Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ekspertët: Pagesat përmes e-albania të sigurta, rrisku nuk është zero
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Ekspertët: Pagesat përmes e-albania të sigurta, rrisku nuk është zero
Ekonomi

Ekspertët: Pagesat përmes e-albania të sigurta, rrisku nuk është zero

Published: January 20, 2023
Shpërndaje

Së shpejti qytetarët do të mund të paguajnë për shërbime të ofruara nga e-albania me pagesë po në këtë platformë pa qene nevoja që të shkojnë fizikisht nëpër banka. Dhe, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Shoqatës Shqiptare të Bankave, Spiro Brumbulli skema që do të aplikohet në këtë rast nuk vë në rrezik të dhënat bankare të qytetarëve.

Megjithatë, ekspertët e sigurisë kibernetike, në një lidhje me A2 Business shprehen se hapësira për rreziqe ka gjithnjë.

Anila Hyka Smorgarav, eksperte e sistemeve të sigurisë shpjegoi se vetë fakti që kërkohet një kod që vendoset manualisht mbart një lloj rreziku.

- Publicitet -

“Ajo që shpjegoi Brumbulli duhet parë me hollësi se çfarë përdoret mbrapa këtij kodit. Fakti që futet kodi manualisht mbart rrezikun e parë që është rreziku human. Nëse personi gabimisht, shtyp numrin e kodit dhe i korrespondon një transaksioni tjetër, paguan diçka të dikujt tjetër…Këto lidhjet manuale mund të reduktohen dhe transaksioni të mbetet i sigurt. Në përgjithësi bankat në pagesa të tilla vënë disa nivele sigurie.”

Kurse, zoti Brumbulli sqaroi se kodi përmban vetëm të dhëna si data, ora apo shuma e kërkuar për shërbimin. Dhe, sipas tij, nëse bëhen gabime operacionale, ato mund të korrigjohen duke kontaktuar bankën.

Ndërsa, Rio Sherri, ekspert i simulimeve të sulmeve kibernetike në kompaninë IBM shpjegoi se edhe në rastet kur komunikojnë dy sisteme, rreziku nuk mund të jetë zero.

Ideale, sipas tij, do të ishte që çdo impelmentim që do të bëhet të ndiqet në mënyrë të vazhdueshme sa i përket sigurisë.

“Lidhja e dy sistejmeve, çfarëdo lloj sistemi të jetë. Nëse ka një lidhje dhe transmetohet informacion ka një lloj risku. Pavarësisht garancisë qe jepet. Kur kompromentohet një server, krijohet një lloj risku për serverin tjetër. Informacioni që komunikohet mund të modifikohet dhe të krijohet një problematikë. Nuk më duket rasti që risku është zero. Por, idealisht duhet të jetë pjesa që çdo implementim që bëhet të bëhet në mënyrë sa më të update-uar. Për çdo problem që identifikohet të merren masa dhe të zgjidhen,” u shpreh ai. m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    January 20, 2023 at 11:35 pm

    Mos paguanio me E-Albania se jua moren parate hakerat e qeverrise.
    Mos dergoni paret ne banka se jua vjedh qeverria.Po te ishinb budallenj keta qeverritaret i dergonin te tyret ne banka,,po i mbajne poshte dyshekut si zonja Klosi,qe ju vodhen qindra miljona.
    Mos merrni pastrues se ju rrujne.Me mire lereni shtepine pa pastruar.Nga papastertia nuk vjen e keqja.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?
  • Gjuha që ushqen dhunën

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?