Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ekipi i Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ekipi i Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
BoteLajmi i fundit

Ekipi i Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite

Published: February 16, 2025
Shpërndaje

Zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit amerikan Donald Trump do të fillojnë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite në ditët në vijim, sipas një ligjvënësi amerikan dhe një burimi që ka dijeni për planet.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz dhe i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff do të udhëtojnë në Arabinë Saudite, i tha ligjvënësi amerikan Michael McCaul agjencisë Reuters në Mynih. Një burim me njohuri për planet, konfirmoi se bisedimet do të mbahen.

Rusia filloi agresionin ndaj Ukrainës fqinje në shkurt 2022. Rusia ka nën kontroll rreth një të pestën e Ukrainës dhe ka kërkuar që çdo marrëveshje paqeje të parashikojë që Kievi të heqë dorë nga pjesë të territorit të saj dhe të ketë një status të përhershëm neutral.

- Publicitet -

Ukraina kërkon që Rusia të tërhiqet nga territori që ka marrë nën kontroll si edhe që të anëtarësohet në NATO ose të marrë garanci ekuivalente sigurie për të parandaluar një sulm të ngjashëm nga Moska në të ardhmen.

Sekretari Rubio pati një telefonatë të shtunën me homologun e tij rus, Sergei Lavrov gjatë së cilës ata diskutuan për konfliktin në Ukrainë, thanë të dyja palët. Ata ranë dakord për kontakte të rregullta për të përgatitur një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit Trump, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

Ligjvënësi republikan McCaul, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se siç e kishte kuptuar ai, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ishte ftuar për të marrë pjesë në bisedimet në Arabinë Saudite.

Zoti McCaul tha se bisedimet kishin për qëllim organizimin e një takimi mes presidentëve Trump, Putin dhe Zelenskiy “për të sjellë përfundimisht paqen dhe për t’i dhënë fund këtij konflikti”.

I pyetur për takimin e planifikuar midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë në Arabinë Saudite, zoti Zelenskiy i cili ishte në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut – u tha gazetarëve: “Ndoshta ka diçka (në) tryezë, por jo në tryezën tonë. Nuk kam parë asnjë ftesë … (për) Ukrainën për t’u takuar me të dërguar të tjerë.”

Ai tha të premten se do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Turqinë, por nuk tha se kur. Megjithatë, udhëheqësi ukrainas tha se nuk kishte plane të takohej me zyrtarë amerikanë apo rusë gjatë atyre vizitave.

Presidenti Zelenskiy tha më herët të shtunën se Ukraina nuk do të pranonte kurrë asnjë marrëveshje paqeje të arritur pas shpinës së saj ose pa përfshirjen e Kievit. Ukraina ka thënë vazhdimisht se dëshiron të hartojë një strategji të përbashkët me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, përpara çdo takimi Trump-Putin.

Biseda e zotit Trump me presidentin rus të mërkurën dhe gjasat se mund të ketë lëshime ndaj Moskës për kërkesat kryesore të Ukrainës, shkaktoi shqetësim si në Kiev ashtu edhe mes aleatëve evropianë në NATO, të cilët thanë se druheshin se Shtëpia e Bardhë mund të bënte një marrëveshje pa to.

Zyrtarët evropianë thanë se çdo marrëveshje do të ishte e pamundur të zbatohej nëse ata dhe ukrainasit nuk përfshiheshin në negociata.

Zoti Trump, duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të enjten, tha se Ukraina do të kishte një vend në tryezë gjatë çdo negociate paqeje me Rusinë për përfundimin e luftës.

Negociatat për një marrëveshje kritike për mineralet e rralla vazhduan dhe zoti Zelenskiy që tha se një projekt-dokument nga Uashingtoni nuk përfshinte dispozitat e sigurisë që i nevojiten Kievit. Tre burime thanë se Shtetet e Bashkuara kishin propozuar marrjen në pronësi të 50% të mineraleve kritike të Ukrainës.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  • Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat mbi protestën
  • K.E – BELA MAFIA
  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA

Komentet e Fundit

  1. Vlonjati on “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. ¿? on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. Antishpellar on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. .... on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  5. Fjala on K.E – BELA MAFIA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?