhur drejtuesi i Autoritetit të sapokrijuar të Dosjeve: “Ore ça opinioni ke krijuar për atë Genta Sulën?”. “Dëgjoj fjalë të mira, nuk e njoh nga afër!”. “Bëhen kto emërimet tek Autoriteti i Dosjeve, ta çojmë Gentën atje se këta të përndjekurit e ke parasysh… Nuk mbushin mirë!”. “Dakord!”. “Le të merret Baba Taku me Gentën e me ato punë e ke parasysh?!..”.
Kështu, me propozim të atij vetë dhe falë një CV-je realisht serioze, Genta Sula u bë kryetare e Autoritetit me votën e shumicës parlamentare të kohës. Gjatë gjithë viteve të saj në detyrë, e kam takuar vetëm në aktivitetet publike të Autoritetit, të cilat po, e vërtetë, kanë qenë absolutisht mbresëlënëse. Gjithashtu ka qenë shumë serioze dhe e vlerësuar edhe ndërkombëtarisht, puna aspak e lehtë e Autoritetit me trashëgiminë dyfish të tmerrshme të dosjeve.
E para, sepse e tmerrshme ishte praktika mizore e Sigurimit të Shtetit komunist dhe e dyta, sepse e tmerrshme ishte barbaria postkomuniste mbi dosjet, ku u futën egërsisht duart e mëkatarëve të kthyer në heronj të demokracisë.
Sa për dijeni, edhe pas kësaj historisë së shpifur të politikanit me iniciale I.M, as nuk jam takuar as nuk kam folur me zonjën Sula. Thjesht jam informuar nga shkresa zyrtare e Autoritetit mbi Ilir Metën apo Metajn.
Kush më njeh dhe e di se si punoj, as që çuditet fare me sa po them. Kush s’më njeh apo më njeh krejt ndryshe, përmes miteve të rreme mediatike mbi regjimin dhe autokratin që kontrollon gjithçka, as që mund ta besojë sa thashë për marrëdhënien time me Autoritetin e Dosjeve dhe me kryetaren e tij. Po ka kohë që s’më intereson mbushjemendja e atyre që janë të udhëhequr nga ligësia e të verbuar nga urrejtja. Ky që thashë është thjesht fakt.
Sa për faktin që bashkëpunëtorin e Sigurimit me iniciale I.M, e lidh drejtëpërdrejtë me Ilir Metën apo Metajn, pikërisht një trupë e drejtuar nga zonja Genta Sula dhe e përbërë nga anëtarë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me Sigurimin e Shtetit, madje disa vijnë deri edhe nga familje thellësisht të prekura nga persekutimi komunist, ky është një fakt që nuk flet aspak në favor të Ilir Metës apo Metajt.
Nuk më duket se flet në favor të këtij të fundit edhe shpërthimi i tërbimit karakteristik, me piskama e lëvizje të pakontrolluara të krahëve – i ndodh në fakt sa herë ndjen shpinën t’i prekë lagështirën e një lloj muri që i prish gjumin dhe i merr peng imagjinatën.
Po këto janë thjesht mendime të miat, ndërsa fakti është se Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, po sulmohet dhe shantazhohet egërsisht nga Ilir Meta apo Metaj, si edhe natyrisht nga i Pakalluri Non Grata e nga dumbabistët që i shkojnë pas si qorra në kërkim të belasë.
Ky tjetri, që njësoj si i pari, po bën si zakonisht hajdutin që bërtet me të madhe kapeni hajdutin, ka shumë gjasë që po bën një rrugë e dy punë, pra po fsheh edhe dorën, pasi mesa duket e ka hedhur edhe gurin e shejtanllëkut të tij në këtë vorbull, si njohës i kahershëm i të shkuarës së politikanit me iniciale I.M).
Unë nuk e di a është Ilir Meta apo Metaj, ky spiuni me inicialet I.M dhe as e kam parë vetë dosjen! Po ama një gjë është shumë fare e sigurtë: Mes Autoritetit të Dosjeve nga njëra anë, i cili thotë shkresërisht, se Iliri që doli nga Presidenca para pak ditësh është i njëjti Ilir, që doli edhe nga dosja e Sigurimit pak ditë më pas dhe nga ana tjetër, Ilir Metës apo Metajt, i cili shan e bërtet që bëhet fjalë për një Ilir tjetër dhe se kjo është një poshtërsi e madhe patronazhistësh, padiskutim që unë i besoj trupës së drejtuar nga Genta Sula e vetë asaj. E cila s’ka asnjë lidhje tjetër me politikën, përveç faktit që e ka propozuar në atë detyrë personalisht Ilir Meta apo Metaj.
Dhe me sa duket ka qëlluar si rrallëherë dhe ku, pikërisht në atë dreq vendi ku djalli fshihet pas inicialeve, që të dalë i hajrit për ligjin e për shtetin një person i propozuar nga ajo parti, e cila së fundmi ndërroi edhe emrin e vet, mu si dikur Ilir Metaj, kur u kthye në Ilir Meta.
Mirë të gjitha, po a nuk ju duket pak e çuditshme, që në vend se ta bëjë vetë hapjen dhe publikimin e dosjes, ku akuzohet se gjendet në rolin e spiunit të shokëve, Ilir Meta apo Metaj akuzon e shantazhon Autoritetin e Dosjeve, kryetaren e të cilit siç e thamë e ka zgjedhur vetë?! Mua shumë.
Po fakti që në vend se ta mbështesë kërkesën e Autoritetit, për të ndryshuar ligjin që pengon hapjen e dosjeve të politikanëve të cilët janë verifikuar partizançe nga komisioni Mezini a Bezhani, Ilir Meta apo Metaj i hakërrehet kryetares së Kuvendit, me gjuhën e trashur si nga një hall i papritur, a nuk ju bën përshtypje?! Mua po.
Mos flasim pastaj për qëndrimin e mediave, në këtë vend ku liria e informimit dhe e fjalës na qenkan vërtetë të penguara, por ama jo në favor të regjimit, i cili po përpiqet të njollosë një trim tribun të vegjëlisë, po për të fshehur pas perdes së censurës dhe tymit të llafeve rreth oxhaqeve mediatike, historinë e një spiuni me inicialet I.M! Mua s’më çudit hiçasfare kjo, po ju?!
Ajo shprehja popullore, “Bërtet hajduti kapeni hajdutin!”, mishëron krejt eksperiencën e psikologut popull me fajtorët që kthehen në fajësues. Me kriminelët që sillen si viktima. Me tradhëtarët që pozojnë si patriotë. Me mëkatarët që flasin si inkuizitorë. Me dhunuesit që ankohen si të dhunuar. Me kusarët që hiqen si të ndershëm. Me të përdalat që aktrojnë si virgjëresha. Me plehrat që bëjnë si lule mos më prek.
Por sigurisht, kjo historia e shpifur e njeriut me iniciale I.M, nuk mund të jetë dhe nuk do ta lejojmë të bëhet si bishti i skiles, ku ca thonë e lagu ca thonë s’e lagu e çudia tre ditë zgjat. Jo! Këtë histori nuk i takon politikës ta ndajë, po vetëm Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Politika thjesht duhet të verë në dispozicion të atij Autoriteti mjetin e kërkuar ligjor, duke votuar në Kuvend ndryshimet e kërkuara nga vetë Autoriteti. Me ato ndryshime i hapet rruga një hetimi të plotë mbi aktivitetin e bashkëpunëtorit me inicialet I.M në shërbim të Sigurimit të Shtetit. Dhe kjo duhet jo vetëm për këtë bashkëpunëtor, po edhe për të tjerë me iniciale të tjera, të cilët deri më sot e kanë fshehur identitetin e tyre, pas klauzolës së privilegjit që u ka krijuar kontrolli kaotik e politik i viteve ’90.
Nga ana tjetër po, patjetër, Kuvendi duhet të diskutojë mbi idenë e hedhur që edhe spiunët e Sigurimit të kthehen në subjekte të Ligjit për Pastërtinë e Figurës së të Zgjedhurve (i quajtur ndryshe Ligji i Dekriminalizimit).
Historia e kësaj thele mbi bishtin e gjatë e të neveritshëm të Sigurimit të Shtetit është sa befasuese dhe e trishtë në shëmtinë e saj, aq edhe motivuese për një reagim konstruktiv ndaj të shkuarës, përmes institucioneve të shtetit demokratik.
Mbase pak e gjatë për ditë të shtune, po kaq deri në shtator për këtë temë.
O Like
E dhjefsh me m.t
Dhe spiun
Dhe hajdut
Bravo Edi apo Edvin Rama, t’u tha beshtyma, po harrove te na thuash, mire Genta Sulajn ta propozoi Ilir Metaj apo Meta per kryetare te autoritetit, Po kete Ilir Metajn apo Meten kush e propozoi per President Republike? Me u bo trim mas lufte eshte kollaj, puna eshte se pa mbeshtetjen e ketij Ilir Metajt apo Metes ti Edi apo Edvin Rama nuk kishe per t’u bere dot K@rminister ne vitin 2013, apo jo?
Dyshime per nje person mund te kesh sa te duash por po nuk e denoncoi autoriteti perkates le te jesh edhe kryeminister dhe ske cfare ben …..ne nje shtet qe perpiqet te normalizohet jo ne ate te Salehut
Po, dhe Autoritetin e zgjedh i dyshuari. Rrofsh se na e nxore Ramutin nga sikleti
Ja dhe dumbabisti kopjac i paafte i radhes… mjeran!
Po mirë mo Edi, kështu i zgjidhnit personat në krye të dikastereve?
Erdhi Meta, më tha kjo është e mirë, i thashë ok, pastaj tha e kam shoqen e filanit, i thashë po mirë, pastaj pimë kafe dhe më tha t’i gjejmë një vend të mirë filanes se ashtu është puna, unë i thashë pa problem, pastaj u hap një vend diku aty dhe unë i thashë si të duash ti. Etj, etj.
Me një fjalë, emërime nga kafeneja. Pa CV, pa konkurs, pa përzgjedhje. Meta kërko, ti ok.
Edo sa reported ke derguar ne Sig pas kthimit te Dinamos nga jashte…apo pas ndeshjeve ketu..ku tregonje per sjelljen dhe muhabetet e shokeve ndermjet tyre dhe me te huajt.
Ato jab
ne diku jo vetem te burri Vilma Nushit qe I bleve heshtjen me Koncesionin…
??????????????????????????????????
Kjo pra eshte meritokracia
Ore e keni vene re qe grate e ketyre biznesmeneve shqiptare (si kjo Genta ) zene ca vende pellumbash neper dikastere ose ne Bashki?
Jane me te vertete te zonjat thua apo kane burrat te zote ?
Po o Gojëzi, me më the e të thashë i zgjidhin dhe këta cështjet e posteve drejtuese. Rilindjotër hesapi. Kanë patur se nga kush të mësojnë. Edhe etërit e tyre shpirtërorë të njëjtat metoda byjmezësh përdornin. Brum i trashë ky i qimezunkthave. Nuk vjen kollaj.
Ne nje stan atje ne lug
Hedhin valle tre hajdute.
S`kishin dert e s`kishin turp
Hem spiune e hem hajdute.
Ujqit ruajne kopene
Bagetia mori dhene
Cirren,grinden e dreqosen,
Sherr shamate,se kurre nuk ngopen
Genta Sula moj lanete
Nuk ju ndave,pas ju qepe
C`e zure njerin me cepe
Ilir Metaj,Ilir Mete
Dy te tjeret t`i zere SPAKU
Si ujqit kur i ze Carku.
Mos ju haje hic meraku
Per Ofiqet qe kane mbajtur.
Kush me njeh e din si punoj fjalet e km
Un nuk te njoh por di qe ilir meta u zgjodh president nga edi rama ata qe te kritikuan ju ktheve me fjalet
“Eshte presidenti me i mire qe ka pas shqiperia”
Pra zoteri ti e ilir meta jeni nje
Edhe arkivin e dosjeje sipas kesaj deklerate tuajen del qe e mbani peng po ju me menyren sesi i zgjidhni zyrtaret pra cojme genten dhe babatakun se e ke parasysh ti keta te persekutuarit si jan!!!!
Ju vazhdoni te tere bashke te perfaqsoni sigurimin e shtetit ku minoni cdo reforme per demokraci ka sigurimsa si te dosjet po ashtu ne spak prandaj ska drite ne fund te tunelit dhe rruga e elbasanit thote qe e drejtojme ne
Por kjo ka fature te rende per ta sepse tregon ose qe kan falimentuar ose ashtu duan qe ne krye te shqiperise te jeni po ju te ppsh dhe pastaj rrofte demokracia me komunista
O DEMO DEMO.MAVRIA
NGADO NA PIKON CATIA
UJK I BARDHE A UJK I ZI
NJESOJ SHQYEJNE O MJERI
MOS PESHTYJ ATE QE NGORDHI
SE NE TE DO MERRET DHEU
HAP SYTE RUAJU TE GJALLIT
BATANIN NE BESE E PREU
O DEMO DEMO.MAVRIA
NGADO NA PIKON CATIA
UJK I BARDHE A UJK I ZI
NJESOJ SHQYEJNE O MJERI
MOS PESHTYJ ATE QE NGORDHI
SE NE TE DO MERRET DHEU
HAP SYTE RUAJU TE GJALLIT
VATANIN NE BESE E PREU
Nga i merr udhezimet o Edvin, apo andej nga i merr Zelenski te vetat?
Ne vend te hyrjes
Zoti EDRAMA ,Kryeveqilharxh I Vilajetit te Tirones
( do ofendoja veten te te quaj kryminister)
.
Pas pordhes qe leshove ne 100 vjetorin e festimit te mardhenieve USA-ALBANIA me dashnore te Marikes si maniak antikomunist I grades ekstreme ne menyre kanibale futesh te varri Enverit..!! tani po perleshesh me Sigurimin e Vdekur qe ne 2 prill 1991 prape si kockavarrngrenes.
,
Shkurt ;
E quaj veprim satanik ,
qe per ndyresine me te madhe sot per sot e te kombit shqiptar Ilir Meta(j)
ju leshoni BOMBA ATOMIKE per gabimin e tij ne fund te adoleshences si spiun sigurimi me fuqi banale…
me Krimin e Tij te videos me Priftin
qe u mbrojt ne menyre te maskuar dhe nga sherbimet aleate..DHE IMPOTENCA JUAJ
.
Krimi juaj I 21 janarit 2011 eshte sepse “ushtaret” tuaj te vrare ne boulevard Berisha po I shurron me hallatet tua dhe rrocken e Kimes
.
Qe te bindesh se ke dale nga kontrolli
( Ose je bere si ai Jetimi I MJERE te FILMI LULKUQET MBI MUR…
qe pasi e rrahen dhe e vrane Drejtori me Kujdestarin=gjeje kush jane ne fakt)
ne cdo dalje qe ben na kujton dekomunistifikimin qe kishte sens ne 1992-1994
dhe ke harruar DE-NAZIBERISHIZIMIN per te cilen merr vota plebishitare..
Ndiq kete koment kur JU NE MENYRE SATANIKE E BETE KETE SUPERMOSTER PRESIDENT..
.
keto rrjeshta me poshte jane shkruar kur Ramortja na I beri peshqesh Ilir Metajn qe ishte Supermoster dhe pa I shtuar akuzen si Sigurims pa I dale Kimet te Hallatet
….
KOMENT KUR ROMORTJA BEN METEN PRESHIDENT ME VULEN E TIJ PERSONALE
Dear edi !
Amerikanet kur dikush ben pyetje “gozhduese” si puna juaj qe shquheni per intelekt te larte ( si ky imi) thone : Good Questions to Ask .
Pra ju pyesni Bisturia apo Penicilina dhe pergjigja eshte e thjeshte ; nga marsi 1982 pas ndryshimeve drastike ne ministrine e brendeshme qe komandohej nga Klani Shehu ( Mehmet & Fecorr me vone dhe Kadri) u ndryshuan gjithe kodet e informatorve dhe ky Saliu yne nga Bisturi u kthye ne Peniciline….Por kjo nuk eshte ana e tij me e erret sepse po marr nje shembull:
.
Ne vitet 70 Berishalja i beri nje operacjon plastik Argites jashte shtetit dhe kete te drejte e kishte vetem Byroja Politike….pra ai ishte dhe kishte pusht-et qe ne ate kohe se ulurinte neper gjyqe te VARET HYSEN SHOSHORI NE LITAR dhe pleqte e Birose e hengren..
.
Nje episod interesant :
Nje burim i sigurte thote ( eshte botuar dhe te Gazeta Dita) qe Berishaleja i raporton Hysniut se Paris ( kur mbante bibilushin e Andi Vera Kapos) e kishin takuar 2 njerez te panjohur dhe i kishin ofruar qe te behej spiun i tyre..dhe Sali Pordha nuk kishte pranuar per te cilen i kishte thene Hysniu..He moo te lumte o malsor i beses….Cdo komentues le ta vazhdoje vete gallaten..
.
Por ajo qe i vulen te gjithave eshte Miku i Almir Rrapos sot presidentrapi i shqiptareve;
se ulurin ne parlament ne korrik 2008 se Berisha eshte Spiun dhe pas 10 muajsh ben aleance me Udberishen
..
Per te qene i sakte keto rrjeshta ketu poshte jane te arshivuara ne sekretarine e bordellos parlamentare
LSI në 7 korrik 2008, akuzë në Kuvend: SALI BERISHA, spiun sigurimi dhe agjent i UDB.
Shtetasi shqiptar Sali Berisha, politikan prej 20 vjetësh dhe aktualisht me detyrë kryeministër i Shqipërisë, dhëndër në Serbi, martuar me Sllobodanka Ramën, vajzën e një koloneli (oficeri aktiv) të shërbimeve sekrete agjenturore Jugosllave, nuk do ketë mundësinë t’i shpëtojë damkës së zezë, hijes së krimeve dhe faktit të turpshëm, që ka qenë spiun i sigurimit të shtetit, me aktivitet intensiv konkret dhe maksimal, me pasojë burgosjen dhe internimin e shumë familjeve të intelektualëve e njerëzve të thjeshtë, kundërshtarë të regjimit diktatorial komunist.
Në një deklarim të tij publik në televizion, Berisha tha: “Nuk kam qenë spiun, nuk kam denoncuar dhe nuk kam dënuar njeri”. Mirëpo, gjatë një akuze të bërë në parlamentin shqiptar, në datën 7 korrik 2008, nga deputeti Spartak Braho në emër të grupit parlamentar të LSI, përforcuar me ulërima nga kreu i LSI Ilir Meta, u deklarua se ka prova shkresore, se SALI RAM BERISHA, komunist, pedagog, mjek në klinikën e bllokut dhe pjesë e brendshme e familjes së diktatorit, ka qenë jo vetëm spiun i sigurimit të shtetit prej 21 vitesh gjatë diktaturës komuniste shqiptare, por dhe “agjent special” i shërbimeve të huaja, me veprimtari agjenturore kryesore anti-shqiptare, si spiun në shërbim të UDB-së Jugosllave
>
Qe Serberisha ka qene I peshkuar per perspective nga Jugoserbet te pakten qe nga Vdekja ne Paris e Hysni Kapos ne 1979 kjo duhet besuar.Por ajo qe shqipfolsit nuk guxojne te flasin eshte fakti se ne ate kohe Seksioni I Cia-s per Ballkanin dhe drejtoria e spiunazhit per Shqiperine ne Beograd ishin si “vellezerit siameze”..Ne kete prizem nese Bershuti ka ndonje merite episodike si informatory I sherbimeve amerikane le ti japin nje decorate si ‘Pal Melyshi” I tyre dhe te mbaroje kjo histori..Por..demet qe I ka bere Berishorri Shqiperise qofte kur ka qene Fuksi Enverit qofte informatory I Serbiberit pra deri ne 1992 kane qene mikroskopike..
FUND KOMENTI KUR JU BETE METEN PRESIDENT
.
Ky Perbindesh demet ndaj Shqiperise I ka ne vitet 1992-1997 dhe 2005-2013 dhe pa e tepruar mund te themi se ate qe nuk e bene ne shekuj serbet..greket-turqit –fashizmi dhe komunizmi e beri Berishizmi.Ndjej keqardhje per zyrtaret qe merren me Shqiperine ne Washington dhe Bruksel qe nga drejtoret e deri Presidentet qe po tallin trapin kaq hapur me Shqiperine duke toleruar Berishen e tyre qe po shurron viktimat e tij me bolet e Rames apo vrimen e Kimit gje nuk e ka bere as Stalini as Enveri dhe as Hitleri..e beri Burri I Shtetit te te Ziut Arvizi..
,
Ne vend te mbylljes
Krahes punes tuaj deri diku te mire si KRYEDREJTOR KOMUNALE ..
ju me doren tuaj me keto veprime Satanike
qe leshoni bomba Atomike per Meten tuaj dhe Sigurimin shqiptar
dhe keni Heshtur per Perbindeshin Berishe dhe SHIKUN E TIJ d
he tolerimeve te Nanes Marike ndaj kesaj klike antishqiptare
ju ben ju ,jo vetem bashkfajtor
por dhe pergjegjesin kryesor per sabotimin ne ndertimin e shtetit te se drejtes..
baballarèt u merrnin urdhèrat nga Komjnterni….keta bijèt e denjè I marrin nga SOROSINTERNI
gazeta ‘dita’ je e gateshme te ndihmosh ceshtjen shqiptare?Ne mburemi e botojme shkrime per gazetat e kohes 1912-tes te botuara ne rumani ,itali etj-ra per krijimin e nje shteti shqiptar alla europian?E kam thene qe ne redaksine tuaj eshte fryme enveriste.Nuk ka asgje te keqe vecse jepini drejtim konceptit europian.Mendoj qe i ka ikur koha e ndarjeve partizan -ballist.Djali tim dhe aq me keq nipi qe nuk flet shqip as e kane idene . ne na quajne ufo kur u flasim per luften nacional -clirimtare.Kokretisht familja ime ka qene ne valen e luftes NA-Cl me frontin.por me ide demokratike europiane si gjithe shqiptaret qytetare qe u lidhen me frontin.Ka ardhur koha zonja ‘Dita” te luftosh mafien komuniste ,ndryshe je e turperuar.Edhe nje here e perseris qe fundi i Edi Rames,Saliut qe me te birin do te extradohen ne amerike dhe i Ilir Metes ne krimet mafioze ne juge te shqiperise jane te regjistruara.Sa me shpejt te mbyllet ky kapitull,aq me te lehte do ta kene jeten ju ,familjet tuaja ,niper e mbesa,dhe gjithe shqipetaret.
BLASFEMI SI GUXONI
KRIE.ARIN TA FAJESONI
ATE NE E ZGJODHEM VETE
VOTAT DOT SMUND TI MOHONI
PACKA SE NA DOLI KALLP
NA SHET SAPUNIN PER DJATH
NDER VAMPIRET ME I MIRI
E MPROFTE ZOTI I MADH
QE KETE VEND KURRE SE LA
PA ESAT E PA HAMZA
Te gjitha shtet ne bote kane nje zyre a dy qe meren meren me spiunazhet per brenda dhe jashte.Eshte normale.Kush ka punuar ne keto zyra ose ka qene i lidhur si informator nuk perben krim.Ka bere punen ka mare parane.Spiune ka dhe do te kete.Si mendoni ju brenda qeverise se Edi Rames nuk ka spiune qe punojne per Edin ,por edhe qe punojne per te huajt?Romane me 10000 personazhe.
Jo, nuk duhet te kete, gjithe Qeveria shqiptare duhet te punoje per Serbine dhe Greqine pa spiune fare. I ben punet e grekut dhe te serbit me deklarata zyrtare dhe vendime Parlamenti. Nuk ka nevoje per spiune, eshte vete spiun e kryespiun per te gjithe spiunet bashke
O MALI,MALI mavria
lexoi mire fjalet e mija
Thashe tre e nuk thashe nji
As te bardhe e as te zi
As larashe,as bojallij
Me teper duken si gri,
Te gjalle e ne fuqi.
Marshalla porsi arij
Sigurimi i shtetit ka vdekur dhe ne per interesa te luftes te klaneve vazhdojme ti perdorim.Sot qe Autoriteti Dosjeve ka nxierr dicka per x-individ behet zhurme vetem per te dominuar mbi te tjere.Edhe ne diktature kur dikush kerkonte te shkonte diku fillonin e i gjenin bemat e tij ne vite e thelloheshin me kushurinj e te aferm. Ne qoftese I.M eshte ish-Presidenti pa tjeter perpara popullit duhet thene nje fjale.Menyra se si zgidhet nje drejtues i nje institucioni duhet pare e aq me teper kur zgjdhet K/parlamentari apo Presidenti.Ne keto 32-vjet akuzat e bera per njeri e per tjetrin jane thjesht zhurme per popullin poshte se midis tyre ka vere,raki mish i pjekur e ngjala.
Shumë zhurmë për asgjë…
Sot, kur kanë kaluar tridhjetë e kusur vite symbyllje dhe heshtje kriminale karshi bëmave të pandëshkuara të diktaturës, zhurma rilindjotase për të demaskuar gjoja ish-bashkëpunëtorët e sigurimit famëkeq në radhët e politikës, tingëllon mjaft qesharake.
Nëse paterica Meta/j ka pas spiunuar shokët ke sigurimi, atëhere pasardhësja e PPSH-së, dhe vecanërisht kryesia e saj, duhej të kishin patur patjetër dijeni për aktivitetin e ish-anëtarit të saj të dikurshëm, përpara se ai të merrte “direktiva nga lart”, e të instruktohej, se si mund dhe duhej të shkëputej prej andej, për të krijuar medemek një partickë integrimi.
Është mjaft cinike karshi viktimave të diktaturës të dalësh sot e të bësh gjoja sikur po gërmon arkivat e sigurimit, me mendimin se atje më në fund mund të gjesh prova të mjaftueshme kundër një ish-spajuni që ka depërtuar deri në majat e politikës. Fundja ja e gjetën, e po pastaj? Do e diskreditojnë në sy të botës? Do i vënë damkë të zezë? Do e cilësojnë “non grata” dhe do ja ndalojnë me ligj deputetllëkun?
Dokrra me bisht.
Like florinin aty do e kenë.
Pa të nuk bëjnë dot.
E kanë si pasqyrë të vetvetes.
ORe, ky e ka hallin se ka qene spiun i sigurimit te shtetit shqiptar. E ka patur gabim, duhet me qene spiun grek ose serb te te mbaje ne post, Psh Begaj, e ka gati per te ratifikuar Detin me Greqine, nuk i duhet me Meta, per kete pune
Moret vesh ju more, mbushemendasit e Popullit qipkar
Kallashnikov..
Kallashnikov,,
Edi Rama eshte nje lloj specie si Sali Berisha, si Ilir Meta, si Fatos Nano, nuk ka asnji ndryshim! Shqiperia ka nevoj te ndryshoj autokracine individuale ku punet drejtohen vetem nga nje Njeri si Sali Berisha Ilir Meta makar si Edi Rama! Nuk kane asnji ndryshim kush mendon ndryshe eshte gomar!
Zoteri LULZIMI me c’fare ke shkruar poshte komentit tim me vjen keq por gabon rende ne kohe e hapesire dhe le ta argumentojme:
.
E para ,Kominterni pushoi se egzistuari rreth vitit 1935 kur kishte ndikim te shqiptaret 0.000001 perqind me ca Ali Kelmende,Demir Godelle apo Sejulla Maleshove qe nuk I PIRDHTE KUSH
.
E dyta
Nese ka sekt me te eger antikomunist (deri ne kanibalizem) ne Perendim ai eshte I spekullantit Xhorxh Sorros ku dihet boterisht se Ramortja eshte zorre e trashe e helmuar e tij..
.
E treta;
Krimi me I madh i ketyre sekteve 1991-2022..eshte se ne balle te kanibalizmit ne luften kunder nje komunizmi te vdekur u vune ose pinjollet e tyre si Ramortja me Liket e tij ose sume ferkuesit e Enverit si Salihi qe u Pit Bulli I Elezit dhe Willit si makartiste antikomuniste psiqikisht te semure..tentakulat e te cileve I shohim dhe ditet e fundit..