Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Edi Rama: SPAK dhe GJKKO kanë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Edi Rama: SPAK dhe GJKKO kanë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut
Lajmi i funditPolitike

Edi Rama: SPAK dhe GJKKO kanë shkelur të drejtat dhe liritë e njeriut

Published: February 12, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, mbajtur ditën e sotme, u shpreh se drejtësia, duke iu referuar këtu SPAK-ut dhe GJKKO, kanë shkelur të drejtat e njeriut me procese hetimore të ngjashme me metodat e ish Sigurimit të Shtetit.

Duke iu referuar arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe hetimeve për kryetaren e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka, kreu i qeverisë Edi Rama tha se nuk do të heshtë më përballë shkeljeve dhe brutalitetit të SPAK dhe GJKKO ndaj qytetarëve.

“Këtu duhet të marrim një përgjegjësi, që sot në debatin publik ka vetëm dy palë, njëra që duartroket dhe brohoret sa herë që shfaqet “gijotina” sipas asaj pale të gjithë janë për burg, për litar dhe për tu vrarë dhe tjetra është pala që sulmon në mënyrë bandistekse organet e reja të drejtësisë dhe që shënjestrën me libër shtëpie prokurorët dhe gjykatësit që bëjnë punën e tyre duke filluar nga kreu i SPAK, që ka mbështetjen tonë.

- Publicitet -

Por mungon një pozicion konstruktiv, mungon një palë konstruktive që duhet të jetë edhe garante pavarësisë së gjyqësorit, por duhet të jetë edhe garantë e lirive, të drejtave, standardet demokratike.

Për mua është e pa konceptueshme që kryetarja e komisionit të ligjeve të Shqipërisë, pa hyrë në meritën e çështjes pa diskutuar fare a ka apo nuk ka të drejtë akuza që e përfshin në atë roman thuajse 400 faqe e merr vesh nga televizori, duke dëgjuar gazetarët speciale, të cilët disponojnë sekrete hetimore, që disponojnë ushqim që u vjen nga stacioni i trenit për t’u hedhur në pazarin e madh të gjësë së gjallë dhe për tu bluar në rrugët e rrugacërisë.

Kjo është e papranueshme. As dje, as sot dhe as nesër derisa unë të jem në krye të kësaj force politike, kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi për këdo që hetohet nga drejtësi.

E papranueshme dhe nuk do të hesht nga sot përballë shkeljeve flagrante të standardeve dhe brutalitetit të kujtdoqoftë që ushtrimin e forcës së konsoliduar të pavarësisë se vetëm idiot apo një maskara mund të thonë që pas kësaj, duart tona janë larg fare drejtësisë, nuk jemi këtu hunj gardhi që vetëm të përcjellim lajme e të japim mbështetje, të mos themi asgjë kur biem në gjurmë me ose pa dashje të episodeve si ky.

Ne kemi marrë zyrtarisht certifikatën që duart tona janë larg fare. Ne nuk jemi këtu hunj gardhi që thjesht të përcjellim lajme dhe të mos themi asgjë kur biem në gjurmë me ose padashje të episodeve si ky. Minimalisht kryetarja e komisionit të ligjeve duhej thirrur dhe duhej pyetur.

Në cilën republikë jemi këtu. Ka shumë gjëra që nuk shkojnë që janë një arsye për reflektim sepse gjithçka është ndërtuar me mund dhe falë përkushtimit dhe falë vullnetit dhe punës së prokurorëve dhe gjykatësve nuk mund të shembet, por duhet të mbrohet dhe forcohet duke vënë në pah të gjitha vrimat dhe të gjitha cedimet e murit të ri të drejtësisë”, tha Rama.

Nga mbledhja e grupit të PS Edi Rama kërkoi që seancat e marrjeve në pyetje nga Prokuroritë të regjistrohen.

“Si ka mundësi Ulsi dhe ju njerëzit e drejtësisë, që kjo shumicë e qeverisë ka miratuar fonde, dy fonde janë në buxhet që janë komplet jashtë trajektores normal, fondi i mbrojtjes dhe i drejtësisë. Paga që nuk krahasohen me pagat e askujt këtu, fonde që nuk janë parë kurrë në historinë e këtij shteti dhe këta nuk kanë akoma mjetet për të regjistruar intervistat me peronat që marrin në pyetje, dhe në fund i japin një copë letër. Ku jemi këtu ne. Në çdo film sa herë që dikush shkon atje te dhoma e hetuesve, e para njëherë i tregohen të drejta e dyta i shtypet regjistrimi. I mbajnë me orë të tëra dhe i japin një copë letër. Se e kam provuar dhe unë një herë: Unë flisja dhe njëri shtypte tastierën. Ku jemi këtu ne? Sikur të kishim ILD, në letër e kemi por në realitet? Të shohin si respektohen të drejtat. Kur futesh atje je në republikë tjetër? Vetëm se është prokuror është mbi ty? Je një mish që mund të shqyhesh sipas oreksit të njërit e tjetrit?”, tha Rama.

Nga mbledhja e grupit të PS, Edi Rama i ka dhënë një shuplakë ILD. “Me letra e kemi si institucion, por jo në realitet“, tha ai teksa rendiste se si SPAK nuk respektonte te drejtat e të dyshuarve.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Ppp says:
    February 12, 2025 at 9:59 am

    Hahaaaaa
    Spak e kemi bere NE jo amerikanet por NE
    Tani na dolen qe qenkan kamikaz te pd
    I keni hequr popullit vetvendosjen per interesa personale
    Me falni per shprehjen por ju mendonit qe ishit ju qe qinit tani kuptuat qe ju ishit vetem prezervativi
    E hidhur z km vetet
    Tani z. Rama ju berisha e meta do i tregoni popullit qe jeni nje e sju ndan asgje
    Tani kuptove qe dosja jote eshte kopsutur e inceneratoret imagjinar po ju presin vetem ju as ahmetaj as veliaj nuk ju faturua dot kjo dosje por po ju pret
    Vdekja nuk eshte e rende por agonia po kam pershtypjen qe do jete nje pritje e gjate

    Reply
  • Një banor I Tiranës says:
    February 12, 2025 at 10:27 am

    Ppp , mos ha m.t kot . Dosja e inceneratorëve është mbyllur me kohë dhe janë marë edhe vendimet përkatëse , kjo dosje është e ezauruar . As Veliaj e aq më pak Rama nuk kanë asnjë lidhje , inceneratorët ishin në kompetencën e Ministrisë se mjedisit . Ish ministri dhe sekretari i përgjithshëm i asaj ministrie kanë marë dënimet përfundimtare .

    Reply
  • kur 3000 Euro pasuri deklaronte says:
    February 12, 2025 at 10:55 am

    Ram dordoleci, vetem surrati yt i peshtirosur nuk mund te dale e te sulmoje ate SPAK e ate GJKKO e kjo aq per faktin se e ke deklaruar vete se “pa PS nuk do kishte SPAK” por sepse ai SPAK nuk eshte marre aspak me ate pasurine tende 3000 EURO me te cilen ke zaptuar 5000 m2 trull e ke ngrit nje kulle me vlere marramendese atje ne Surrel.
    Kjo po qe eshte shkelje e SPAK dhe GJKKO. Qe merren me deklarime pasurish andej-ketej e nuk guxojne te shkojne e te shohin e vleresojne ate Sarajin e Surrelit.

    Reply
  • Për të ardhur keq! says:
    February 12, 2025 at 11:04 am

    Mjerë njerëzit e thjeshtë! Kur veprohet kështu me ata me pushtetin, imagjinoni se çfarë mund të ndodhë me ata që nuk mund të mbrohen! Një shok përdori një shprehje « jemi popull i keq » dhe ka të drejtë! Shqiptarët krijojnë probleme më shumë se sa konsumon! Ka mbirë Berisha për 35 vite dhe çdo gjë bëhet « çorap ». Pa u larguar ai, mos prisni që gjëndja të normalizohet!

    Reply
  • Arben says:
    February 12, 2025 at 1:02 pm

    Ndjeve lagështinë, ëëëëëë??

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    February 12, 2025 at 1:13 pm

    @ ‘Nje banor i Tiranes’ apo BB-Bastard i Bathores!?
    Kush i jep Miliardat per ‘inceneratore fantazma’ ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  • Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat mbi protestën
  • K.E – BELA MAFIA
  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA

Komentet e Fundit

  1. hila on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. Lil Toronto on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Anonymous on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  4. Tur Shehu me shok shume! on K.E – BELA MAFIA
  5. demo on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?