Kryeministri Edi Rama kishte sot të ftuar në podcast-in e tij kryetarin e sapozgjedhur të Bashkisë së Shkodrës, Benet Becin dhe fituesin e lojës televizive “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli.
Kryeministri Edi Rama: Duke pasur kaq shumë, eksperiencë se u bënë nuk e di sa fushata, 9 më duket, kam arritur në një pikë dhe bëhet gjithmonë e më shumë e ndjeshme kjo që e ndjej nga atmosfera, e ndjej nga fytyrat e njerëzve, e ndjej nga energjia që krijohet edhe kur ecën në rrugë gjatë një fushatë se si është gjendja aty. Se a ka aty a s’ka fitore. A ka aty mundësi për fitore, a s’ka?!
Dhe këtë herë, kur erdha herën e parë në Shkodër, ndjeva diçka ndryshe dhe tek takimi që kemi pasur me gratë, aty mu duk se gjëja kishte filluar të thyhej, gjë që pastaj filluan ta tregonin dhe sondazhet që bënim ne. Po nejse, nuk është kjo.
Luiz Ejlli: Unë nuk e di dhe e them pa ndrojtje, nuk e di a ka ndikuar prezenca ime në krah të Benetit. Unë të shtunën kam qenë në Gjakovë duke kënduar. Deri në pesë e gjysmë kam qenë duke bërë foto dhe i kam hipur makinës e kam ardhur në Shkodër. Kam votuar e kam ikur prapë për në Gjakovë se kisha për të kënduar të dielën në darkë.
Unë e thashë, kam bërë detyrën që duhet të bëjë çdo qytetar shqiptar, të hedh votën dhe i kam kthyer nderin Benetit. Tani, a kam ndikuar apo jo nuk më intereson sinqerisht. Nuk e kam bërë as për njerëzit, e kam bërë për Benetit për t’i treguar që nëse është mundësia për t’i kthyer nderin, unë këtu jam, pak rëndësi ka a kam fituar Big Brother, a jam kryeministër, apo jam pa punë.
Unë ky Luiz jam, që të kam marr atë ditë në telefon, ky jam edhe sot para teje. Nuk ka të bëjë se çfarë arrita unë sot. Unë ai jam para teje, se nuk e harroj veten si e kam filluar dhe ku jam.
Kryeministri Edi Rama: Boll bërë propagandë për veten se na mbyte.
Luiz Ejlli: Po të bëja propagandë do thoja fitoi Beneti prej meje.
Kryeministri Edi Rama: Jo po e the në një farë mënyrë që nuk e di a fitoi prej meje, por unë e bëra timen. Po jo se nuk ka fituar prej teje, avash. Ta them unë që nuk ka fituar prej teje.
Luiz Ejlli: Po të më kishte mua përballë do flisnim.
Kryeministri Edi Rama: Do ishte në atë situatë me çfarë pashë unë, se të thashë, kur po flisnim… Që kur deri edhe dikush që unë e kam parë gjithmonë mbi libra, edhe sa herë e shoh, edhe flet sikur është duke lexuar libër, arriti në pikën që shihte Big Brother-in, atëhere domethënë që situata ishte e tillë që Benetin po e po, po edhe mua po të më kishe dalë përballë do më kishe krijuar probleme.
Luiz Ejlli: Nuk i dihet!
Kryeministri Edi Rama: Po pra, atë po them.

Edhe ky Big Brother ka luajtur gjithe JETEN.
Ky eshte Pelja i Big Brotherit.
Boboshtari i Madh,Viktor Eftimiu,para 100 vjetesh shkroi:Neriu qe pa Vdekjen me Sy.
Modeloi Luisin 100 vjet me pare. Tani VAGABONDI i Eftimiut i kerkon mireberesit te tij zotit Filimon,Kusurin.
Jam Une qe e bera Kryetar Bashkie zotin Filimon,,spicer,qe deri dje nuk e perfillte kush.
Me jep vajzen per grua,qe te shpetosh nga Une.
Ka 99% mundesi qe Ejlli t`ja kerkoje Shperblimin NE NATYRE,Benet Becit,.Ti kerkoje vajzen per grua!