Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A ka refuzuar Rama dy propozime nga jashtë Shqipërisë për t’u tërhequr
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > A ka refuzuar Rama dy propozime nga jashtë Shqipërisë për t’u tërhequr
AnalizaPolitike

A ka refuzuar Rama dy propozime nga jashtë Shqipërisë për t’u tërhequr

Published: October 18, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

Përshkallëzimi në rrugët e Tiranës, pas katër muajsh protestash paqësore pa reflektim, ka aktivizuar diplomacinë evropiane në një përpjekje për të zgjidhur krizën shqiptare. Sipas një burimi diplomatik, kryeministrit Edi Rama i janë paraqitur dy propozime konkrete për një tërheqje paqësore. Përgjigja deri tani ka qenë refuzuese

Përshkallëzimi i tensioneve në rrugët e kryeqytetit, pas një periudhe katërmujore protestash paqësore që nuk gjetën reflektim, duket se ka lëvizur ujërat në kancelaritë më të rëndësishme evropiane. Një burim diplomatik tha për gazetën Dita se kryeministri Edi Rama ka refuzuar së fundmi dy propozime për dorëheqje, me qëllim qetësimin e situatës dhe vazhdimin e procesit të integrimit.

- Publicitet -

Sipas të njëjtit burim, përpjekja e parë ka ardhur nga Berlini thuajse menjëherë pas shpërthimit të dhunës në rrugë. Përmes kanaleve konfidenciale, Gjermania i ka përcjellë kreut të qeverisë kërkesën për tërheqje nga detyra me qëllim uljen e tensioneve në vend.

​Refuzimi i menjëhershëm i këtij propozimi nga ana e z. Rama solli edhe reagimin e parë publik nga Berlini. Në një deklaratë zyrtare të Ministrisë së Jashtme gjermane, të transmetuar nga rrjeti në gjuhën shqipe i Deutsche Welle-s institucioni nënvizoi se kërkesat e Gjermanisë ndaj Tiranës zyrtare përkojnë me ato të protestuesve duke aluduar qartë mbi nevojën për dorëheqje dhe hapjen e rrugës për zgjidhje politike.

Së dyti, një tjetër iniciativë është ndërmarrë nga diplomacia austriake. Oferta e Vjenës, përveç kërkesës për dorëheqje, përmbante edhe një “garanci politike” për një tërheqje pa pasoja ligjore e penale. Rama e ka refuzuar edhe këtë, qëndrim që është reflektuar në anulimin e një vizite të paralajmëruar për të hënën në Vjenë. Përpjekja për ta bindur u bë në momentet e fundit edhe publike nëpërmjet një postimi që ka ngjallur hani në Tiranë.

Në kryeqytetin austriak prej kohësh qëndrojnë personat e akuzuar nga SPAK për aferën e inceneratorëve. Një nga personat e strehuar atje i ka dorëzuar autoriteteve një hard-disk me të dhëna financiare e pagesa ku implikohet kryeministri. Ky zhvillim lidhet me raportimet e fundit për përgatitjen e një dokumentari investigativ, i cili ende nuk është transmetuar, por që ka rritur presionin mbi Tiranën zyrtare.

Sipas burimit, Kryeministrit i është bërë e qartë se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE do të vazhdojë i papenguar, madje se tërheqja e tij personale do të shoqërohej me deklarata lëvduese dhe do t’i shërbente këtij udhëtimi evropian.

Mirëpo, kjo pikë duket se ka krijuar irritimin më të madh te kryeministri. Idea e një procesi që mund të përmbyllet pa praninë e tij në krye të vendit ka prodhuar efekt të kundërt nga ai që pritnin negociatorët.

Ambalazhimi emocional dhe gjendja e nervozizmit lidhur me këtë pikë u shfaqën qartë edhe gjatë fjalimit të tij të fundit në Facebook, ku me mimikë të egërsuar dhe tonacion të ashpër shpërtheu: “Jeni të paaftë, jeni mediokër, vetëm unë e fus Shqipërinë në BE”.

Sidoqoftë, realiteti diplomatik sot dëshmon një tablo tërësisht të ndryshme, pikërisht të kundërtën e asaj që kryeministri pretendoi publikisht.

Përmes refuzimit të një tërheqjeje paqësore dhe udhëtimit të vendit drejt BE-së pa praninë e tij, kryeministri duket se ka zgjedhur për protestat rrugën e përgjigjes ndaj dhunës me dhunë. Ky vendim do mbartë kosto të rënda sociale e politike për vendin. Veç kësaj, e shndërron atë, në vetë të parë, nga pretenduesi i integrimit në penguesin kryesor të tij.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • 1 says:
    October 18, 2026 at 7:17 pm

    Ku jane deputetet socialiste?Ku eshte kryesia e PS ?Sic duket PS nuk ka as deputete as kryesi .Ka vetem Edi Ramen dhe disa butake

    Reply
  • Gjergji Simaku says:
    October 18, 2026 at 7:18 pm

    O Pallosh ik me te mire. Sali Ziu u fal nga pijaneci Nano, por ti fo terhiqesh zvarre si Gadafi. Ate fund do kesh.

    Reply
    • Anonymous says:
      October 19, 2026 at 5:23 am

      Je shume i sakte

      Reply
  • Emigranti says:
    October 18, 2026 at 7:25 pm

    Kjo shpjegon pse ndryshoi menjeher qendrim Gjermania…
    Kancelari ka dal keto dje ka then qe Mali zi dhe Moldavia jan ne rrugen e duhur
    S e permendi fare Shqiperin

    Reply
    • Kedi says:
      October 19, 2026 at 7:11 am

      Richtig 👍👍👍

      Reply
  • Na ruajt zoti says:
    October 18, 2026 at 7:59 pm

    500 rrugaqe pa din e iman nuk bëjnë asigjë
    Veq djegin e vjedhin
    Shteti nderhyn për të mbrojtur jetën e secilit shqiptar
    E krijohet përvoja për tu mbrojtur nga ekstremi i majtë apo i djathtë në mënyrë më efikase

    Reply
    • Po sumfllaqe po says:
      October 18, 2026 at 8:26 pm

      500 mij t tjer e provuan “pa rrugaqe”. Kur nuk degjon me paqe do ket dhun
      Pak po bëjnë bile

      Reply
    • Nudisti Rama says:
      October 18, 2026 at 9:16 pm

      Duket i u paska pelqyer fotoja NUDO e Rames,po je femer se ke problem, po je burre ku do e fusish?????

      Reply
    • Kokeulur gjithe jeten duke ngrene mut mbetet says:
      October 19, 2026 at 6:08 am

      Njerez si ty jane fatkeqesia e ketij vendi. Po kjo rini po tregon qe jeni gjithemone e me pak. Ju marrte palloshi me vete.

      Reply
  • demo says:
    October 18, 2026 at 8:06 pm

    Dmth,BE e di mire qe Rama vjedh.Ka provat,Ka deshmitaret,.Ka dokumentare,por ben sikur nuk di. E presin,e perrcjellin,i hapin kapitujt me I DASHURI EDI!
    Po t`ja plasnin ne sy pa u trashur Zullumi,gjendja nuk do te kishte arritur deri ketu.
    Jeni pergjegjes per shkaterrimet dhe viktimat qe mund te kete.Populli nuk terhiqet.Edi Rama nuk terhiqet.

    Reply
    • 1thundrak says:
      October 19, 2026 at 5:44 am

      Kurv evropa me bythqir surrelin, ta gezoni satanin.

      Reply
  • agroni says:
    October 18, 2026 at 8:14 pm

    Ndaj e keshilluan ata qe i duan te miren te mësonte gjermanishten.
    Nuk degjon palloshi Beqindës

    Reply
  • Vlora 97 says:
    October 18, 2026 at 8:36 pm

    Per komentusin “na rujt zoti”
    Lere Zotin ne punen e vet
    Kush bën të pamundur revolucionin paqësor, bën të pashmangshëm revolucionin e dhunshëm

    Reply
  • Skypion says:
    October 18, 2026 at 10:29 pm

    Pooulli nuk do ket meshir per hajdutin

    Reply
  • migena je njesh says:
    October 19, 2026 at 2:56 am

    ju ka gjet si dhelpra qe priste t’i binin koqet dashit, Migena je prima dona, nuk e prisja

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pasqyra e Dublinit
  • BSH: Tensionet e brendshme sociale do ndikojnë turizmin, shërbimet dhe do ushqejnë inflacionin
  • VIDEO: ​Super-gol i Ernest Muçit e më pas Manaj, Shqipëria triumfon 2 me 0 ndaj Finlandës në Tiranë
  • Është e vërtetë që Shqipëria e momentit kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë ishte 92 mijë km2?
  • Shkarkohet pak muaj pas emërimit kreu i IKMT, Afrim Qendro

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  2. demo on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  3. Valbona on Prapa perdes së pushtetit
  4. Greta on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  5. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?