Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka sqaruar sot vendimet e marra nga Këshilli Mbikëqyrës, duke theksuar se është gjykuar një lehtësim i qëndrimit të politikës monetare.
Guvernatori Sejko, në një deklaratë për mediat tha se ekonomia e Shqipërisë është rritur gjatë gjysmës së parë të vitit me 4%.
Po ashtu, guvernatori sqaroi se inflacioni i çmimeve të konsumit regjistroi një nivel mesatar prej 2% në tre mujorin e dytë duke shënuar një rënie të lehtë ndaj tre mujorit paraardhës. Sipas Sejkos, pritet rritje e vazhdueshme dhe e qëndrueshme e financave.
“Ekonomia u rrit me 4 përqind gjatë pjesës së parë të vitit. Inflacioni ra me 2 përqind për shkak të forcimit të lekut. Presim rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të ekonomisë. Këshilli i Mbikëqyrjes uli me 0.25 përqind normën e interesit për lekun. Ne do përpiqemi të ruajmë stabilitetin e çmimeve në treg”, deklaroi Sejko.
i.b./dita
Guvernatori eshte i zgjedhur nga PD ne ate post.
Do i kete dhene ndonje lek Edi , se po thote te verteten per zhvillimin ekonomik.
Mos ja qa hallin leket qe i jep Edi se e ka rrogen 8 milion ne muaj.
O ne jemi budallenj ,o ky Sejko na ben te tille.
O Sejko ,sa klase ke ?
Po si o Burre I dheut ekonomia rritet kur bie forca prodhuese ?
Nuk e dinja qe zhvillimi ekonomik I nje vendi qenkerka ne perpjestim te zhdrejte me forcen prodhuese.
Po shiko europen o derdimen qe terhoqi emigrante sepse zhvillimi I kapitalit do rritje te forces prodhuese.
Shiko Ameriken qe shqeu dyert per te shitur krahun e punes sepse zhvillimi kapitalist e kerkon kete.
Tani kapitalit amerikan I duhet Trump qe te mos krijohen super forca prodhuese sepse eshte me zarar dhe mbyll deren ne kufi.
Ne cilin manual ekonomik e ke lexuar?
500,000 forca pune I firaksen ekonomise shqiptare.
Z.Sejko.
E shikon katastrofen ekonomike largimi I 500,000 vitali I jetes shqiptare?
Ketu behet fjale per nje politike c’farorese te kombit tend ku ti po jep nje ndihmese per 5 leka qe te jep serbi e greku nepermjet Rames.
Perse nuk e akuzon opzita e te gjitha krahve, e reja dhe e vjetra,grupin kriminal Rama-Sejko ne SPAK? Mbajtja e euros ne nivele shumë te ulta dhe mbajtja e çmimeve te karburanteve ne nivele shume te larta me qellim vjedhjen e remitancave, ne ndihme te pensionisteve dhe familjeve te tyre, te cilat perdoren per uljen e borxhit publik dhe ne kete menyre perdoren per te mbuluar degradimin e ekonomise dhe paaftesine e qeverise per te formalzuar ekonomine dhe mbledhjen e taksave,qe nga ana tjeter do te ndihmonin ne rritjen e pensioneve. Kjo eshte lufta e opzites, demaskimi i vjedhjeve makabre te shtresave ne nevoje, shkaterrimi i ekonamise dhe buqesise, frenimit te emigrimit, qe ka per pasoje mungesen e fuqise puntore dhe jo te shaj Edi Ramen, se kete mund ta bej gjithekush. Bejuni qytetarve te qarte me shifra dhe fakte kriminalizimin e qeverisjes, korrupsionin marramendes, degradimin e ekonomise, ne vecanti te buqesise, emigrimin e frikshme te popullsise, shkaterrimin e shendetsise dhe arsimit etj,etj. Kjo eshte detyra e opozites per te shpetuar te ardhmen e vendit dhe futjen e tij ne brazdat e nje shteti normal europian se te till jemi.
Këtu qeveria pret të rritet ekonomia, ashtu si pret gomari të mbi bari, po nëse barin nuk e gjen i zoti gomari ngordh. Edhe këtu nëse qeveria nuk lëviz të kontrollojë administratën(në sektorë të ndryshëm) ekonomia merr fund. Qytetari vdes. Le të presë qeveria, le të flerë gjumë,ndofta na tregon përralla të bukura mbas këtij gjumi, por duart esaj që zgjaten drejt tij (popullit) janë të boshatisura, por me atë duar kanë arritur të grabisin ofiqe dhe pasuri (për një jetë luksi të shfrenuar)
Nuk pritet për t’a zhvilluar ekonominë por punohet rigorozisht në mënyrë të vazhdueshme, bëhen projekte të studiuara mirë, shikohen prioritete, dhe në bazë të arritjeve shkencore aplikohet varianti më i mirë i mundshëm në kushte konkrete. (Natyrisht bazuar në specialist të fushës) Të presë qeveria se të rinjtë marrin një profesion të caktuar dhe fluturojnë duke parë të ardhmen e tyre, për atë që nuk mund të arrinin këtu.
Kur qeveria të zgjohet nga gjumi për të treguar ëndrrat e bukura, vendi gjendet i boshatisur, le të vazhdojë të tregojë tashmë administratës hipokrite që së basklu sollën këtë situatë. Mjerë ne kush na drejton!
Un nuk e kuptoj kete rritjen e ekonomise dhe te finacave sepse thjesht vij nga klasa puntore qe dmth. nje injorant ne keto fusha por ama nje gje e kuptoj mire qe ne xhepin tim si pensionist me 11000 leke pension mujor jo vetem qe nuk shoh rritje por shoh nje tkurrje.Nuk e di kjo çudi ndodh vetem te mu apo ka dhe te tjere qe mendojne keshtu ?