Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Efektivi i Rrugores u kap me drogë në Turqi, reagon Policia e Shtetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Efektivi i Rrugores u kap me drogë në Turqi, reagon Policia e Shtetit
AktualitetKronike

Efektivi i Rrugores u kap me drogë në Turqi, reagon Policia e Shtetit

Published: October 16, 2022
Shpërndaje

Policia e Shtetit ka reaguar pas arrestimit të efektivit të Rrugores, Florenc Bicerri në Turqi.

Ky i fundit u arrestua nga autoritetet turke pasi u kap me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.

Në reagimin e Policisë së Shtetit sqarohet se Bicerri ka dalë nga Shqipëria, nëpërmjet Rinasit, më datë 05.10.2022.

- Publicitet -

Për Bicerrin është kërkuar largim i menjëhershëm nga radhët e policisë.

“Për këtë punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë, nga Policia e Shtetit”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, grupi i dedikuar hetimor, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe me homologët turq, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Së bashku me Florenc Bicerrin në pranga ra edhe Kujtim Çeliku, i akuzuar më parë për vjedhje.

Në sajë të këtij operacioni në pranga ra gjithashtu edhe shtetasi tjetër shqiptar, i identifikuar si Adrian Qirici.

Reagim i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me një rast të trafikimit të lëndëve narkotike, të goditur nga autoritetet turke ju sqarojmë se:

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët turq, në lidhje me një rast trafikimi të lëndëve narkotike, në të cilin janë të përfshirë 3 shtetas shqiptarë, njëri prej tyre punonjës policie, ka ngritur një grup të dedikuar hetimor, për hetimin e rastit.

Sqarojmë se punonjësi i Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, shtetasi Florenc Bicerri, tashmë i arrestuar në Turqi, ka dalë nga Shqipëria, nëpërmjet Rinasit, më datë 05.10.2022.

Për këtë punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë, nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë, grupi i dedikuar hetimor, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe me homologët turq, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • besart kadia says:
    October 16, 2022 at 12:33 pm

    ça të bëjë i shkreti? rroga nuk i mjafton.
    pavarësisht se qeveria jon e dashur bëri rritje shumë të lartë të pagës prap është e pamjaftueshme

    Reply
  • Soll lili says:
    October 16, 2022 at 12:59 pm

    Ngrihe rrogen sa te duash,ça le prej mace do gjuj minj.

    Reply
  • Aldrin says:
    October 16, 2022 at 3:10 pm

    Mos i hiqni shpresat, shoke police. Tani drogen do jua shperndajme me Satelite

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Monopoli që fshihet pas kioskave të Tiranës
  • 2500 euro policëve, Ramës i vjen kundëroferta: 5 mijë euro kush hedh një deputet në koshin e plehrave
  • Grabitja e pasurisë kombëtare, dy të tretat e kromit ikin nga Shqipëria të papërpunuara
  • Trilogji e lindur nga dhimbja
  • INTERVISTË / 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfimi shokues: Çfarë ndodhi me mua dhe me Remziun në Vain të Lezhës

Komentet e Fundit

  1. info analitike on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”: S’do kenë akses as në… trena (!)
  2. Popull i veremosur on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”: S’do kenë akses as në… trena (!)
  3. Mollosi on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”: S’do kenë akses as në… trena (!)
  4. Anonymous on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”: S’do kenë akses as në… trena (!)
  5. Fgg on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”: S’do kenë akses as në… trena (!)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?