Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ekonomia në fokus\Fillojnë konsultimet Gjermani-Kinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ekonomia në fokus\Fillojnë konsultimet Gjermani-Kinë
AktualitetBote

Ekonomia në fokus\Fillojnë konsultimet Gjermani-Kinë

Published: June 20, 2023
Shpërndaje

 

Në Berlin kanë filluar konsultimet ndërqeveritare mes Gjermanisë dhe Kinës, ku do të trajtohen edhe disa tema shumë të nxehta. Ndër to edhe varësia e Gjermanisë nga ekonomia kineze. Në fillim të konsultimeve ndërqeveritare mes Gjermanisë dhe Kinës, kancelari gjerman Olaf Scholz ka pritur homologun e tij kinez Li Qiang me nderimet më të larta shtetërore dhe me ceremoni ushtarake. Në këto konsultime ndërqeveritare, që mbahen nën moton, “Së bashku për një qëndrueshmëri më të gjatë” do të marrin pjesë rreth 20 ministra dhe ministre.

Temat kryesore
Tema kryesore e konsultimeve është lufta kundër ndryshimeve klimatike dhe ristrukturimi i ekonomisë. Por një vëmendje e madhe do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve tregtare mes Gjermanisë dhe Kinës, si dhe agresionit të Rusisë në Ukrainë, ku Kina ka një pozicion ndryshe nga vendet perëndimore si Gjermania, SHBA dhe vendet e tjera. Kina nuk e ka dënuar hapur kurrë agresionin e Rusisë në Ukrainë.
Qeveria gjermane organizon rregullisht konsultime qeveritare me partnerë veçanërisht të ngushtë ose vende që janë ekonomikisht të rëndësishme dhe strategjike. Qeveria ka mbajtur së fundi konsultime me qeveritë e Spanjës, Holandës, Japonisë dhe Indisë.

- Publicitet -

Dallimet me Kinën
Por konsultimet me Kinën janë edhe më të rëndësishme, për shkak të varësive ekonomike dhe qëndrimeve të ndryshme për disa çështje shumë të rëndësishme. Janë këto takimet e para me prezencë fizike mes qeveritarëve, që nga viti 2018, sepse konsultimet në kohën e pandemisë janë mbajtur përmes video lidhjeve. Në vitet e fundit marrëdhëniet janë ftohur dukshëm. Një prej shkaqeve të rëndësishme është dhe trajtimi i pakicave kombëtare në Kinë si dhe aspiratat e Kinës për t’u bërë një fuqi e madhe në rajonin Indo-Paqësor – duke përfshirë kërcënimet me pushtimin e Tajvanit, që në Berlin ka shkaktuar shqetësime të mëdha.
Ndërsa ndërhyrja brutale dhe agresioni i Rusisë në Ukrainë ka rezultuar me rritjen e kërkesave në Gjermani që ky vend të ulë varësinë ekonomike edhe nga Kina, e cila akoma është partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë.\DW\

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Katastrofa ekologjike në Lushnjë, tonelata peshq të ngordhur ende mbi ujë, shpendët dynden në liqen
  • Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, rrëzohet kërkesa e opozitës për mocion me debat për skandalin në SHISH
  • Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  • Veliaj kundërshton Reformën Territoriale, letër Kuvendit: Konsultohuni me qytetarët
  • Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”

Komentet e Fundit

  1. hila on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  2. i persekutuar on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  3. Vl on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  4. B.Kopliku on Nga “Rama më kërkoi 20 përqind”, te leja për 4.5 hektarë beton: Pasioni i përbashkët për kullat që fshiu akuzat 19-vjeçare
  5. nastradini on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?