Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ekspertët: Fitoret befasuese të Ukrainës dëmtojnë moralin e ushtarëve rusë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ekspertët: Fitoret befasuese të Ukrainës dëmtojnë moralin e ushtarëve rusë
AktualitetBote

Ekspertët: Fitoret befasuese të Ukrainës dëmtojnë moralin e ushtarëve rusë

Published: September 13, 2022
Shpërndaje

Ekspertët thonë se Ukraina i ka dhënë kundërshtarit të saj një humbje të madhe operacionale me një kundërofensivë të befasishme në verilindje të vendit, duke dërguar valë tronditëse ndaj ushtrisë ruse. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, i hedh një vështrim ndikimin e mundshëm të këtyre përparimeve ushtarake ukrainase në luftë.

Ukraina thotë se forcat e saj kanë rimarrë qytete dhe fshatra përreth qendrës strategjike të Iziumit, si pjesë e një ofensivë të madhe kundër Rusisë në lindje të vendit. Ekspertët thonë se janë të habitur nga përparimet e papritura të Ukrainës dhe tërheqja e shpejtë e Rusisë.

“Duket se është një dështim i plotë i logjistikës, strategjisë dhe taktikave nga pala ruse. Gjithçka thjesht po shembet. Po dëmtohen rrugët e tyre të furnizimit, trupat po largohen, duke lënë të gjithë municionet e tyre, automjetet dhe armë. Kjo është thjesht e habitshme për mua që është një lloj tërheqjeje kaq e çorganizuar”, thotë Craig Albert, profesor i shkencave politike në Universitetin Augusta.

- Publicitet -

Ditët e fundit kanë ndikuar në moralin e ushtarëve rusë, thotë për Zërin e Amerikës gjenerali në pension i ushtrisë amerikane Peter Zwack, një ish-atashe i Mbrojtjes amerikane në Rusi.

“Shohim disa aspekte të shkatërrimit të rusëve në vende të caktuara, dhe kjo është përçuese në një mënyrë negative. Kur trupat humbasin vullnetin e tyre për të luftuar, dhe kjo duket se po ndodh pavarësisht se çfarë janë urdhrat nga lart, gjërat bëhen vërtet keq. Dhe kjo është ajo që ne po dëgjojmë sigurisht rreth Kersonit dhe lart pranë Karkivit.

Një tjetër ekspert i tha Zërit të Amerikës se sukseset e Ukrainës në fushën e betejës po ndodhin në një pikë kritike të luftës shtatë mujore.

“Pra, këto përparime janë të mëdha. Ato vijnë në një kohë kur ne po fillojmë të kemi një tjetër debat në perëndim për ofrimin e një ndihme më të madhe kryesisht ushtarake”, thotë Luke Coffey me Institutin Hudson.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pranoi se kundërofensiva ukrainase është arritur falë mbështetjes amerikane dhe vendeve të tjera.

“Ajo që ata kanë bërë është planifikuar në mënyrë shumë metodike dhe natyrisht është arritur nga një mbështetje e konsiderueshme nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera për t’u siguruar që Ukraina të ketë, në duart e saj, pajisjet që i nevojiten për të kryer këtë kundërofensivë,” tha sekretari Blinken.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vlerësoi trimërinë e trupave ukrainase dhe dënoi Rusinë për kundërpërgjigjen ndaj infrastrukturës civile dhe për shkaktimin e ndërprerjeve të gjera të energjisë në rajonet Karkiv dhe Donetsk.

“Shënjestrimi i infrastrukturës civile nga Rusia, i termocentraleve dhe impianteve të ujit, është një shenjë dëshpërimi. Kështu vepron kur e di se je duke humbur në fushën e betejës. Asnjë komandant ushtarak i arsyeshëm nuk do të sugjeronte përdorimin e raketave balistike me vlerë 30 milionë dollarë për të hequr rrjetin elektrik të Ukrainës për disa orë, por kjo është pikërisht ajo që po shohim”, thotë Luke Coffey.

Nuk ka pasur ende shumë reagime zyrtare ruse për përparimet e Ukrainës, por të dielën, një hartë ushtarake e paraqitur nga ministria ruse e Mbrojtjes tregoi se forcat e saj kanë bërë një tërheqje të madhe nga rajoni i Karkivit.

a.m/dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
  • Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  • Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit. Hetime për rastin, dyshime se takoi dy të dënuar
  • Rama mbërrin në Pallatin Elysee, zbardhen temat e diskutimit me Macron

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  2. Landi on Çfarë mendojnë majtas-djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, NYT: Protestuesit shpërfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  3. Mani on Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  4. sfilitje.com on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  5. Illi on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?