Ekspertët shëndetësorë në Britaninë e Madhe po paralajmërojnë shpërthimin në qendrat pritëse të azilkërkuesve të difterisë, një sëmundje akute, tepër ngjitëse, që shkaktohet nga një bakter i quajtur Corynebacterium diphtheriae.
Sëmundja shumë ngjitëse që prek lëkurën, hundën dhe fytin, deri më tani është përhapur në një qendër të përpunimit të azilkërkuesve në Kent. Në këtë qendër është raportuar më herët të ketë shumë shqiptarë të mbërritur në Britani me gomone, që presin t’u trajtohet kërkesa për azil.
Dr Simon Clarke, profesor i biologjisë në Universitetin e Reading, ka deklaruar se infeksioni mund të përhapet dhe në popullatën e përgjithshme, raporton The Sun.
“Ndoshta do të ketë imunitet të mjaftueshëm në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të parandaluar transmetimin në shkallë të gjerë, por nuk do të më befasojë nëse ndodhin shpërthime më të vogla, të lokalizuara. Është e rëndësishme të theksohet se ndërsa difteria është potencialisht një kërcënim serioz për shëndetin publik, ajo mbetet e trajtueshme me antibiotikë nëse diagnostikohet mjaft herët”, tha ai në një intervistë për The Sun.
Foshnjat dhe fëmijët në Britani janë vaksinuar kundër difterisë, që do të thotë se rastet janë të rralla dhe se rreziku për publikun është më i ulët.
Ministri i emigracionit deklaroi se infeksioni është potencialisht i rrezikshëm për migrantët, ku deri më tani, 50 emigrantë të cilët kanë mbërritur në Britani këtë vit janë diagnostikuar me difteri.
Dy persona janë shtruar në spital dhe një tjetër ka vdekur, raportuan të dielën Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britani (UKSHA).
Azilkërkuesit me simptoma të difterisë do të vendosen në izolim, tha Robert Jenrick. Ministri i emigracionit u tha kolegëve se emigrantët që tregojnë shenja të sëmundjes shumë ngjitëse do të veçohen nga të tjerët për një “periudhë të shkurtër” në qendrën e përpunimit Manston në Kent ose do të mbahen në një “qendër izolimi të caktuar” ndërsa trajtohen.
Numri i azilkërkuesve me infeksion u rrit në nëntor në 27 raste, krahasuar me 18 raste të raportuara në tetor dhe vetëm një çdo muaj midis qershorit dhe shtatorit.
50 rastet e difterisë në vitin 2022 janë një rritje e konsiderueshme nga viti i kaluar, kur ishin vetëm 10 të raportuara në Britani.
Sipas të dhënave të siguruara nga UKHSA, shumica e rasteve u gjetën në juglindje të Anglisë, ku ndodhet Manston.
o.j/dita

Ne Britani po ngrihet nje vale e eger racizmi qe ka ne qender shqiptaret. Fillimisht emigrantet shqiptare qe hynin permes Frances, Belgjikes, Irlandes dhe Portugalise me gomone u klasifikuan si kontigjent i shtepive te barit. Tani ne qendrat e refugjateve ku i grumbullojne shqiptaret numerohen si 80 perqind, por qenkan “vater difterie”.
Por kulmin e arriti gazetari kanadez ne Londer ne emisionin e tij me 28 nentor, i cili me duart ne koke alarmoi qytetaret se shqiptaret pushtuan uren, bllokuan trafikun dhe policia i lejoi te festonin per pavaresine e vendit te tyre.
Mark Steyn (Shtein) ka kohe qe sulmon emigrantet muslimane dhe ben thirrje qe SHBA dhe Europa, te cilen e quan Eurabia, per numrin e larte te emigranteve muslimane, duhet te mos pranojne me te tille.
Ky gjoja aktivist i te drejtave te njeriut qe flet me nje gjuhe te tille eshte maja e ajsbergut, por krahas Ministres se Brendeshme, 50 deputeteve konservatore dhe zhurmes mediatike kunder shqiptareve, deshmon se Londra zyrtare po e kthen vendin ne fushe kryqezatash fetare e raciste, ndaj shqiptaret jane te rrezikuar ne ate vend dhe duhen ndergjegjesuar per kete.