Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: BEFASUESE: Gjyqtari që ka përfaqësuar Shqipërinë, kundër Shqipërisë (!) në gjyqin ekstradues për vrasjen e Nikulajt
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > BEFASUESE: Gjyqtari që ka përfaqësuar Shqipërinë, kundër Shqipërisë (!) në gjyqin ekstradues për vrasjen e Nikulajt
KronikeLajmi i fundit

BEFASUESE: Gjyqtari që ka përfaqësuar Shqipërinë, kundër Shqipërisë (!) në gjyqin ekstradues për vrasjen e Nikulajt

Published: March 25, 2024
Shpërndaje

Në Londër nisi procesi shqyrtimit të kërkesës të shtetit shqiptar për të ekstraduar nga Britania e Madhe, Edmond Haxhinë dhe katër shtetas britanik, nën dyshimin se në bashkëpunim kryen vrasjen në Shëngjin të biznesmenit Ardian Nikulaj.

Gazetari Muhamed Veliu i cili e ndoqi online këtë proces raporton, se në ditët e parë të procesit, u pa haptas se provat e sjella nga Shqipëria, faktojnë pjesëmarrjen e tyre në vrasje, e janë të pakundërshtueshme.

Në të tilla kushte, avokatët mbrojtës të Edmond Haxhisë bllokimin e ekstradimit nisën ta ndërtojnë në bazë të një teknikaliteti ligjor.

- Publicitet -

Ligji anglez i ekstradimeve kërkon garanci juridike nga shteti kërkues, që kur një person ekstradohet nga Britania e Madhe edhe nëse do të mund të dënohet me burg përjetë, ky dënim duhet ti rishikohet në mënyrë, mos ndërrojë jetë si i burgosur përjetë.

Sipas tyre për akuzat aktuale vrasje si pasojë e gjakmarrjes Edmond Haxhia mund të marrë një dënim me burg përjetë.

Për ta përforcuar këtë argument mbrojtja e Edmond Haxhisë përdori dy raporte të hartuara për këtë proces ekstradimi nga…  ish gjyqtari Shqipërisë në Stasburg Ledi Bianku (!).

Vetë zoti Bianku u paraqit në gjykatën “Westminister Magistrate Court” duke dhënë dëshminë në rolin e ekspertit të mbrojtjes.

Duke cituar të dhëna nga raportet vjetore të Ministrisë së Drejtësisë, në këtë proces Ledi Bianku i tha gjykatës se:

“Gjykata e Apelit në Shqipëri ka probleme me organizmin dhe dosjet në shqyrtim. Në 2023 vetëm një rast është ndryshuar vendimi i dhënë me burg përjetë. Nëse Edmond Haxhia dënohet ai do të dënohet me burg përjetë. Dënim përjetë do të thotë burg deri në fund të jetës. Ka një vullnet politik nga legjislativi shqiptarë për ashpërsim të dënimin në rastet e shpeshta për gjakmarrje”.

Parlamenti shqiptar tha më tej gjatë dëshmisë Ledi Bianku, ka në shqyrtim një amnisti për të cilën ministri i Drejtësisë publikisht është shprehur se përjashtohen të dënuarit me burgim përjetë. Avokati mbrojtës i Edmond Haxhisë e pyeti Ledi Biankun se sa do të influencojnë raportimet mediatike në vendimin final të gjykatës shqiptare.

“Ka patur reagim madje nga ish kryeministri dhe politikanë. Gjykata do të jetë nën presionin publik. Mentaliteti shqiptarë është dhënia e dënimit maksimal për rastet e vrasjeve për gjakmarrje.”

Më tej në dëshmi ish gjyqtari Ledi Biaku tha se:

“Sot pash listën e çështjeve të Gjykatës së Lartë. Janë në shqyrtim çështje të 2018-2019 dhe kjo është thyerje të Konventës të Drejtave të njeriut. Në 2018 Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg i tërhoqi vëmendje Shqipërisë për mos marrje në konsideratë të lirimit të parakohshëm në shërbim prove. Shqipëria renditet e treta pas Rusisë dhe Azerbajxhanit për moszbatimin e udhëzimeve të Strasburgut”.

Në favor të mbrojtjes të Edmond Haxhisë profesor Ledi Bianku solli edhe këtë argument.

“Qeveria shqiptare nuk obligohet në zbatimin e vendimeve të Strasburgut. I tillë ishte edhe vendimi për të ekstraduar në SHBA një shtetas shqiptarë i cili rrezikonte edhe dënim kapital. Megjithëse Strasburgu dha tre vendime të ndërmjetme kjo nuk u mor në konsideratë”.

Kishte arsye legjitime për të ndërmarrë një reformë në drejtësi u shpreh Ledi Bianku, përpara gjykatës së Londrës por sipas tij kjo reformë ka pikëpyetje si është duke u zbatuar.

Përtej kronikës, bën shumë përshtypje fakti që një jurist i këtij profili paraqitet në një proces të lidhur me një vrasje për të ndihmuar mbrojtjen.

Habia shtohet kur bëhet fjalë pikërisht për gjyqtarin që ka përfaqësuar Shqipërinë në një instancë të lartë drejtësie si Strasburgu.

E pamundur të shmangësh pyetjen: Çfarë e ka shtyrë?

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • vlora 97 says:
    March 25, 2024 at 9:06 pm

    Lek i madh
    asnje arsye tjeter nuk ka
    te gjith po e shesin bythen per lek
    dhe kjo nuk ndodh vetem ne shqiperi

    Reply
  • gani usa says:
    March 25, 2024 at 11:44 pm

    Sjellje langaraqi

    Reply
  • Aldrinp says:
    March 26, 2024 at 3:46 am

    Me falni, po une nuk e kuptoj kete lloj shqipeje.
    Gjuhe e bukur ne dore te gjysmakeve

    Reply
  • Po mër po... says:
    March 26, 2024 at 6:31 am

    Çfarë do të thotë “ka dalë kundër Shqipërisë”? Ç’është kjo lidhje tendencioze?

    Prenoncimi (pro apo kundër saj, këtë do e vendosë WMC-ja, vendimet e së cilës janë si nata me ditën krahasuar me vendimet e gjykatave të pavarura e të vëna kokë e këmbë në shërbim të politikës) i një ish-gjyqtari për një çështje ekstradimi, duhet trajtuar e vlerësuar në bazë të efiksitetit në shërbim të drejtësisë ligjore nga njëra anë dhe mbrojtjes së të drejtave njerëzore nga ana tjetër.

    Reply
  • Po mër po... (korr.) says:
    March 26, 2024 at 6:33 am

    Çfarë do të thotë “ka dalë kundër Shqipërisë”? Ç’është kjo lidhje tendencioze?

    Prenoncimi (pro apo kundër saj, këtë do e vendosë WMC-ja, vendimet e së cilës janë si nata me ditën krahasuar me vendimet e gjykatave të varura në çengel e të vëna kokë e këmbë në shërbim të politikës) i një ish-gjyqtari për një çështje ekstradimi, duhet trajtuar e vlerësuar në bazë të efiksitetit në shërbim të drejtësisë ligjore nga njëra anë dhe mbrojtjes së të drejtave njerëzore nga ana tjetër.

    Reply
  • info analitike says:
    March 26, 2024 at 2:55 pm

    Shokë të Ditës që jeni kthyer në tabelë fletërrufeshë për llogari të partisë e të lali Erit. U kapët me Ola Xamën sepse kishte guxuar të demaskonte lali Erin, tani kapeni me Ledio Biankun se nukviu bind diktateve të partisë sa ishte gjyqtar në Strasburg. Ju kujtohet se si i bënte presione Denar Biba? Sot Ledio ushtron profesionin e avokatit e nuk ka asnjë konflikt interesi ndryshe sa përpiqeni ta shitni juve me dashakeqësi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?