Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përgjimet që çuan në SPAK Artan Lamen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Përgjimet që çuan në SPAK Artan Lamen
KronikeLajmi i fundit

Përgjimet që çuan në SPAK Artan Lamen

Published: June 29, 2024
Shpërndaje

Euronews Albania zbulon dosjen dhe përgjimet për të cilën u pyet në SPAK pak ditë më parë Artan Lame. Emri i ish-kreut të ALUIZNI-t dhe kadastrës del në përgjimet e bisedave të vartësve për blerjen e votave në vitin 2019, në këmbim të legalizimit të banesave të ndërtuara pa leje.

Spak po heton një dosje të vjetër të korrupsionit në zgjedhje ku në funksion të këtij procedimi pak ditë më parë u pyet për rreth 2 orë e 30 minuta ish drejtori i ALUIZNIT dhe Kadastrës, Artan Lame.

Deri më tani prokuroria e posaçme ka vënë nën akuzë 4 persona por SPAK dyshon se në skemën e dhënies së lejes së legalizimeve kundrejt votës dhe presioneve për vendin e punës janë të përfshirë edhe zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë.

Në dosjen voluminoze të siguruar nga Euronews Albania ku janë qindra orë përgjime përmendet edhe emri i Lames nga ish vartësi i tij Dritan Stoka i arrestuar në prill të ketij viti.

- Publicitet -

Bisedat datojnë pak ditë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Pjesë nga përgjimet:

Dritan Stoka: Ma le atë gjën, të ikim tek Izeti pra, këtu tek Osma, ke lokali, me Tan Lamen

Dritan Stoka: Kafe në zonë, me kë do bësh kafe, me kë do pini, që do çosh Lamen dhe Sonilën ?

I paidentifikuar: Leje legalizimi në dorë, i ka premtuar shefi, o Tan

I paidentifikuar: Atë porosinë e more të drejtorit ?

I paidentifikuar: A.T për punësim nga shefi, V.M për tu mbajtur në punë.

Krahas këtyre përgjimeve ku nën akuzë është edhe kryeplaku i lagjes së re në Sauk, Agim Osma,  SPAK dyshon se votuesit u vunë nën presion për të votuar për partinë socialiste, duke u kërcënuar me vendin e punës ndërsa në pah del edhe sistemi i patronazhimit të qytetarëve.

Pjesë nga përgjimet:

Dritan Stoka: O Gim un du nga ty 600 vota, bëj ca të duash, vrit veten

Dritan Stoka: Kë ke tjetër në patronazh, përveç këtyre, sa emra të tjerë ke ?

Dritan Stoka: Thuj, daja po nuk vouat thuaj, mua më heqin nga puna thuaj, bëja fakt të krym.

Po ashtu për këtë dosje nën akuzë SPAK ka vëne edhe ish juristin e aluiznit Alqi Hajdini dhe sekserin Ylli Baruti të cilët nëpërmjet rryshfetit siguronin lejet e legazimit për ndërtimet informale.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush fshihet pas kokainës në Durrës
  • Daja i saj akuzohet për dhunë e përdhunim, reagon deputetja Zegjine Çaushi: Më thanë se do martoheshin
  • 16 shtator 2026
  • VIDEO: “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë

Komentet e Fundit

  1. driver on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  2. Petrit on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  3. arbri on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  4. Kënua on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  5. Vjosa on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?