Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eksportet ngadalësohen sërish, përjashtim bëjnë tekstilet dhe këpucët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Eksportet ngadalësohen sërish, përjashtim bëjnë tekstilet dhe këpucët
Ekonomi

Eksportet ngadalësohen sërish, përjashtim bëjnë tekstilet dhe këpucët

Published: November 17, 2022
Shpërndaje

Rritja e eksporteve është ngadalësuar sërish, teksa sektori po vuan pasojat e krizës globale dhe kostove të larta të energjisë.

Në muajin tetor eksportet e mallrave arritën vlerën 38 mld lekë, duke u rritur me 12.5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 0.8 %, në krahasim me shtatorin e 2022-shit. Zgjerimi më i ulët i këtij viti, sipas të dhënave të INSTAT.

Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 83 mld lekë, duke u rritur me 8.6 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me 5.3 %, në krahasim me shtatorin.

- Publicitet -

Peshën kryesore në rritjen e eksporteve në tetor vijuan ta mbanin tekstilet e këpucët(6.9%), ndërsa për të dytin muaj ishin në tkurrje shitjet e materialeve të ndërtimit e metaleve(-3.2%), që deri tani ishin një nga nxitësit kryesorë të eksporteve.

Janë ngadalësuar ndjeshëm dhe eksportet e mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë, një sektor i goditur nga rritja e kostove, sidomos të energjisë.

Në këtë nëntëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 404 miliardë lekë, duke u rritur me 35%, nga mbi 50% që ishte zgjerimi në muajt e parë të vitit.

Fasoni përshpejtohet sërish

Tekstilet dhe këpucët kanë parë rritje të porosive, por problem mbetet fuqia punëtore.

Para disa ditësh, Edvin Prence, kreu i shoqatës “Pro Export Albania” tha për Gazetasi.al se sektorit i mungojnë aktualisht 20 mijë punëtorë dhe kjo krizë nuk po zbutet as nga punonjësit e vendeve të treta.

Ai shtoi se frika dhe paqartësia për të ardhmen mund të sjellë një ngërç dhe ulje të porosive, maksimumi nga janar-shkurti.

Sipas INSTAT, eksportet e grupit “Tekstile dhe këpucë”, që janë grupi më i madh në vend, me 27% të totalit, u rritën me 22% për 10 mujorin, duke përshpejtuar sërish ritmet (zgjerimi ishte 19.7% me bazë vjetore për 9 mujorin).

Materialet e ndërtimit dhe metalet kanë shënuar rënie për të dytin muaj radhazi, duke u tkurrur me 13.2% në tetor.

Për 10 mujorin, ky grup është rritur me 43%, si rrjedhojë e çmimeve të larta që i kanë nxitur eksportet në vlerë në pjesën e parë të vitit.

Ngadalësohen mineralet dhe lëndët djegëse, ushqimet rritje e ngadaltë

“Mineralet, lëndë djegëse, energjia” ngadalësuan sërish ritmet e rritjes në tetor, duke u zgjeruar me 13.6%, nga mbi 50% në gusht.  Eksporti i ushqimeve dhe pijeve u rrit me 14.7% për 10 mujorin, nga 20% në 5-mujor.

Thellohet deficiti

Sipas INSTAT, deficiti tregtar i këtij muaji është 45 miliardë lekë, duke u rritur me 5.5%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të shkuar dhe duke u ulur me 8.7%, në krahasim me shtatorin e këtij viti.

Për 10 mujorin, deficiti tregtar arriti vlerën 374 miliardë lekë, duke u rritur me 12.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.</p>

Rriten eksportet me Italinë, bien me Kosovën

Sipas INSTAT, në tetor vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me tetorin e 2021-shit janë: Itali (20.3%), Gjermani (34.4%) dhe Maqedoni (3.5%).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kosova (13.8%) ,Spanja (13.4%) dhe Greqia (16.9%).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 60.2% të gjithë tregtisë.

Gjatë tetorit eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76.9% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 52.6% të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29.6%), Turqia (8.2%), Greqia (6.7%) dhe Kina (6.3%).

Shkëmbimet tregtare, për dhjetëmujorin 2022, me vendet e BE-së zënë 59.6% të gjithë tregtisë./ Gazeta Si

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 19, 2022 at 5:35 am

    Bota eshte ne recesion dhe ju kerkoni qe Shqiperia te kete rritje ekonomike?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun
  • Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  • Pesë eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
  • Të shtëna në një shkollë në Turqi, 11 të plagosur, ndalohet një 15-vjeçar
  • Certifikata false dhe gjurmë gishti në lateks: Në pranga mjekët që favorizuan narkotrafikantin Dritan Rexhepi

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme Analisti on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  2. Ta futi on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  3. Miku i vjeter on Drejton agroturizmin “Kodra e Kuajve”, ky është personi i arrestuar sot nga SPAK
  4. Aldo on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  5. anti25642654censurë on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?