Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ekspozohen në Kryeministri, pikturat e Rexhep Selimit, Rama: “Privilegj i madh, ndau me ne artin e vetmisë së Hagës”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Ekspozohen në Kryeministri, pikturat e Rexhep Selimit, Rama: “Privilegj i madh, ndau me ne artin e vetmisë së Hagës”
KryesoreKulture

Ekspozohen në Kryeministri, pikturat e Rexhep Selimit, Rama: “Privilegj i madh, ndau me ne artin e vetmisë së Hagës”

Published: February 16, 2023
Shpërndaje

 

Sot në orën 17.00 në sallën KOD në ambjentet e Kryeministrisë në Tiranë është çelur një ekspozitë e veçantë me piktura që kanë për autor Rexhep Selimin.

Selimi, një nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) mbahet në paraburgim në Gjykatën Speciale në Hagë.

- Publicitet -

Pikturat e ekspozuara sot në ambjentet e Kryeministrisë në Tiranë, janë realizuar nga Selimi, në izolim.

Këtë e vuri në dukje edhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, i cili mbajti një fjalë përshëndetëse.

“Është privilegj i madh që Rexhep Selimi ndan këtu me ne këtë art që ka lindur në izolim, aty ku njeriu është vetëm me veten” – tha ndër të tjera Rama.

Ai falënderoi familjen e Rexhep Selimit, vecanërisht bashkëshorten e tij, Shqipen, e cila është personi që ka nxjerrë pikturat nga burgu i Hagës e më pas i ka sjellë në Tiranë.

Rama falënderoi edhe dy ideatorët e ekspozitës, Laert Kola dhe Andi Kanani, dy veteranë të shoqërisë civile aktive në Shqipëri, të cilët kryeministri i quajti “revolucionarë pa moshë”.

Kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu se një kërkesë e familjes së Selimit për nënshtetësi të Republikës së Shqipërisë do bëhej realitet.

“Ju keni qenë përherë me shpirt e me zemër, tani do bëheni dhe me letra, shtetas të Republikës së Shqipërisë” – u shpreh Rama.

Të pranishmit i përshëndeti në emër të familjes Selimi dhe vetë Rexhës, bashkëshortja e tij Shqipja.

“Në emër të Rexhës, në emrin tim dhe dy fëmijëve tanë dhe familjarëve, ju falënderoj për këtë event që mbahet brenda godinës së qeverisë së Shqipërisë. E vlerësojmë shumë”, tha Selimi, e cila ka një histori jete të veçantë.

Në dhjetor 2022 një ekspozitë e tillë u mbajt edhe në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Rexhep Selimi i ka përfunduar këto piktura për një periudhë katërvjeçare. Janë ekspozuar 153 vepra të tij, të cilat do qëndrojnë disa ditë në sallën KOD në hollin e Kryeministrisë për publikun.

Pjesë nga fjala e Ramës mund të lexohen duke klikuar KËTU

 

a.d. / dita

 

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 05 nëntor 2026
  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?